Politike
Bejko: Basha nuk bëri asgjë për 7 muaj, as detyrën si kryetar
“E vërteta për konfliktit brenda PD që zgjati 3 vite duhet të zbardhet”, kështu është shprehur Roland Bejko në një intervistë në “Tirana Live”, në ABC News.
Bejko u shpreh kritik ndaj Lulzim Bashës duke thënë për gati 7 muaj nuk bëri asgjë, as edhe një konferencë, duke mos bërë detyrën e tij si kryetar.
“E theksoj që ne sot që kemi qenë në betejë nuk marrim asnjë falënderim, por ndodh e kundërta edhe anatemohemi. Është më mirë të dalësh nga shtëpia për të bërë diçka se sa të rrish në shtëpi dhe të thuash përse nuk bëra.
E them për Bashën se kur për një vit të tërë nuk ndihet si kryetar partie nuk bëri një dalje apo një konferencë shtypi, siç bëri sot. Ka të drejtë për atë që thotë sot, për është shumë vonë.
Ftesa ishte e hapur që në fillim në momentin që u humb çështja e vulës. Basha nuk e bëri betejën e tij si kryetar i PD. E them se ftesa për grupim ishte e hapur për të, por nuk e bëri betejën si kryetar”, tha ai.
Më tej Bejko foli edhe për rekursin për vulën në Gjykatën e Lartë, duke thënë gjithashtu se vendi në situatën që është sot, ka nevojë për një forcë politike të re, realisht demokratike.
“Rekursi duhet të vazhdojë punën e vet, ndërsa një grupi që po merret me formatimin e diçka të re le të bëjë punën e vet. Unë them që Shqipëria ka nevojë për një forcë politike të re, që duhet të jetë një parti demokratike”, tha ai.
Më tej u ndal tek largimi i Arbi Agalliut nga PD, duke thënë, “se një lidership duhet të ketë ndjeshmëri, dhe jo të nënvlerësojë ato që e kanë mbështetur”.