Politike
Belind Këlliçi rrëzon listën e këshilltarëve të Metës
Edhe pse pak ditë më parë Ilir Meta publikoi listën e plotë të partisë së tij për Këshillin Bashkiak të Tiranës, dalja në një koalicion me Berishen po sjell përplasjet e para mes tyre. Duke folur mbrëmë në RTSH, kandidati i Berishës në Tiranë, Belind Këlliçi, tha se pavarësisht se Ilir Meta ka bërë listën e saj, ajo do të ribëhet nga e para. Sipas tij, pjesën më të madhe të emrave në listë do e ketë Partia Demokratike.
Kthimi permbys i listes se propozuar nga Ilir Meta pritet të sjellë pakënaqësi të forta mes anëtarësisë së Partisë së Lirisë lidhur me koalicionin me PD. PL ka pranuar kandidaturen e Kelliçit duke shpresuar se do te marre pjesen me te madhe te tortes ne Keshillin Bashkiak. Por, me sa duket Berisha do te marre nen kontroll edhe listen e emrave te koalicionit per Keshilin Bashkiak.