Connect with us

Kosova

Ben-Meir: Kriza politike rrezikon dialogun me Serbinë dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës

Moszgjedhja e presidentit të Kosovës brenda afatit kushtetues çoi në shpërbërjen e Kuvendit dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të reja parlamentare më 7 qershor, dhe profesori amerikan i marrëdhënieve ndërkombëtare Alon Ben Meir vlerëson se as këto zgjedhje nuk garantojnë stabilitet politik.

Ben Meir tha në një intervistë se zgjedhjet janë pasojë e drejtpërdrejtë e dështimit për të zgjedhur një president brenda afatit kushtetues, por se mbetet e pasigurt nëse ato do të sjellin një situatë politike më të qëndrueshme.

“Zgjedhjet e 7 qershorit janë pasojë e drejtpërdrejtë e dështimit për të zgjedhur një president brenda afatit kushtetues, gjë që çoi në shpërbërjen e Kuvendit. Ndërsa zgjedhjet janë një mekanizëm kushtetues për zgjidhjen e krizave institucionale, mbetet e pasigurt nëse ato do të sjellin stabilitet më të madh politik. Duke pasur parasysh modelin e zgjedhjeve të përsëritura dhe vështirësinë në arritjen e konsensusit midis aktorëve politikë, ekziston rreziku që fragmentimi aktual të vazhdojë”, Deklaroi Ben Meir.

Ai shtoi gjithashtu se presionet e jashtme, dinamikat rajonale dhe zhgënjimi i qytetarëve mund ta ndërlikojnë më tej formimin e koalicionit dhe ta zgjasin paqëndrueshmërinë politike.

 

Advertisement