Connect with us

Politike

Berisha i kërkoi dorëheqjen/ Metani: Të shkojë në prokurori

Kreu i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ka reaguar pasi ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi dorëheqjen e tij.

Në respekt të interesimit të disave prej jush, që prej ditës së djeshme për një koment të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për deklaratat e z. Sali Berisha, po ju përcjell përgjigjen që z. Metani i ka dhënë sot paradite gazetares Anila Hoxha (me mirëkuptimin e saj), në kuadër një interviste të programuar më herët mbi procesin e ankimimit në ILD.

Pyetje: Zoti Berisha kërkoi dorëheqjen tuaj një ditë më parë. A keni një koment?

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani: Unë nuk kam dëshirë të merrem me komente politike, por do respektoj pyetjen tuaj. Për rastin konkret, por edhe kujdo tjerër, që ka ankesa apo akuza ndaj Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ose Artur Metanit, i them që të shkojë në prokurori.

Se dyti, cdokush që kërkon të intimidojë ose të ndikojë, apo të bëjë presion në punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ta harrojë! Ta harrojë! Me mirëkuptimin tuaj, një informacion të plotë për intervistën do ju dërgoj në një moment të dytë.

Politike

“Armiqtë e mi ndien të lehtësuar”/ Veliaj: Solla prova shtesë për…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi pas daljes nga SPAK se ndihej i lehtësuar pasi më në fund sipas tij dha versionin e tij për çështjen e inceneratorëve.

Veliaj tha se gjatë marrjes në pyetje me hetuesit e SPAK, të cilët i ka cilësuar si kolegë, kishte ezuaruar të gjithë çështjen e inceneratorëve.

Ai tha se kishte depozituar prova shtesë, por për këto nuk mund të fliste për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor. Erion Veliaj u shpreh se: “Besoj që armiqtë e mi ndihem më të lehtësuar se besoj se një person duhet të gjykohet dhe nga armiqtë që bën dhe jo vetëm nga punët që bën”.

“Pas këtij takimi SPAK ma ka rritur bindjen se është bërë një investim për sëmbari në Shqipëri.

Isha më dy kolegë serioz, profesionist të disiplinuar, e vetmja gjë që mund të bëjmë është ti formojmë institucionet. Mos ti përgojojmë, mos bëjmë rolin e gjyqtarit, por të bashkëpunojmë.

Isha këtu si bashkëpunëtor, kisha kohë që kisha kërkuar një takim. Po diskutonim sot orën 9:00 apo 10:00, se kishin dhe një seancën tjetër më parë.

Kishim një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, për mënyrën se ku dallon projekti i IFC-së që ishte nisur nga ish-bashkia me 37 euro tonin dhe si ky proces ishte diçka tjetër e pa kërkuar nga investitor të tjerë që s’kishin lidhje me bashkinë e Tiranës, por me të tjerë.

U thanë dhe disa detaje të tjera, por të dy kolegët hetues me thanë që për çështje të sekretit të hetimit, duke qenë se Bashkia e Tiranës ka sjell dhe disa prova të tjera më është kërkuar që mos ti ndaj me gazetarët.

Sigurisht do të jetë pjese e zbardhjes së dëshmisë time, ndihem me të vërtete mirë që ata që më duan, ndihen më të lehtësuar, por unë i pari ndihem më i lehtësuar që pata dhe unë fjalën time.

Besoj që armiqtë e mi ndihem më të lehtësuar se besoj se një person duhet të gjykohet dhe nga armiqtë që bën dhe jo vetëm nga punët që bën”, tha Veliaj.

Continue Reading

Politike

Protesta para Bashkisë/ Gjokutaj: Veliaj, hajdut me vulën e korrupsionit në ballë

Avokati Genc Gjokutaj, ka marrë pjesë pasditen e sotme në Protestën që po mbahet te Bashkia e Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e Veliajt.

Gjatë fjalës së tij Gjokutaj e ka cilësuar Veliajn si hajdut me vulën e korrupsionit në ballë, teksa shtoi se kryebashkiku dhe banda e tij kanë hyrë në çdo shtëpi, kanë hyrë te uji, kanë hyrë te taksat, kanë hyrë në jetën e qytetarëve të kryeqytetit.

Gjithashtu avokati i bëri thirrje dhe Policisë së Shtetit që të mos mbrojnë një hajdut.

Gjokutaj: Të mblidhemi dhe të mbrojmë Tiranën. Erion Veliaj dhe banda e tij kanë hyrë në çdo shtëpi, kanë hyrë te uji kanë hyrë te taksat, kanë hyrë në jetën tonë. Ky bandit ka dalë nga vrima tani dhe thotë se është sekret hetimor dhe unë nuk jap shpjegime. Do japësh shpjegime para qytetarëve të Tiranës. Një fjalë për Policinë e Shtetit. Ju jeni Policia e Shtetit për të mbrojtur ligjin, sot ju po mbroni një hajdut dhe kjo është e pafalshme dhe e pamoralshme. Të mbrojmë Tiranën se me marrjen e Tiranës marrim të gjithë Shqipërinë. Ne nuk do të dorëzohemi, këtu do të jemi. Do të marim hekurin do ta shkrijmë dhe do ti bëjmë pranga për Erion Veliajn që ti ketë në duar siç ka në ballë vulën e korrupsionit.

Continue Reading

Politike

Pse u paraqitët 1 orë përpara në SPAK? Veliaj: Mund të merreni me makinën e Fahri Balliut dhe milionerëve…

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë nga SPAK pas shumë orësh, pasi u mor në pyetje nga prokurorët.

Veliaj u pyet se përse u paraqit në SPAK një orë më përpara nga se ishte thirrur. Veliaj shmangu pyetjen, duke thënë se “mund të merreni me makinën e Fahri Balliun dhe milionerëve të opozitës”.

Erion Veliaj: Ka nisur mbledhja e këshillit Bashkiak dhe duhet të shkoj. Erdha një orë më parë. Mund të merreni me makinën e Fahri Balliut dhe milionerëve të opozitës.

Continue Reading

Politike

Veliaj në SPAK/ Kryemadhi: Nëse drejtësia do ishte e pavarur, paratë do u ktheheshin shqiptarëve

Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputete e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar, pasi Erion Veliaj është thirrur nga SPAK.

Në reagim, Kryemadhi shprehet se ajo dhe ekipi i saj i LSI-së që drejtonte më herët, vendosën një standard të ri për mënyrën se si hetohet korrupsioni qeveritar.

“Falenderoj me përulje ekipin e profesionistëve, që më ndihmuan pa u lodhur për të realizuar kontributin tim më të madh politik si Kryetare e LSI, atë të KALLËZIMIT PENAL të aferës së inceneratorëve.

Falë një pune hetimore që ka zgjatur disa vite, eksperienca e tyre profesionale bëri të mundur që një mal me prova t’i vendoseshin në dispozicion prokurorisë speciale anti korrupsion për shkeljet ligjore të zyrtarëve publikë, shoqëruar me analizën e detajuar të krimeve financiare”, deklaron Kryemadhi.

 

 

Postimi i deputetes Monika Kryemadhi:

Falenderoj me përulje ekipin e profesionistëve, që më ndihmuan pa u lodhur për të realizuar kontributin tim më të madh politik si Kryetare e LSI, atë të KALLËZIMIT PENAL të aferës së inceneratorëve.

Falë një pune hetimore që ka zgjatur disa vite, eksperienca e tyre profesionale bëri të mundur që një mal me prova t’i vendoseshin në dispozicion prokurorisë speciale anti korrupsion për shkeljet ligjore të zyrtarëve publikë, shoqëruar me analizën e detajuar të krimeve financiare.

Sot, ne, shqiptarët dhe ndërkombëtarët, po shohim një hap tjetër drejt misionit që morëm përsipër.

Është ky standard i ri që vendosëm bashkërisht për mënyrën se si hetohet korrupsioni qeveritar, e cila ka bërë që Erion Veliaj, nga zyrtar i maxhorancës i cili kërcënonte në emër të drejtësisë, të shkojë sot e të përgjigjet para SPAK për abuzimet e tij.

KALLËZIMET e firmosura për aferën e inceneratorëve janë aty si dëshmi e qartë e vullnetit tim dhe kolegëve të LSI, që më mbështetën në çdo hap, për papajtueshmërinë me korrupsionin qeveritar!

Aty janë të KALLËZUAR kokat e korrupsionit të qeverisë dhe shqiptarët presin me padurim fundin e një drejtësie selektive ku ligji funksionon “me mik”.

Me një sistem drejtësie të pavarur dhe që punon shpejt për të ndaluar korrupsionin, paratë e vjedhura do t’i ktheheshin shqiptarëve dhe e gjithë qeverisja do të ripërtërihej.

E drejta vonon por drejtësi do të ketë një ditë! Unë do të vazhdoj luftën dhe falenderoj çdo njeri që kontribuoi për këtë ditë ku muri i madh mbrojtës për pandëshkueshmërinë e qeverisë së inceneratorëve, u ça.

Kryemadhi2
Continue Reading

Politike

Veliaj në SPAK/ Ish-kryeprokurorja zbulon se për cilat çështje hetimore do të pyetet

Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj, ka komentuar vizitën e Erion Veliajt në SPAK.

Imeraj theksoi se nuk përjashtohet mundësia që Veliaj të pyetet për një sërë çështjesh hetimore, jo vetëm për inceneratorët, por edhe për dosjen “5D”.

Elizabeta Imeraj: “Veliaj është thirrur për të parë shkalljen e përfshirjes së tij në aferën e inceneratorëve. Është proces normal.

Ndoshta po merret në pyetje për një sërë procesesh hetimore. Thirrja është nga Prokuroria dhe nuk është shkuarje me vullnet të lire”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING