Connect with us

Politike

Berisha ka prova për korrupsionin e ambasadorit britanik

• Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha hodhi akuza të forta mbrëmjen e sotme ndaj ambasadorit britanik në Tiranë Alastair King-Smith, të cilin e akuzoi për korrupsion madhor. Sipas Berishës diplomati i lartë britanik ka kryer korrupsion monetar dhe politik dhe për këtë sipas tij ka fakte që ai i ka në dorë por do i bëjë publike në ditët në vijim. • Kreu i selisë blu u ndal dhe tek primaret që po mbahen në Partinë Demokratike. Sipas tij deri më tani ka më shumë se 200 kandidatura, të cilat do të garojnë në primare nga ku do të dalin dhe emrat e opozitës për kandidatë për bashkitë e vendit. • Berisha tha se dhe pse mund të ketë preferencat e tij ai do të qëndrojë neutral dhe do të respektojë vullnetin që do të dalë nga zgjedhja e demokratëve. • I kthyer sërish tek çështja e statutit të Partisë Demokratikek, i cili pret të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit Berisha tha se zvarritja e gjyqit është një lojë e kryeministrit Edi Rama për të marrë peng sipas tij flamurin e PD. Lidhur me këtë Berisha bëri një paralajmërim të fortë ndaj tij duke thënë se ai që prek flamurin e Partisë Demokratisë do e pësojë keq pasi sipas kryedemokratit çështja e flamurit është një çështje për jetë a vdekje. • Ish-kryeministri ‘shënjestroi’ dhe ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim për të cilën tha se mbron kreun e qeverisë Edi Rama  dhe atë që ai e quan mafian e Soros. • Sa i përket zgjedhjeve të 14 majit Berisha u shpreh besimplotë që Partia Demokratike do të dalë fituese dhe pse sipas tij po bëhet një betejë për votën e lirë. • Ndërsa sa i përket protestës së opozitës të mbajtur me datë 12 nëntor kryedemokrati tha se ajo zgjoi shpresë dhe optimizëm tek qytetarët.

Primaret në PD/ Berisha: Ka mbi 200 kandidatura në gjithë vendin! Kam preferencat e mia por do ruaj distancën

Berisha: Do nxjerr prova për korrupsionin e ambasadorit britanik! Kim mbron

Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se deri më tani ka mbi 200 kandidatë që kanë dorëzuar kandidaturat e tyre për të marrë pjesë në procesin e primareve që po zhvillon PD. Sipas tij pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit Edi Rama Partia Demokartike do të jetë fituese nëse do të ketë zgjedhje të lira. I pyetur në lidhje me procesin e Primareve dhe a ka bërë ndërhyrje tek ndonjë kandidat Berisha u përgjigj prerë se nuk do e bëjë diçka të tilla. Kreu i selisë blu tha se pavarësisht preferencave të tij ai nuk do të ndërhyjë dhe do të respektojë vullnetin e demokratëve.

Pjesë nga biseda:

PyetjeA mud të sabotohen kandidatët e primares dhe kjo garë ta përçajë partinë?

Sali BerishaEdi Rama mund të përdorë ata që mund të përdorë nga PD por me aq sa shohë unë nga kjo mbështetje popullore Partia Demokratike nëse do të ketë zgjedhje të lira do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve. Edi Rama do të marrë flamurin po ne nuk ja lejmë. Po bën gjithçka për të rrëmbyer zgjedhjet për të rrëmbyer votën. Unë nuk e akzuoj atë se ky apo ai ka kundërshtim me Sali Berishës, por përpjekja e tij për të konfiskura partinë. Ka mbi 200 kandidatura nga mbarë vendi.

Pyetje: A keni pasur ndikim direkt se mund të dalë ndonjë kandidat që moubnd të thojë ky ka pasur mbështetjen e Berishës dhe fitoj?

Sali Berisha: Kam preferencat e mija për do ruaj distancën, dhe e dinë secili. Te unë kanë ardhur, u uroj suksese po këtë nuk e bëj. Cilido të fiotojë unë do të bëj gjithçka për ta mbështetur.

Deklarata e fortë e Berishës: Do publikoj fakte për korrupsionin madhor të ambasadorit anglez! S’do u besoni veshëve

Berisha: Do nxjerr prova për korrupsionin e ambasadorit britanik! Kim mbron

Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj ambasadorit britanik në Tiranë Alastair King-Smith, të cilin e akuzoi për korrupsion madhor. Kryedemokrati tha se do të nxjerrë fakte të reja që sipas tij implikojnë diplomatin britanik. Kreu i selisë blu tha se në faktet që ai ka në dorë flitet për një korrupsion monetar dhe politik të kryer nga ambasadori Smith.

Sali BerishaNuk dua që hapësirën informative ta okupoj me fakte të reja, por ato do dalin dhe shqiptarët do e shohin sa të drejtë kishte Sali Berisha. Lidhur po them me ambasadorin britanik. Britania e Madhe është shtet ligjor, vërtetë është marrë një masë, por ka një kanal zyrtar ligjor që detyrohesh të apelosh para se të shkosh në gjykatën tjetër. Dhe aty do shihni shkallën ekstreme të korrupsionit të tij, të paimagjinueshme. Vetëm korrupsioni e bën atë. Të akuzosh Sali Berishën për lidhje me krimin, vetëm se unë kisha akuzuar për diçka tjetër kur ajo bandë është denoncuar nga Berisha 10 herë më shumë se të gjitha denoncime te bëra nga politikanët shqiptarë. Merr çdo bandë, shiko denoncimet e mia. Ajo bëhet për korrupsion monetar, politik. Nuk do i besoni veshëve.

Reagimi i Bashës për Portin e Durrësit/ Berisha: Kopjon Ramën, i përfshirë te afera e Portit të Durrësit

Berisha: Do nxjerr prova për korrupsionin e ambasadorit britanik! Kim mbron

Sali Berisha

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i është përgjigjur ish-kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me projektin e ndërtimit të Portit të Durrësit. Berisha tha se administratori i kompanisë së kunatit të ish-kreut të PD Lulzim Basha punonte në kompaninë EMAAR. Kreu i selisë blu u shpreh se Lulzim Basha po kopjon Edi Ramën pasi reagimet e tyre janë të njëjta.

Sali Berisha: Ky kopjon Edi Ramën në deklarata. Mediat gjetën administratorin e kompanisë Symphony, kompani e krijuar nga Emaar, e gjetën se ishte njëkohësisht administrator i kompanisë së kunatit të Lulzim Bashës. Më pyesin gazetarët, unë thashë e ka shkarkuar. Pas 2 muajsh dolën dokumentet që ky emëronte dhe shkarkonte punonjës në kompaninë e kunatit të Lulzim Bashës. Lulzim Basha tha ka dhënë dorëheqjen, dhe unë e besova, gazetarët mu përveshën se po e mbron. Kur ky njeri i dorëhequr ishte i fals-dorëhequr, nuk tha se dhashë dorëheqjen nga Emaar, vazhdonte punën këtu por ishte administrator te Emaar. Nëse unë fsheh 60% të aksionerëve, fsheh veten time. Ka hequr gjithë ato taksa, ka hequr TVSH, e bëj kur unë dua të fitoj qindra milionë. Me tokën, ajo që ndodh nuk ndodh në botë, truall shekullor, mijëra vjeçar port, ky nuk njeh kufij në vjedhjen e tij. Nuk mund ta bëjë kurrë një qeveritar nëse nuk e ka për veten fitim.

Në një postim në TWitter ish-kryedemokrati Lulzim Basha tha se sa herë që kërkon të fshehë diçka, “nongrata” (Berisha), hap thesin e shpifjeve. Ai ‘shënjestroi’ dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, të cilët i cilësuar si Trekëndëshi i Bermudës. Basha hodhi poshtë akuzatt e bëra nga Sali Berisha.

Advertisement