Connect with us

Politike

Berisha ndërkombëtarëve: Mbështesni protestat, ne do të fitojmë

Dy ditë pas protestës, ish kryeministri Sali Berisha e cilësoi tubimin si më të madhen që kishte parë Evropa e bota. Berisha u shpreh se beteja nuk do ndalet deri në përmbysjen e sistemit të cilin e cilëson si monist. E për këtë, guximi i Berishës shkoi deri te thirrja e ndërkombëtarëve për t’i mbështetur, edhe pse është ‘Non Grata’ nga SHBA dhe nga Britania e Madhe.

“Shpreh mirënjohjen më të pakufishme për ata qindra, mijëra, burra, djem e vajza nga Tirana por dhe nga 4 anët e Shqipërisë dhe nga diaspora. Për të marrë pjesë në protestën, më madhështore, më të fuqishme që Tirana ka njohur në historinë e saj. Për të inauguruar fillimin e një beteje, e cila nuk ndalet më, gjer në përmbysjen e sistemit monist, gjersa shqiptarët të votojnë të lirë, njëlloj si qytetarët Evropianë. Gjersa shqiptarët, të mos vidhen në mënyrë të tmerrshme nga një qeveri që s’ka moral, që shqiptarët të mos varfërohen, të mos mbeten popull i gomoneve.

Protesta  e 12 nëntorit ishte zeniti i protestave në popullatë krahasuar me protesta në botë. Pati mesazhin më të shkëlqyer që qytetarët fisnikë, të Tiranës e Shqipërisë u dërguan mesazh shprese, besimi e fitore. Por njëkohësisht, protestuesit, u dërguan kancelarive të botës dhe Evropës, se krahas një narkoshteti të instaluar në Shqipëri, krahas një monizmi me vjedhje dhe drogë, ekziston një komb i tërë i ngritur në këmbë për ta hedhur në Lanë, për të përmbysur këtë regjim. Në 90 u ngritëm së bashku, me moton vdekje, vdekje komunizmit, ne përmbysem sistemin. Sot, është koha dhe njëherë, të përsërisim, vdekje, vdekje monizmit, të bazuar kësaj here, në drogë, vjedhje dhe krim.

Ky monizëm duhet të arkivohet një orë e më parë.”- tha Berisha.

Berisha shtoi se protestat do te jenë mjeti i tij për krahas primareve për betejën ndaj Edi Ramës.

“Shqiptarët janë sot në këmbë më shumë se kurrë, këtë e faktoi protesta. Ju njoftoj se shumë shpejt do njiheni me axhendën e protestave të tjera të fuqishme.

Protestat do të jenë dhe do të mbeten mjeti kryesor krahas primareve në betejën kundër këtij regjimi, kundër këtij njeriu. Dhe njëherë thirrja ime për miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë, është mbështesni shqiptarët në betejën e tyre, ne do fitojmë.”

Në përditësim…

Advertisement