Connect with us

Politike

Berisha në ‘arrest shtëpie’/ Reagon për herë të parë Basha: Ndjej keqardhje

Kreu i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha reagoi sot për arrestimin e Sali Berishës, duke theksuar se në rrafshin personal ndjente keqardhje.

“Kam dy reagime, njëri në rrafshin personal dhe tjetri zyrtar. Në rrafshin personal nuk më vjen mirë që një njeri që padyshim ka dhënë kontributet e veta për vendin të përfundojë këtu. Çfarë kam thënë për t’i thënë ia kam thënë sepse edhe ai e ka thënë publikisht një pjesë të hapave për të mos ardhur deri këtu. Por, në fund secili bën zgjedhjen e vet dhe duhet të mbajë përgjegjësi për zgjedhjen që ka bërë, Kjo është kosto që i ka dhënë familjes së tij dhe pa diskutim Partisë Demokratike dhe vendit. Në rastin personal nuk kam asgjë përveç se keqardhje të thellë.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike duhet të ecë përpara dhe të lënë pas të shkuarën, jo ta shkelin atë. Qëndrimi i Partisë Demokratike është që drejtësia të bëjë punën e saj pa u ndikuar. Dhe për këtë arsye kam çuar në Parlament heqjen përfundimtare të imunitetit. Si rezultat kemi rastin Arben Ahmetaj. U deshën dy javë procedura për heqjen e imunitetit, kohë e mjaftueshme për t’u arratisur. Sot dua të komunikoj për heqjen vullnetare dorë nga imuniteti.

Advertisement