Connect with us

Politike

Berisha: PD hyn në një periudhë jetike

“Ne me këtë mbledhje, hapim siparin e një etape të re në jetën e PD-së. Dhe në fakt, ne hyjmë në njërat nga periudhat më jetike, më të vështira, të jemi realiste, por edhe më vendimtare për rolin e kësaj partie. Po në këtë sallë muaj më parë, së bashku kemi qenë plotësisht dakord se me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka dhe se misioni ynë kryesor është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët. Por, kemi qenë njëkohësisht dakord që ne të angazhoheshim me të gjithë potencialin tonë në fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore 14 maj 2023. U angazhuam publikisht se ne do mbrojmë votën, në kuptimin që ne sigurisht nuk do mbronim me armë votën, por do bënim gjithçka për të konstatuar, për të denoncuar çdo shkelje, çdo abuzim me votën e shqiptarëve. Gjatë fushatës elektorale ju, shtabet elektorale, kandidatët, kanë bërë një punë shumë të mirë, që krahas shpalosjes së programeve, ata kanë evidentuar me vërtetësi të gjitha problematikat e mëdha të farsës që kaloi.

Pas kësaj, një komision i ngritur këtu në qendër, ka kryer një punë të pashoqe, të pashembullt në 32 vite. Këtu kemi raportin, i cili shkon mbi 600 faqe, do publikohet në dy vëllime, i cili është nisur me pjesë e kapituj në qendrat e specializuara të zgjedhjeve të lira dhe do paraqitet dhe shpërndahet kudo në botë si dëshmi se zgjedhjet e 14 majit ishin farsa më e shëmtuar elektorale në historinë e pluralizmit shqiptar. Ato ishin zgjedhjet e para, në të cilat për herë të parë armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve, shpalli publikisht si kinezëri Kodin Zgjedhor, asgjësoi çdo mbrojtje që ky kod u garanton pjesëmarrësve në garën elektorale. Së bashku me Kodin Zgjedhor, Edi Rama shkelmoi të gjithë kriteret dhe parimet kushtetuese. Edi Rama vendosi pabarazinë më ekstreme mes subjekteve zgjedhore në farsën elektorale. Ai i mori PD-së vulën dhe logon me një vendim antiligjor dhe ia dha patericës së tij, Brava-Alibeaj,” tha Berisha.

Politike

“Të krijohet një zonë e ndaluar për sherret”, Rama ftesë opozitës nga Kotori për reformën e re antikorrupsion

Rama ftesë opozitës nga Kotori: Nuk jam në dijeni, se është depozituar draft rezoluta në parlament, do të ketë procesin e saj, njësoj si kemi bërë me reformën në drejtësi, do ta bëjmë në të gjitha rastet pjesën tonë. Për çështje të caktuara kërkohet një konsensus edhe më i gjerë. Edhe sepse në fund të ditës, të gjitha partitë nuk e diskutojnë që destinacioni është BE. Të krijohet një hapësirë, një zonë e ndaluar për sherret që të mund të vazhdojnë në hapësirat e tjera dhe aty të flitet me gjuhën e ekspertizës dhe jo me gjuhën e shthurur të politikës të ditës.

Continue Reading

Politike

Rama pas Samitit në Mal të Zi: Të hapen rrugët në tregun e përbashkët pa u bërë anëtar të BE-së

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gazetarët pas Samitit të Kotorit në Mal të Zi.

Rama: Sot është bërë ribashkimi i Evropës edhe për shkak të kambanës së fortë të alarmit që ra me agresionin rus në Ukrainë. Kemi qenë në themel të këtij ndryshimi, nga një studim mbi përfitimet reale nga vendet rrotull nesh, nga, humnera është shumë e madhe, prandaj ideja dhe këmbëngulja ime ka qenë ndërkohë që bëjmë detyrat e shtëpisë dhe të kemi strukturat dhe nivelin e performancës që ta meritojmë anëtarësimin duhet më shumë mbështetje, duhet të hapen rrugët e integrimit pa qenë nevoja të jemi anëtarë, të hapen rrugë në tregun e përbashkët evropian, të gjitha ato pjesë të strukturës së bashkëjetesës së BE, ku vendet tona mund të përfshihen pa qenë anëtare. ka një paketë financiare të konsiderueshme, por përtej kësaj e cila do të ndahet mes vendeve bazuar në reforma, po ju jap një shembull të thjeshtë nga mekanizmate  tjerë, vetëm se ne jemi thuajse gati dhe besoj do të prezantojmë në tryezën e  e be të kërkesën që të hyjmë në sistemin SEPA të gjitha transfertata e Shqipërisë nga be në Shqipëri do të jenë njësoj si brenda BE.

Continue Reading

Politike

Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, del nga SPAK: Nuk mund të flas…

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi pas 4 orësh doli nga ambientet e SPAK. Më 28 Mars, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, i kërkoi SPAK që të hetojë ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshin, pas kallëzimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Kujtojmë se Gjykata e Durrësit ,pushoi çështjen ndaj, pasi akuzohej për “Shpërdorim detyre”.

GJKKO i kërkon Prokurorisë së Posaçme, që të marrë dosjen që ndodhet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

“Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në datë 30.11.2023, është regjistruar kërkesa penale me nr. 23/113 akti, ardhur për shkak të deklarimit të mos kompetencës lëndore nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me objekt: “Pushimin e procedimit penal nr. 317 të vitit 2017, të regjistruar pa autor për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal”, me palë kërkuese Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe kallëzues Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, bazuar në nenet 112, 75/a, 128, 128/a, 329, 329/a, 329/b e vijues të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin nr. 23, datë 26.03.2024, vendosi:

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me objekt: Pushimin e procedimit penal nr.317 të vitit 2017, të regjistruar për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 të K. Penal.

Kalimin e akteve që ndodhen pranë kësaj gjykate, të përcjella nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e hetimeve, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Continue Reading

Politike

‘Kërkojmë integrimin dhe bllokojmë veten, kjo nuk ka më kuptim’

Për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, nuk ka më kuptim që gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, të cilat kërkojnë integrimin në Bashkimin Evropian, të vijojnë e të bllokojnë veten në këtë proces.

Ndaj, ai kërkon një bashkëpunim më të fortë rajonal, për të shtyrë përpara reformat dhe për të vijuar me hapa të shpejtë procesin e anëtarësimit në bashkësinë e madhe evropiane.

Kështu theksoi kreu i Qeverisë shqiptare, gjatë fjalës së tij në një panel, në kuadër të Samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, i cili po mbahet në Kotor të Malit të Zi.

“Të vish në gjirin legjendar të Kotorit është kënaqësi e madhe. Dua të shpreh entuziazmin mbi atë që po ndodh e dua të falënderon Varhelyi dhe komisionin që ka punuar ngushtë me në duke na ofruar një platformë dialogu të mirëfilltë, një proces ku si zakonisht kemi dëgjuar, por si pak herë edhe komisioni na ka dëgjuar. Është një shembull që tregon çfarë mund të arrihet kur të dy palët dëgjojnë njëri tjetrin”, e nisi fjalën e tij kryeministri.

Më tej, ai tha se progresi gjatë dy muajve e gjysmë flet vetë, duke shtuar se janë përgatitur plane individuale të reformave dhe janë identifikuar po ashtu nisma, të cilat do ta çojnë rajonin para në tregun rajonal.

Po ashtu, kryeministri shtoi se vendet duhet të punojnë mbi mundësitë e planit të rritjes, për të përgatitur veten për ta integruar në tregun e përbashkët.

“Rajoni ka ardhur koha të jetë pjesë e portofolit digjital evropian. Synojmë të jemi gati në 2027. Presim që komisioni të përfundojë udhërrëfyesin”, trajtoi Rama.

Më herët, kryeministri e ka vlerësuar si tejet pozitiv takimin e radhës mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohet në Mal të Zi, ku ka kërkuar edhe fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal.

Duke e nisur me batuta për “motin jo të mirë me të cilin Mali i Zi e priti takimi”, Rama vuri theksin te Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor, një nismë e re e vitalizuar nga BE-ja, që është edhe vëmendja kryesore e Samitit të liderëve rajonalë dhe atyre evropianë.

“Shtigje të reja për vendet e Ballkanit, për të bërë të mundur investimin në tregun e përbashkët dhe për të nxitur tregtinë. Shpresojmë që brenda këtij viti transfertat bankare të qytetarëve tanë nga vendet e BE të jenë më të lira se nuk do të kenë barrën e shpenzimeve”, theksoi Rama në një fjalë paraprake për mediat.

Ai më tej shtoi se takimi që po zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi Planin, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e BP-së.

Vetë Samiti është i konceptuar në dy panele, përkatësisht: “Angazhimi dhe planet e së ardhmes”, si dhe “Kontributi për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal”, me pjesëmarrjen liderëve të rajonit, si dhe Komisionerit të BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi dhe Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Në Samit janë të pranishëm drejtues e përfaqësues të organizatave partnere si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian,etj.

Në nisje të punimeve të Samitit, Kryeministri Rama dhe liderët e tjerë të rajonit u pritën nga Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajić.

Continue Reading

Politike

Ngjela: Me mbështetjen e Uashingtonit, Rama tregoi në Athinë se mund të fillojë Çështja Çame

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Breaking” me gazetaren Fiori Dardha në Top News foli për takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë dhe mesazhin që kreu i ekzekutivit kërkoi të përçonte tek shteti fqinj.

“Dy kanë qenë qendrat e goditjes së Shqipërisë, Kosova dhe Çamëria. Kosovën e morëm. Rama tregoi se do të fillojë çështja Çame. Faktet janë këto, por po të flasim për gjëra të tjera, është fantazi. Rama e foli njëherë para dy vitesh këtë gjë dhe grekët na sollën ushtrinë këtu.

Rama e përfshiu energjikisht këtë çështje. Përse? Të shikojmë se ku e ka mbështetjen Edi Rama. Ku e gjen fuqinë që të hyjë e të dalë në konflikt me Greqinë? Në Uashington, mendoj unë!”- u shpreh Ngjela.

Sa i takon deklaratës së bërë nga Dora Bakojanis, motra e kryeministrit grek dhe njëkohësisht eurodeputete në PE, avokati tha se nëna e Kyriakos Mitsotakis, kreut të qeverisë greke është shqiptare.

Disa vite ka qenë emigrantët shqiptarë po trajtohen si njerëz. Me kë flet Bakoyanis? Nënën e ka shqiptare ajo, Marika e ka emrin, e di unë. E kemi takuar njëherë në Kretë”- shtoi Ngjela ndër të tjera.

Sa i takon mesazhit që vizita e Ramës dha për Athinën zyrtare, Ngjela tha se ishte një lloj “hakmarrje” për çështjen e Belerit si dhe mundësi që të rihapet “Çështja Çame”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING