Connect with us

Politike

Berisha për vdekje e të riut: U torturua nga policia

POSTIMI I BERISHËS:

KRIM I SHËMTUAR!

Banditë me uniformë i marrin jetën të riut 32 vjeçar, Leart Kurti. Ata e torturuan shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjeja në komisariat. Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Dr. Policia e droges i merr jeten nje tjeter te riu 32 vjecari i cili eshte ndjekur nga efektivet e droges me vrap dhe pasi e kane futur ne furgon me shume mundesi ai eshte goditur nga banditet me uniforme,ne momentin qe ka shkuar ke komisarjati nr 3 aty ai ka humbur ndjenjat. Sipas burimeve tona banditet qe i moren jeten djalit nuk lajmruam ambulancen sic e kerkon protokolli por e kane derguar me makinen e policise prane ambjenteve te Traumes! I riu quhet Laer Kurti!

Agjenisa e Mbikëqyrjes Policiore informoi mëngjesin e sotëm se 32-vjeçari Laer Kurti kishte ndërruar jetë në spitalin e Traumës. AMP deklaroi se ai u kap pas ndjekjes në ‘Don Bosko’. Më pas u shoqërua në komisariatin numër 3, aty ku shfaqi probleme shëndetësore. I riu u dërgua në spitalin e Traumës e më pas gjeti vdekjen

Advertisement