Politike
Berisha premton: Do heqim traun e oligarkëve në rrugën e Kombit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka premtuar qytetarëve të Kukësit që me ardhjen në pushtet të PD-së, që javën e parë do të hiqet trau në rrugën e Kombit.
Berisha theksoi se Kukësi do ketë në nga pallatet më të Bukura të Sportit në Shqipëri.
Berisha: Mezi përfunduan 10km rrugë për në Shishtavec, e përjashtuan Kukësin nga trafiku, krim i shëmtuar! Për të hyrë në Kukës duhet të sillesh rrotull. Turpi të mbuloftë Edi Rama më këtë akt. Nuk mund t’ja mbyllësh hyrjen në qytet.
30 milion euro ura, 13 milion euro ka kushtuar Ura e Bunës e cila hapet për të kaluar anijet. Kurse kjo këtu 30. Vendosi traun! Ju jap fjalën që trau do hiqet javën e parë, nuk do paguani aq një qindarkë! Kukësi, do ketë në nga pallatet më të Bukura të Sportit në Shqipëri.

