Politike
Berisha: Pronari i skafit një nga ‘çunat’ e Ballës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi mori pjesë në protestën e djeshme për tragjedinë ku Jonada Avdia u vra nga një gomone e drejtuar nga komisari Arjan Tase, ka dalë në një konferencë për mediat.
Ai ka zbuluar fakte rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në plazhin e Potamit, duke akuzuar edhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi se është anëtar i një shoqate detare ku bëjnë pjesë edhe trafikantë droge.
FJALA E BERISHËS:
Falënderoj të gjithë qytetarët që vetorganizuan një proteste qytetare të madhe, për një çështje thellësisht tronditëse për shoqërinë shqiptare dhe për çdo vend, po të kishte ndodhur. Të dhënat që dalin rreth këtij problem, gjithçka flasin për një krim të mirëfilltë shtetëror.
Skafi ishte me të gjitha ligjet i ndaluar të përdorej aty ku u ndodh. Skafisti ishte i palicencuar për përdorimin e skafit. Skafi ishte pronar i Adhurim Kushit, një nga çunat e Taulant Ballës në Londër, pra e kuptoni vetë origjinën e skafit. Adhurim Kushi punon akoma në Britani dhe blen skaf. Arjan Tase u rikthye në punë dhe është me origjinë nga Përmeti.
U rikthyer në detyrë nga dy ministrat, nga Bledi Veltari dhe ministrja Kumbaro. Arjan Tase nuk plotësonte asnjë kusht për rikthimin e tij në detyrë përveç lidhjeve të forta që kishte me të dy ministrat. Të dhëna të tjera janë shumë tronditëse, ministri i Brendshëm, apo ministri i familjes siç e quajnë rëndon rezulton të jetë anëtari i një shoqate të mbushur me trafikantë dhe kontrabandistë për të cilën mediat kanë nxjerrë emrat dhe dhënë faktet.

Politike
Blushi thirrje për protestë: Qeveri hajdutësh

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me një status të publikuar pak më parë nga Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçci, i cili publikoi një viodeo me followersa fake të cilët komentonin në postimet e kryeminisrit Rama.
Blushi ka bërë thirrje që nesër qytetarët të dalin në protestë kundër kësaj qeverie që e quajti një bandë hajdutësh që kujdeset vetëm për Fake-like dhe followersa nga Bangladeshi.
“’Argëtohuni’ sot me Fake-Qeverinë dhe nesër të gjithë në protestë kundër kësaj bande hajdutësh që kujdeset vetëm për Fake-like dhe followersa nga Bangladeshi”, ka shkruar Blushi.
Politike
Vdekja e 7-vjeçares, Berisha: Mbështetje të plotë

Kreu i PD-së Sali Berisha ka konfirmuar mbështetjen e tij për protestës e paralajmëruar të së hënës për vrasjen e Jonada Avdias më 2 gusht në Himarë nga skafi që drejtohej nga polici Arian Tase.
Berisha bën thirrje për të marrë pjesë.
“Nesër qytetarët në protestë. Mbështetje të plotë protestës së tyre!”, shkruan Berisha.

Të enjten më 4 gusht shoqëria civile mbajti një protestë që u mbështet nga forcat opozitare, e cila përfundoi me një ultimatum për kryeministrin Edi Rama për të larguar dy ministrat si dhe drejtorin e Policisë.
Politike
Begaj formon skuadrën e tij këshilluese, ja emrat

Ish kryetari i KQZ-së, Klement Zguri do të jetë këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Ky ka qenë një nga emërimet e para që ka bërë kreu i shtetit, i cili po formon skuadrën e tij këshilluese për mandatin e tij 5-vjeçar.
Presidenca ende nuk i ka publikuar përzgjedhjet e Begajt, duke pritur të ngrihet ekipi i plotë.
Disa prej emrave kyç që do të ndihmojnë kreun e shtetit në ushtrimin e detyrës së tij.
Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës do të jetë Florjan Kali.
Ai e ka mbajtur këtë post më herët në ministrinë e Mbrojtjes, ku ka bashkëpunuar me Presidentin e sotëm, kur Begaj drejtonte ushtrinë shqiptare.
Kabinetin e Presidentit do ta drejtojë Eduard Seitaj. Ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në ministrinë e Transporteve në kohën e Edmond Haxhinastos.
Valter Ibrahimi do të jetë Këshilltar Diplomatik, një zyrtar me një karrierë të gjatë që është rekrutuar në Shërbimin e Jashtëm shqiptar në dhjetor 1992.
Fatmir Çela do të jetë një tjetër këshilltar i Presidenti.
Begaj ka ftuar edhe dy gazetare për të ndërtuar ekipin e tij të komunikimit. E para është Lira Çanga, e cila 10 vitet e fundit ka punuar në OSBE.
Tjetra, është Alisa Demollari, e cila ka qenë zëdhënëse e disa ministrave në shëndetësi e drejtësi, gjatë qeverisjes Rama-Meta.
Presidenti është duke zhvilluar të tjera rekrutime deri në plotësimin e ekipit të tij.
Politike
PD: Rama dhe drejtësia ndajnë paratë bashkë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Jamarbër Malltezi, në një deklaratë nga selia blu, ka akuzuar organet e drejtësisë se janë “bashkëpunëtore” në aferën e inceneratorëve.
Sipas tij, drejtësia dhe Soros i ndajnë paratë bashkë, ndërsa shtoi se po paguhet shumë në mënyrë që afera e inceneratorëve të varroset.
“Paguhet shumë për ta varrosur aferën e inceneratorëve, me të cilën kanë vjedhur 105 milion euro deri tani, dhe vijojnë çdo ditë. Jo vetëm para’ të shqiptarëve, por edhe taksapaguesve europianë.
Bashkimi Europian ka dhënë 4 milionë euro për përafrim legjislacioni mjedisor përmes projekteve STEMA dhe Selea. Sapo u sinkronizuan ligjet, u hartuan Strategjia dhe Plani Kombëtar i Mbetjeve.
Këto u injoruan dhe u vrapua pas një propozimi të pakërkuar për inceneratorë.
Inceneratorët bien ndesh, qoftë me strategjinë, qoftë me planin e veprimit të financuara nga Bashkimi Europian.
Pesë pyetje të thjeshta për SPAK:
1. Pse u dhunua Strategjia dhe Plani Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve që ishin në fuqi?
2. Pse u firmos kontrata, ndonëse APP kish sqaruar se procedura ishte e kundraligjshme?
3. Edi Ramën e zuri ndonjë hall i madh apo bëri ndonjë pazar po kaq të madh që firmosi kontratë në kundërshtim me ligjin?
4. Pse u mashtrua sikur kompania e sapokrijuar kishte eksperiencë të madhe me incenerimin? Si qëlloka që miqtë e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt qenkan ‘nonat e incenerimit’?
5. Çfarë halli apo pazari e detyruan Edi Ramën që gënjeu sikur u kryen 10 procedura brenda 1 dite?
Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por shumë të vështira për drejtësinë e Soros.
Ne kemi një përfundim: Të gjitha këto ndodhin sepse ata i ndajnë paratë së bashku”, tha ai.
Politike
Meta: AZHBR ka prioritet përkrahjen e aferave

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, shprehet se drejtoresha e AZHBR-së gënjen hapur lidhur me implikimin në aferën e inceneratorëve.
Meta gjithashtu thekson se kjo është arsye përse edhe bujqësia sot është në mjerim, pasi sipas tij AZHBR ka prioritet përkrahjen e aferave.
Statusi:
Dëgjoni si drejtoresha e AZHBR gënjen hapur përfaqësuesin e Shoqatave të Fermerëve, Ervin Resuli për implikimin në aferën e inceneratorëve. Ndaj është bujqësia në mjerim se edhe AZHBR ka prioritet përkrahjen e aferës se inceneratorëve.
Dëgjoni si drejtoresha e AZHBR gënjen hapur përfaqësuesin e Shoqatave të Fermerëve, Ervin Resuli për implikimin në aferën e inceneratorëve.
Ndaj është bujqësia në mjerim se edhe AZHBR ka prioritet përkrahjen e aferës se inceneratorëve. pic.twitter.com/YwMxKkveuT— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) August 6, 2022
-
Kronike14 hours ago
Detaje nga vdekja e çiftit shqiptarë në New York
-
Kronike15 hours ago
E trishtë/ Në ditën e lindjes aktori shqiptar vetëvritet së bashku me gruan
-
Kronike12 hours ago
Intervista e aktorit që i dha fund jetës së bashku me gruan shtatzënë
-
Politike10 hours ago
Begaj formon skuadrën e tij këshilluese, ja emrat
-
Pinknews9 hours ago
Aktori i ‘Portokallis’ mesazh prekës për vdekjen e shqiptarit në New York
-
Aktualitet14 hours ago
Dy të rinj ngacmuan gra të martuara, sherr me burrat
-
Kronike11 hours ago
Akuzohen për vrasje,10 mijë paund shpërblim për kapjen e dy shqiptarëve
-
Kronike14 hours ago
I ngacmoj të dashurën, shqiptari plagos italianin