Connect with us

Shkrime

Binak Maxharraj: Escobar turpshëm po ikën nga Kosova

Escobar ishte njeri i gabuar jo i duhur në dialogun Kosovë-Serbi/ Të gjithë ndërmejtesuesit nga BE ne dialog po dalin sikur te jenë “të blerë e te shitur”nga Serbia/ Kjo çfarë Escobar po vepron me presion te shtuar në insistimin e Asociacionit është një thikë pas shpine ndaj Kosovës/ Nga Shtepia e Bardhë behet e ditur se ne vend të tij presidenti Joe Bidene shpejti do te emerohet Jim(James)O’Brien.Pritet vetem konfirmimi nga Senati amerikan

Për te ndodhë kjo u deshtë te mbahet takimi i pra do diteve i Komitetit për punë te jashtme të Senatiti amerikan me ç’rast kryetari i këtij komiteti Bob Menedez theksoi se ne dialogun midis Kosovës dhe Serbisë “jo të gjitha palet po diagolojnë ne mire besim”,qe do te thotë se diçka me dialogun nuk është ne rregull.
Dihet se senatori nga New Jersey kohet e fundit e vuri në thumb të kritikës dialogun midis Kosovës dhe Serbisë si jo të drejtë,jo parimor dhe me shum ndeskamca duke theksuar ai”personalisht se nuk beson qe kemi pjesëmarres te barabartë qe veprojnë me mirebesim”.Kryetari i Komitetit me jasht te Senatit amerikan pstaj theksoi se në shkurt dhe mars,gjegjesisht ne Bruksel dhe Oher ranë dakord verbalisht qe Kosova dhe Serbia e pranuan mareveshjnë sipas Planit Frank-gjerman te përberë nga 11 pikesh.Por,siç dihet Vuçiq si thelperak qe është dhe fashist dhe ide ultranacionaliste gjaja u pajtua verbalisht por nuk pranoi te nenshkruante.Dihet se maevshjet nderkombetare janë te vlefshme vetem ateherë kur nenshkruhën kurse garantit me fjalë i merrë era.Vuçiq si çdo here edhe kesaj radhe e tregoi fytyrën e vetë kur deklaroi hapatas se nuk e njeh këtë marevshje,por sipas tij do ti zbatoj vetam ato pika qe i konvenojn atij .Kështu bëri kur nuk votoi Kosovën ne KE.Por jo vetem qe veproi keshtu por ajo i kercnoj edhe disa shtete tjera qe voruan për anetaresim te Kosovës ne KE.
Por derisa Kosovës i behet presion vazhdimisht kjo sikur nuk vlenë për Serbin.Borelli,Lajçak si dy pro serb qe e mbajnë anën e Serbisë ne dialog nuk reagojnë fare,por nuk reagon as emisari special amerikës Escobar e as amabasadori Hill.Nuk regaojnë edhe kur Serbia i shkel dhe nuk i zbaton marevshjet,nuk reagojn as ne situatat makabre qe i krijon Serbia e Vuçiqit kur ai venë barikada te simuluar qellimshëm nga ai,nuk regaon ndaj Serbis as kur Vuçiq i nxjerrë qellimshëlm për të krijuar tensione te gjith te punesuarit nga institucionet e Kosovës,nuk reagojnë as ateherë ku Vuçiq e Serbia nuk i lejojnë serbet e veriut te dalin në votime për zgjedhjet locale,kurse tani vajtojn si korkodilat se përseri do te krijojn tensione por po presin signalin e Vuçiqit qe kjo e ndodhë.Por çfarë duhet te ndodhë tjetër gje ne Veriun e Kosovës qe këta pro serbo-rus Borell e Lajçak e deri diku edhe Escobat të reagojnë kur siç duket janë siç thotë popuëëi te”blerë e te shitur”nga Serbia.
Por ajo me kryesorja për të cilën senatori dhe miku i madh i Kosoves Bob Menedez është rremuja qe po bëhët qellimshëm rreth Asociacionit nje etnik i nenshkruar nga dy lideret e korruptuar Hashim Thaçi dhe Isa Mustava 2013/2015,Rremuja rreth Asociacionit siç po duket është e qellimshmë sidomos nga përkrahesit nderkombetar si Borreli,Lajçak Escobar dhe Hill të cilet po dalin haptas duke e përkrah Vuçiqin dhe Serbin e duke u munduar te përmbysin Kosovën.Për këtë nga ekspozeja e senatorit Bob Menedez,por edhe nga shumë deklarime të tij bublike kohet e fundit ku ai po ndihet shunmë i shqetesuar për menyrën se si po trajtohet formimi i Asociacionit nga vetë ndrkombetarët.
Senatori Bob Menedz ndihet mjaftë i shqetesuar për presionnin qe po i behet Kosovës rreth kesaj çeshtje mjaftë delicate.Ai thekson se ky presion po vije edhe nga DASH-i ndaj Kosovës duke menduar se kjo vjen ne veçanti nga emisari Gabriel Eskobar dhe Ambasadori Hill ne Beograd qe te dytë me premisa afersie me Serbinë ne demë te Kosovës.Kurse thekson ai,për asgjë nuk i behet presion Serbisë dhe Vuçiqit as kur nuk i zbaton marevshjet nderkombetare as ate te Ohrit,nuk i bejnë presion as ateher kur Vuçiq benë trambulenca duke i përdor si vegla serbet e Kosovës për interest e tij duke i nxjerrë ne protesat dhe barikada ose duke i penguar qe te dalin ne zgjedgjet locale etj.Duke e pasë për bazë këtë presion ndaj Kosovës rreth Asociacionit i cili ne fakt e prish strukturën monoetnike me tendency te futjes se elementeve te federalizimit te Kosovës është e pa lejushme dhe ai fuqishëm para Senatit,para krejtël amerikes dhe botes delë me deklaraten jo edhe befasuese pr te sakët e te sinçqertë kur thjotë se.

Asociacioni nuk ka garanci nga askush se nuk do te jetë një “Republika Serpsaka”

Për këtë askush nuk jep garanci pos me fjalë boshe qe i merr era pas disa vitesh siç po ndodhë ne Bosnje ku edhe atje ne Dejton kishte garanci,por ku mbeten,ku janë sot ato garanci nga amerika,kur “Sërpska Republika” ne Bosnje faktikisht sot veç është e ndarë.Ky është faji i Amerikës e cila as sot e kesaj dite edhe përkundrjet garancioneve ne Dejton sot ajo po heshtë,siç do te heshtë edhe ndaj Kosoves neser nese e gjen ky taksirat qe Asociacioni te formohet.Bile edhe emisari i atehershme Richard Holbrooke deklaroi haptas se formiesimi i Bosnjes në baza etnike ishte gabim i Amerikës,por e bëmë me insistimin e Millosheviqit.Uroj qe Amerika nuk e bën sot Asociacionin me insistimin e Vuçiqit e cila qonë drejte bosnjozimit të Kosovës,për te cilën dikur do te pendohet.

Atëherë shtrohet pyetja pse amerika përseri po insiston qe edhe Kosova perms Asociacionit te këtë një fate të tillë si ne Bosnje ne te ardhmënë?! Dhe me siguri do ta ketë nese ketë nuke pengon Ameika qe ne fillim?!

Kjo çafarë Escobar po vepron me presion te shtuar në insistimin e Asociacionit është një thikë pas shpine ndaj Kosovës e cila duhet te ndalët,përndryshe duke i pasë parasyshë epitetet e Serbisë dhe Vuçiqit për teriore jo forte larg Kosovën do ta përfshijnë flaka e barotit.Dhe mu për këtë arsye siç duket edhe u mbajt séanca e Komitetit për punë te jashtme te Senatit amerikan i cili i nxori në dritë disa rrugë te dredhëta nëpër te cilat emisar amerikan se bashku me Vuçiqin po ecnin ne dame te Kosovës.Dhe mu për këtë arësye fill pas përfundimit te Seances se Komitetit për jashtë te Senatit ne krye me senatorin Bob Mëkendez reagoi edhe presidenti Joe Biden ku nga Shtepia e Bradhë deklaroi se se shepjti si emisaar për Ballkanin Përendimor dhe për Kosovën ne vend te Gabriel Eskobar të cilin do ta këthej ne shtepi do ta emeroi njohetsin e mire te çeshtjeve te Ballkanit dhe Kosovës, Jim(James)O’Brien.Pritet vetem konfirmimi nga Senati amerikan.
Të ndalët,ndërpritet puna rreth Asociacionit.Çdo Asociacion kah ndarja e Kosovës?!
Kjo fantazmë serbe nuk i duhet Kosovës,sidomos pas shpalljes se pavaresisë,pas vendimit GJND se nuk kishte pengesa që Kosova te jetë e lirë,e pavarur dhe sovrane dhe se as nuk ishte deshtë qe te hapet çeshtja e ndonje Asociacioni
Unë plotesishtë e përkrah senatorin Bob Mekendez qe te bëhmi me ralë rreth Asociacionit qe te mos bëhet moll sheri nese në Kosovë duke ia lejuar qe pëmers kësja fantazme serbe Serbia edhe ne te ardhmeën ti futë hundet ne Kosovë.Sipas mendimit tim do te ishte mire qe Ameika dhe aleatet dashamirdashës te Kosovës që gjejnë diçka tjetër për te joshë Serbin te këthehët kah përendimi dhe vlerat e sajë.Por një gje është e dijtur se Perendimi këtë Serbi nacional-shovdniste e ka shumë vështirë të kethej kah vehtja sespe lidhjet e Serbis me Rusin janë vëellazerore sespe qe te dytë janë slave qe me shumë i njohin vlerat dhe zakonet e maleve,vlerat e xhungëes,vlerat e urrejtjes ndaj popujve tjerë për dominim ndaj tyre siç ka bërë në këto 100 viet e fundit duke i tkurrë trojet shqiptare,duke i vra e pre rata,duke i ndjekur e ëpëndjekur,duke i debuar ne shktetirat e Anadollit etj.Për një qetesi me te mire Përendimi dhe ne veçanti Amerika mendoj se duhet te angazhlohet qe te largohet nga kjo fantazme serbe lidhur me Asociacionin qe çone atje ku edhe është sot Bosnja,Kjo nuk i konvenon asakujt e aq me pak mikut tone te madh Amerikës e cila edhe pse na çliroi nga ata qe sot po diagolojm si me “prashit n’ujë”.mos te lejoj qe sot Kosovës ne liri qe Serbia te ia keputë një krah për mes sketerres te quajtur Asociacioni për te silin duhet te nderpritet dialogu nese përendimi dhe amerika deshiron qe ne te ardhmën të mos kënë telashe në Kosovë.
Asociacioni nuk është çeshtje e serbeve te Kosovës por e shtetit Serb qe tenton ti futë turinjet ne Kosovë perms Asociacionit.Kjo shihet edhe nga fakti se Serbia qellimshem e mbanë dhe nuk pranon te heqë Kosovën nga Kushtetua e vetëë
Këtë duhet shkurtë e qartë te ia bejë me dije Serbisë se çështja e Kosovës ka përfunduar me 1999 me çlirimin e saj,me 2008 me shpalljën e Kosovës si shtet i pavarur dhe Sovran me kufinjet nderkombetarisht te pranueshëm,me shpalljën e vendimit të GJND të drejtesisë ne Hagë më 2010 ku Kosova ligjerisht e ka shpallur pavaresisnë,dhe se se fundi fashistet me kryefashistin dhe kryeqentikun Vuçiq nuk kanë me së çka te kërkojnë ne Kosovë dhe se duhet ti këtë large duart nga ajo për qellimi djallezore te saj ti kërkoj fajle Kosovës për krimet dhe gjenocidin në kosovë,por qe i ka dyert e hapura për një bashkëpunim te sinqertë fqinjesor me Kosovë,sespe serbet e Kosovës pa përzierjën e Serbisë nga jashtë do ti kënë shumë fish punet me mire se sa kur ajo i insturmentalizon ata duke i përdor si vegla pune për te destabilizuar Kosovën.
Por,pse po ik emisari Gabriel Esclobar nga Kosova,sigurishtë jo nga deshira,por nga disfata e tij ne dialog?!
Duhet ne veçanti te theksohet se Senatori Bob Mendenez në fjalën e tij ne Seancen e Komitetit për punë te jashtme te Senatit Amerikan ne veçanti u shpreh për shqetesimet e tij për standardet e dyfishta qe po prdorën gjatë dialogut midis Kosovës dhe Serbis kur njera pale nga emisaret e BE dhe SHBA-ve kecnohet,bile edhe fyhet siç çsht Kosova kur hetizon me plote te drejtë te formoj Asocuacionin një etnik aniçse Kosva i pranoj marevshjet e Brukselit me 27 mars 2023 dhe 18 prill 2023,kurse Serbia anipse deklarativisht pohonte kurs faktikisht publikisht u delkarua disa hert[ se nuk do ti zbatoj marveshjet e Bruklsesit dhe ate te Ohrit te cilat qe ne fillim i shkeli sikur ajo ne rastin e prnimit te Kosovës ne KE kur haptazi votoi kundër anipse ne marevshje qartas përmendej se asnjera pale nuk do ta pengoj njera tjetrën e inkudrimi ne organizatat dhe organet ndrkombetare.Por përkundrazi ne mos zbatimin e marveshjeve nuk reagoi as BE e as enisarët e SHBA.Krijimi i standardeve te dyfishta ne dialog nuk është e çuditeshme nga ana e BE kur dihet se BE qellimshëm i ka zgjedhur emisaret e tyre ne dialog pro serb si Borellin dhe Ljaçakun të cilt vijnë nga dy vendert e pesshes qe se kanë njoht Kosoven nga Spanja dhe Sllovakia.Këta te dy si dhe të tjeret me herët gjithnje ia kanë mabjtë anën Serbisë dhe Vuçiqit ne kërkesat e tyre te cilat kishin dhe kanë për qellim destabilizimin e Kosovës.Emisarët ndrmjetesues të BE asnjëherë nuk reaguan siç duhet për situatat e krijuar qellimshëm nga Serbia perms kriminelve dhe bandave me qellimte destabilizimit te veriut,ata nuk reaguna as kur u vunë barikatat disa javshe vitin e kaluat,as kur Vuçiqi i nxori qellemshëm serbet e verit nga te gjitha institucionet e Kosovës,nuk raguan siç duhet a kur u majtën zgjedhjet lokale ne veri,e sidomos kur Vuçiq bente presin dhe kercnim mbi serbet e Veriut qe ti bojkotojn zgjedhjet duke u demtuar pronat,veturat,kercnimet etj.
Nga ana tjetër është shumë e quditeshme se pse krahas Borellit dhe Lajçakut kur bejnë qellimshëm standard te dyfishta ne dialog duke e kërcnuar qeverin e Kosovës e ne veçanti kryeministrin Kurti lidhur me Asociacionin,kurse duke e mos e thane asnjë fjalë për Serbin dhe Vuiçiqin kur nuk i zbatojnë marevshjet te arrijtura qe 10 vite e kendej.Por pse keta standard te dyfishte perdoren edhe nga emisaret e Amerikes ne dialog.Gjatë Adminmistrates se Trupit emisati i tij Richard Grenell ashiqare e kercnonte Kosovën lidhur me taksen dhe reciprocitetin te cilin Serbia e zbatonte por e pengonte Kosovën te bejë te njetën gje.Ai ishte aq i ashpër sa qe uredheroi qe me ultimatum mbrenda shtatë ditesh te rexohet qeveria Kurti I,por edhe për shkak se Kurti nuk pranoi ti bente shoqeri Hashim Thaçit qe se bashku te shkojnë ner Shtepin e Bradhë se bashku me Vuçiqin ku planifikohej ti futni thikat ne harten e Kosopvës.Kjo se çka bëri Grenelli me grenellistet e Kosovës është diçka e pa imagjinuar për demokracin amerikane te përzihet qellimshëm punet e Kosovës me qellim për te semtuar në dobi te Serbisë.
Por ne dialogun midis Kosovës dhe Serbisë nuk ishte aspak me i mire,me i sinçert as Gabriel Escobar i cili me bullizmin e tij ia mbante anën Serbisë për çdo gje edhe kur e drejta nuk ishte ne anën e saj e duke e kërcnuar Kosovën për gjoja mos zbatimin e Asociacionit. Nuk është fortë befasuese qëndrimet e këtilla që vijnë nga BE pro Serbisë sepse kjo është historikisht e njohur, por është shumë e çuditshme çmenduria, insistimi dhe presioni pa parara për formimit te Acociacionit një etnik serb edhe nga përfaqësuesit nga Amerika duke ia mbajtur anën Serbisë. Këtë e përkrahin edhe dy ambasadat e SHBA-ve në Kosovë e sidomos ai në Serbi sepse atje është emëruar aksidentalisht për amabasador Christopher Hill një pro serb dhe njeriu i cili ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës”.

Escobar benë presion për Asociacionin se ai do behet pa qeverin e Kosovës me “Partner Aleternativ”Thjesht jashtë instituconeve legale te Kosopvës.Kjo është mbrapeshtia e Gabriel Eskobarit?!Për këtë ai edhe do ik nga dialogu?!

Bullizimi i Gabriel Escobar shkon edhe më larg nga kërcënimet e tij se Asociacioni një etnik serb duhet të ndodh anipse çardp çoftë ai është një rrezik potencial për sovranitetin e Kosovës duke i pas parasxsh aspiratat e Serbisë për teritore apo ndarje te Kosovës.Escobar shkon edhe me largë me arrogaëncen dhe kërcnimin e tij kur thotë se Asociacionins epse këtë nuk mund ta ndalojë asnjë njeri dhe asnjë një parti”, duke i anashkaluar institucionet e Kosovës dhe sikur po harron se “ai njeri dhe ajo parti”, sot janë institucionet më të besueshme të dala nga vota e popullit, i zemëruar aq fort në këtë njeri dhe parti asi shkon edhe më larg me bullizimin e tij duke theksuar se Asociacioni nuk është punë midis Kurtit dhe Serbisë, por mes Kosovës dhe Serbisë. Pak sa e çuditshme z. Escobar e kush e përfaqëson Kosovën pos te zgjedhurit e popullit ,po ai si me cinizëm vazhdon kur thotë “do te gjenden edhe partner tjerë “alternative” dhe Asociacioni do të bëhet. Po kush janë ata “partner alternativë” të cilët në Kosovë nuk mund ti gjejë fare,Kurse ne anën tjeteë Escobar por edhe Hill e mbeshtesin Serbin në çdo gjë edhe ateherë kur ajo i rren dhe i mashton, nuk e kundërshtojnë Serbin edhe atehrë kur ajo nuk I zbaton marveshjet e arrijtura.Vuçiq doli hapatas kundër marveshje se Ohrit bile edhe e shkeli ate me kercnime se nuk,do te zbatoj kurse Eskobar dhe Hill heshtin nuk ragojn fare kurse nga ana tjeter pales kosovare don me ia nxjerrë syt pa asgje.Kjo se çfarël bejnë emisarte e amerikës ne dialogun me Serbin nuk i ben mire vlerave demokratike amerikane,sjelljet e tyre janë kundër qendrimeve dhe politikave amerikane dhe sit e tilla e demotojn vete fuqin demokr atike te vetë Amerikës.Prandej sit e tiil nuk janë te përshtatshëm qe edhe me tutje te qendrojn ne pozitat e tyre.Vrejtjet ndaj Eskobarit dhe sjelljës se tij ne dialog midis Kosovës dhe Serbis u pane edhe ne séance e Komitetit më jashtë te Senatit Ameikan.
Siç dihet duke e pasë parasysh situatën e këtill Presidenti Biden ka vendos qe te bëjnë ndryshime ne politikën e jashtme,për te ruajt”fytyrën”dhe vlerat demokratike te Amerikës qe po keqpërdorën nga disa emisar dhe ambassador duke izavendesuar aa me te tjerë te cilet me dinjitetshëm i mbrojnë vlerat e demokracisë Amerikane.Por kur është fjala për Ballkanin Përendimor ky ndyshim është i domosdoshëm duke i larguar ata dhe po tentojnë te shtijë”mish dhie”ne dialog midis Serbisë dhe Kosovës,duke qenë jo parimor,jo korrekt dhe anim ashiqare kah agresore,kah Serbia fashiste e Vuçiqit.
Presidenti Biden heq dorë nga Gabriel Escobar për shkak te presionit të tij ndaj Kosovës ne Dialog,e nddron em diplomatin e akrieres Jim(James O’Brien)?!
Në qendër te vemendjes është ne veçanti emisari Gariel Escobar qe ne vend te tij pritet te emerohet ish-te derguarin amerikan për Ballkan,Jim(James)O’Brien si ndihmes te Sekretarit te Shtetit për çeshtjet Evropiane dhe Euroaziatike,qe do te thotë se posa te konfirmohet propozimi I Presidntit Biden nga Senati,James O’Brien do te marrë automatikisht edhe rolin e emisarit ne dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Jems O’Brien është një diplomat kariere I cili e njeh shumë mire gjendjen ne Ballkanin përendimor,ishte keshilltar i ish-Sketretares së Shtetit Madeleine Albright .O’Brien ka qenë pjesë e delegacionit amerikan gjatë negociatave në Rambuje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në vitin 1999.
Prandej ma ardhjen e Jems O’Brienit si emisar ne dealogun midis Kosovës dhe Serbisë do te ndryshojnë shumë gjera do te flaketn standardet e dyfishta qe i vuri Escobar se bashku me proserbet e BE Borrell dhe Lajçak duke e ledhatuar Serbin edhe atëeher kur nuk I zbationte marevshjet,edhe ateherë kur Vuçiq e bente tingllim kalurimin e kriminelve dhe bandave kriminele ne Veri te Kosovës,edhe atehere kur Vuçiq I terhoqi serbet e veriut qellimshem nga institucionet e Kosovës dhe nuk I lejoj as te dalin ne zgjedhjet locale,etj.e nag ana tjeter për Asociocionin I kercnohej Kosoves,qeveris se saj,prisedences çfare beri shkeljën e normave dhe vlerave demokratike te shpqerisë amerikane.
Se kendejmi qaveria Kurti rreth Asociacionit nuk duhet te ngutet dhe se nuk ka se për çka te nguitet kur dihet se Serbia nuk po I zbaton por edhe haptas del kundër marevshjeve te Brukselit dhe Ohrit,atehere qe ngutje rredh formimit te Aspociaciopnit është I pakuptimit.Por,derisa Serbia dhe Vuiçiq qetë kushte bile edhe kërcnohet siç po bënë për çdo ditë edhe me akte terroriste ne Kosovë qeveria e Kosovës duhet ti vejë kushte Serbisë se nuk do te këtë Asiciacion pa pa kethimin e serbeve te veriut ne institucionet e Kosovës,pa njohjeën e Kosovës si shtet dhe me heqjeën e Kosovës nga Kushtetuta e saj.Dhe pasiqe Serbia ti plotesoi këto kushte krejtë ne fund mund te flitet dhe te formohet Asociacioni,edhe ateherë jo siç kërkon Serbia por ne bazë te ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës.
Pa plotesimin e këtyre kushteve nga an e Serbisë as se si Kosova nuk guxon te vazhdoi punën rreth Asociacionit sespe ne këtë menyrë e demton vehtën,sovranitetitn dhe integritetin e shtetit,anashkalimin e vendimit et GJND,qe te gjitha këto sjellin domosdoshmerisht”Repubika Srpska”brenda Kosovës ngjajshëm me ate ne Bosnje,kur nderkombetaret e nder ta edhe Amerika dhanë deklarata dhe obligime boshe se kjo nuk do te ndodh,por kjo ndodhi,e tashti nderkombetarët por edhe Amerika po I rrudhin krihet dhe s’po kanë çfarë ti bëjnë Dodikut

Shkrime

Amnistia që vulosi pazarin

Nga Desada Metaj

Rikthimit në normalitet i punimeve të kuvendit të Shqipërisë i parapriu një marrveshje që PS dhe Rithemelimi u përpoqën ta mbajnë të fshehtë dhe ta bëjnë të duket një dakordësi mes dy forcave politike. Në fakt, ky do kishte qenë dhe akti më normal mes dy faktorëve politikë që kanë kundërshti por duan më të mirën për vendin dhe qytetarët që përfaqësojnë. Por nuk është ky rasti. Sepse qeverisja e 11 viteve ështe në degradim e sipër dhe pjesa opozitare e Sali Berishës ka për qëllim veç ta mbajë këtë të fundit gjallë politikisht. Jo më kot vitet e fundit dozat për “bashkëpunim me regjimin” dhe tradhtarët që Berisha zbulon janë të gjitha në funksion të halleve të Foltores së tij. Kështu ndodhi dhe me rikthimin në parlament të normalitetit,çmimi i të cilit ishte një tjetër copë rrënimi nga morali i opozitës së përfaqësuar nga Sali Berisha.

Le ti marrim me radhë.

Një nga kushtet e marrveshjes ishte krijimi i komisioneve hetimore parlamentare. Dy të tillë u krijuan sa hap e mbyll sytë por pas dy muajsh, i vetmi produkt i tyre kanë qenë lajmet për sherre dhe batuta bajate mes deputetëve. Pa harruar që me vetëdije të plotë, Albana Vokshi si kryetare e komisionit hetimor për koncencionet në shëndetësi hoqi nga objekti i hetimit 2 koncencionet e Spitalit Amerikan. Amnistimi i Klodian Allajbeut u erdhi për mbarë dhe socialistëve e ndërkohë, objekt i këtij komisioni ka degraduar në sherrin banal mes deputetëve. Asnjë fakt, asnjë dokument dhe asnjë dëshmi nuk është publikuar ende pas dy muajsh kur ndërkohë milionat e abuzimit janë të dukshme dhe me sy të lirë. I ngjashëm duket dhe fati i komisionit hetimor për sistemin Tims. Ku objekti dhe serioziteti i hetimit nuk varet nga hetimi i hryje daljeve në Tims por nga hyrje daljet e Salianjit në sallën e Gjykatës së Apelit ku pritet të jepet vendimi për të.

Një tjetër pikë e marrveshjes mes PS dhe Foltores ishte dhe amnistia. Ajo u paketua shpejt e shpejt nga Gaz Bardhi dhe Ulsi Manja që të cilët nxituan të deklaronin se nga amnistia do të përjashtoheshin zyrtarët e korruptuar me vendim nga Gjykata e Posaçme. Por vetëm pak ditë më vonë rrjeti i gazetarëve INA në një shkrim të publikuar konfirmoi zyrtarisht nga Spak se janë me dhjetra ish zyrtarë të dënuar për korrupsion që kanë përfituar nga amnistia. Dhe jo më larg se dje i pyetur nga BIRN mbi lirimin e zyrtarëve dhe magjistratëve të korruptuar, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi, ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi nuk komentoi. Ajo që do mbahet mend nga amnistia Bardhi- Manja do jetë lirimi i një banditi dhe ndalimi i tij të nesërmen me urgjencë si “gabim” mes rreshtave.

E fundit pikë e marrveshjes mes PS dhe Foltores dhe që ktheu normalitetin në kuvend ishte ajo për komisionin e reformës zgjedhore. Por për këtë as ja vlen të zgjatesh sepse 1 vit para procesit elektoral edhe me naivi e kupton që nuk mund të ndërrohen rregullat e lojës. Për më tepër që Ramës, ky kod dhe këto rregulla i vijnë për shtat sepse i ka bërë siç i duhen. E vetmja arritje e kësaj pike të marrveshjes ishte që Oerd Bylykbashit iu gjet hapësirë për të folur në media meqë protagonizmi i Gaz Bardhit e kishte lënë në hije.

Pra në fund, ajo që duket është se marrveshja e rikthimit në normalitet të parlamentit në të gjithë pikat e saj e ka dëshmuar se ishte thjesht një pazar i lyer me ngjyra revolucioni, boja e të cikit zgjati vetëm pak javë. Ajo tregoi dhe njëherë se morali i munguar i opozitës është forca që e kalon Ramën gjithmonë në avantazh. Sepse problemi nuk qëndron tek marrveshja por tek baza mbi të cilat ajo ndërtohet, pritshmëritë dhe projektimi për të ardhmen. E nëse marrveshjet bëhen për të krijuar një mur të ri mbrojtës për ca të korruptuar të tjerë (ndoshta më të vegjël) apo për lojra meskine të politikës së ditës rezultati do të jetë ky që kemi sot. Shumë zhurmë, pak revolucion dhe aspak opozitë cilësore!

Continue Reading

OPINION

Dëshmitar i sherrit/ Përplasje Veliaj-Baton: Jep dorëheqjen

Nga Andi Bushati

Përplasja e fundit mes Baton Haxhiut dhe Erion Veliajt më ndriçoi në mënyrë të papritur një nga enigmat që më mundonte prej kaq kohësh, atë se pse në bashkinë e Tiranës kanë vjedhur kaq trashë. Unë isha, në një farë mënyre, dëshmitar i “sherrit”. Ose, më mirë të thuash, rastësisht prezent, në vendin ku ai nisi. Gjendeshim në studion e Çim Pekës. Tema e diskutimit ishte thirrja në SPAK e Veliajt dhe skandali i “5D”, drejtorëve të bashkisë që akuzohen se ngritën një kompani private, për të grabitur paratë publike që tenderonin me firmën e tyre.

Ashtu sikurse ndodh rëndom në debatet tona, mbështetësit e qeverisë ishin përballë nesh, kritikëve të saj. Pyetja që u shtrua ishte: Qoftë dhe moralisht, pas skandaleve të zbuluara, a duhet të jepte Veliaj dorëheqjen. Me shumë vështirësi, duke dredhuar disa hërë, kolegu Lorenc Vangjeli, tha më në fund, me gjysëm zëri, se ai duhet të respektonte mandatin e atyre që e kanë votuar majin e shkuar.

Edhe Baton Haxhiu tentoi të mos përgjigjej, provoi të rëshkasë dhe më në fund, si pa shumë dëshirë, gjeti një formë elegante për të mos u bërë njësh me hajdutët: “Në kushte të tilla unë do të jepja dorëheqjen”, guxoi të thotë. As nuk e akuzoi Erionin si vjedhës, as tha e meriton burgun, as pretendoi se ka prova kundër tij. Madje, madje, as i kërkoi që të ikte. Këtë e la thjeshtë në moralin e tij. Dhe ky qe krimi i madh që bëri.

Të nesërmen e emisionit, të njëjtën ditë kur Veliaj duhet të shkonte në SPAK, portretin e Batonit e pashë në një fotomontazh të shpërndarë nga propogandistët e bashkisë, ku bashkë me mua dhe të tjerë, renditeshin armiqtë e Lalit. Kur doli nga Prokuroria e Posaçme, Veliaj e futi edhe Haxhiun në listën e “llumit”, “interesaxhijve”, “maskarenjve”, të cilën e kishte përpiluar vetë. Dhe pse? Pasi siç shpjegoi, kishte parë një natë më parë debatet politike. Pikërisht atë ku Batoni nuk e konsideroi dorëheqjen si një sakrilegj.

Pyetja që më lindi teksa ndiqja këtë dalldi ishte: a i interesonte ish kreut të 99-shave, ky reagim kaq asimetrik, në këtë moment? A i voliste të hapte një konflikt me një gazetar që njihet si mbështetës i forcës së tij politike dhe i kryeministrit Rama? A nuk përçonte kjo mesazhin se ai po braktiset edhe nga krahu i tij? A nuk i rikujtonte kjo njerëzve faktin se, që kur i kanë rënë në burg drejtorët, askush nga ish përkrahësit publikë, nuk përbetohet më me zë të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin, apo zotësinë e Lalit?

Pra, qoftë edhe taktikisht, nëse do të kishte konsultuar një specialist të vërtetë mardhëniesh publike, ai do ti’a kishte shkëshilluar Veliajt konfiktin me Batonin. Jo thjeshtë sepse ky nuk bëri ndonjë herezi, por sepse atij vetë nuk i interesonte. Po ashtu, ai me siguri nuk do ti kishte rekomanduar ndërprerjen e quravitjes qesharake kundër emisioneve politike, ndërkohë që ai kontrollon mbi 90% të audiencës televizive. Mbi të gjitha do ta porosiste që të mos krijonte armiq të rinj, tani që është me një këmbë në varr.

Por, Veliaj ndoqi rrugën e kundërt. Ai prodhoi një zinxhir gafash që iu kthyen në boomerang, fiks ashtu siç bëri kur u përpoq të manipulonte me fletëthirrjen nga SPAK. Tha se do të shkonte vetë, por i botuan dokumentin e kërkesës së prokurorëve. Nxitoi të paraqitej dy orë përpara kohës së paracaktuar, për të mos u kapur nga kamerat e reporterëve, por ato e fiksuan duke pritur i shpërfillur te vendi i dezhurnit të prokurorisë. I trajtoi miqësisht si kolegë ata që do e pyesinin, por të njëjtët nuk e lëshuan për plot tetë orë.

Po çfarë i bën bashkë dy gjëra që duken kaq të largëta: incidentin me Batonin dhe përpjekjen për të manipuluar me fletëthirrjen e SPAK-ut? Ajo është një e vetme: lëhtësia e padurueshme për tu sjellë si një fëmijë i parritur. Përpjekja për të gënjyer duke përdorur marifete të një nxënësi filloreje. Veprime të pakuptimta që kthehen në boomerang.

Kjo është në fakt një karakteristikë e mbarë bandës së bashkisë.

Vetëm kur e sheh se sa të lehtë, naivë, çiliminj janë në komunikimin publik, në mënyrën si prodhojnë konfliktet dhe reken të manipulojnë debatin, e ke më të kollajshme për të kuptuar se me po të njëjtën mënyrë idiote dhe debile kanë tentuar të na vjedhin. E bënë pa u lodhur fare, duke ngritur një firmë të tyre, për ti kaluar direkt paratë e buxhetit të bashkisë.

Këtu qëndron, në të vërtetë, veçantia e Lalit dhe enturazhit të tij, ajo e njerëzve bazikë, me 200 fjalë fjalor, që tregëtojnë gënjeshtra të trasha dhe që grabisin pa qenë në gjendje të fshehin as gjurmët. Ata i vërsulen Batonit, me të njëjtën shpërfillje mendjelehtë si arkës së shtetit. Ata nuk janë në gjendje të kuptojnë se, qoftë dhe për të qenë manipulator apo hajdut, duhet një lloj talenti. Për fatkeqësinë e tyre ata kanë qenë të bindur se e kishin me bollëk atë. Pushteti i madh që i’u ra në krye si dhuratë, çantat e zeza që u dërgonin pronarëve të TV-ve, i yshtën ti besonin projektimit fallco të vetes, në kronikat e gatshme që dërgonin në ekrane. Ata imponuan fabulën e një qyteti më të gjelbëruar duke ngritur kulla, e një Tirane më të pastër duke vjedhur me inceneratorin, e një ajri më të përmirësuar duke zhdukur matjen e tij. Ata i ngjanin atyre grave të dëshpëruara, që pasi janë rindërtuar nga kirurgu plastik, fillojnë e imagjinojnë se ashtu i ka pjellë nëna. Ky vetëbesim i bëri edhe më arrogantë edhe më mendjelehtë, aq sa arritën deri këtu.

Pikërisht në këtë rrugë po vijojnë edhe tani, duke tërhequr përmes sherreve të kota vëmendjen tek vetja dhe duke harruar instiktin e gjithë mëkatarëve, që presin në heshtje të qetësohet fortuna, me shpresën se me kalimin e saj edhe mund të harrohen. Jo. Veliaj dhe banda e tij vazhdojnë naivisht të shpikin armiq, duke mbetur në qendër të vëmendjes dhe duke ia hequr edhe një SPAK-u që reket ti amnistojë, mundësinë për të mos u marrë me ta.

I tillë qe dhe sherri në fillimin e të cilit qëllova prezent dhe unë. Lali krijoi një përplasje pa shkak dhe të panevojshme, pa u merakosur që kështu mund të forconte, më kot, perceptimin se po sulmohet edhe nga krahu i Ramës. As këtë herë ai nuk e humbi rastin për t’u treguar halldup në komunikim, njësoj si në grabitje.

/Lapsi

Continue Reading

Shkrime

SHBA kërkon kokën e Vulin, familja mafioze ngre qeverinë

Mbledhja e fundit e Qeverisë së Serbisë solli një rikthim të madh. Aleksandër Vulin non grata merr postin e zv/kryeministrit.

Pavarësisht sanksioneve të SHBA-së për përfshirje të dyshuar në krim transnacional, operacione të paligjshme të narkotikëve, korrupsion dhe zgjerim të ndikimit rus në Ballkan, ish kreu i shërbimit sekret kësaj radhe nuk ka marrë ndonjë departament, por postin e zëvendëspresidentit dhe sipas informacioneve jozyrtare, ai do të ketë përgjegjësi që lidhen me industrinë e përkushtuar.

Vulin, një mik i mirë i presidentit Aleksandër Vuçiç, ishte jashtë detyrës vetëm për gjashtë muaj. Ai dha dorëheqjen si drejtor i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit më 3 nëntor 2023.

Në deklaratën që ai dha për këtë atë rast, falënderoi presidentin serb për “mundësinë për të mbrojtur serbët dhe Serbinë” dhe ka kërkuar që Vuçiç të mbetet “president i të gjithë serbëve”.

“Presidenti ynë dhe Serbia po përballen me kërcënime dhe shantazhe që mund të krahasohen vetëm me ultimatumin austro-hungarez të vitit 1914. Na kërkohet të njohim Kosovën, të largohemi nga Republika Srpska dhe të mos jemi vend dhe komb sovran duke vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse. Nëse do të pranonin ta bënin këtë, kërkesa e radhës do të ishte dëbimi i investimeve kineze, varësia e pakushtëzuar teknologjike dhe ekonomike nga perëndimi, si dhe vazhdimi i shpërbërjes politike dhe territoriale të Serbisë dhe pranimi i vlerave perëndimore në të cilat nuk ka vend për familjen dhe kombin tradicional dhe në fund të fundit për drejtësinë sociale” – pati deklaruar atë kohë Vulin i cili gjithashtu nuk harroi të akuzonte SHBA-në dhe BE-në se “kërkonin kokën e tij” si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë.

“Për të mos u shqetësuar për Republikën Srpska dhe mbijetesën e saj dhe për të mos besuar në pashmangshmërinë e bashkimit të serbëve dhe krijimin e botës serbe, unë refuzoj të heq dorë nga politika e neutralitetit ushtarak dhe vëllazërisë me Rusinë dhe Kinën.

Kjo është një fitore e vogël për SHBA-në dhe BE-në, por edhe një fitore e madhe për mua sepse dëshmova se për Serbinë dhe popullin serb ia vlen çdo sakrificë”- kishte theksuar Vulin.

Ambasada amerikane njoftoi menjëherë atë kohë se nuk kishin asnjë rol në vendimet e personelit të autoriteteve serbe”.

“Pozicioni ynë për zotin Vulin është i njohur. Ai mbetet nën sanksionet e SHBA. Mezi presim të vazhdojmë të thellojmë partneritetin tonë me Serbinë në rrugën drejt integrimit të saj të plotë në Evropë dhe komunitetin euroatlantik” – thuhej në reagim.

Gjatë kohës që Vulin ishte në krye të BIA-s serbe, mbahen mend për shumë skandale por “Ndoshta dështimi i tij më i madh dhe në të njëjtën kohë arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së tij ishte pikërisht moszbulimi i planeve të grupit të Radoiçiçit që mori pjesë në incidentin e armatosur në Banjska më 24 shtator”- thuhet në një deklaratë të Forumit, për sigurinë dhe demokracinë…………………..

Kur bëhet fjalë për postin e tij në departamentin e policisë, skandali më i madh u shkaktua nga përgjimi i opozitës ruse që u takuan në atë kohë në Beograd, një aferë që përfundoi me arrestimin e tyre.

Njëri prej tyre, Vladimir Kara-Murza, ka folur për këtë në një intervistë për të përditshmen “Nova” dhe ka treguar në detaje se si është ndjekur nga pjesëtarët e policisë serbe.

“Një javë pas takimit tonë, Vulin udhëtoi për në Moskë dhe personalisht çoi atje transkriptet e bisedave tona të përgjuara” – ka treguarMurza.

Rastësisht apo jo, pas dorëheqjes nga BIA, Vulin-it iu dha Urdhri i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) i nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin. Ai me atë rast tha se urdhri i është dhënë për meritat e tij në bashkëpunimin ndërmjet shërbimeve ruse dhe serbe.

Më vonë presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik e emëroi atë anëtar të Senatit të Republikës Srpska. Dhe tani,  si përkrahës i teorisë së “botës serbe” ai është blrë pjesë e qeverisë së re serbe.

 

Continue Reading

Shkrime

Edhe njëherë: Erion Veliaj duhet të dorëhiqet menjëherë!

Nga Baton Haxhiu

Para pak orësh Erion Veliaj bëri një paraqitje të ethshme televizive duke i sulmuar egërsisht analistët televizivë me theks të veçantë.

I pushtuar nga frika e një procesi gjyqësor dhe ndjenja e pakëndshme e nxënies me presh në dorë në një mal aferash korrupsioni, Veliaj nuk hezitoi të kursejë cilësime fyese si ‘llum’, ‘maskarenj’, ‘interesaxhinj’ e ‘njerëz të poshtër’ ndaj analistëve televizivë, të cilët i kërkuan llogaridhënie politike për shpërthimin e skandaleve të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës.

Kur presidenti amerikan Franklin Delano Roosevelt mbajti fjalimin e tij të famshëm mbi Katër Liritë më 6 janar 1941, ai vuri lirinë e shprehjes së pari.

Kryebashkiaku i Tiranës citon dukshëm presidentin amerikan pa e lexuar kurrë atë.

Pasi doli nga marrja në pyetje prej prokurorëve të SPAK-ut, për një ditë të tërë, kryebashkiaku i kryeqytetit ishte dukshëm në një gjendje konfuzioni.

Fillimisht i cilësoi disa herë prokurorët si “kolegët e tij”, më pas shpjegoi se ka bashkëpunuar me hetimin e inceneratorëve, duke iu referuar natyrshëm vetëm dokumenteve të qeverisë, sepse (deklaroi sërish) për punën e bashkisë, gjithçka është në rregull.

Por ajo që erdhi më pas ishte e pabesueshme.

Veliaj citoi Roosevelt-in duke thënë “Dua të gjykohem nga armiqtë e mi” dhe më pas sulmoi me dhunë të paparë një sërë gazetarësh dhe pronarësh mediash.

Jo vetëm që i ka fyer në grup, por i ka cituar një nga një, duke thënë se secili prej tyre ka bërë kërkesa në Bashki, duke paralajmëruar se të gjitha këto kërkesa do të refuzohen.

Në fakt, vizita e tij në SPAK dhe përfolja e shtuar publike e rasteve të korrupsionit brenda bashkisë është vetëm maja e ‘iceberg’-ut e një sistemi të frikshëm të vjedhjes sistematike, shkëmbimit të shërbimeve për interesave të ngushta dhe dhënies së favoreve ekonomike në këmbim të mbështetjes ekonomike të udhëhequr nga Erion Veliaj.

Nëse ‘Lali’ në majë të skemave kriminale mendon se unë duhet ta kursej nga kërkesa e dorëheqjes edhe në kushte kur tërë të emëruarit e tij janë përfshirë në hetim mëse të merituar kriminal, atëherë ai nuk është thjesht gabim, sepse shembulli i punës sime për tridhjetë vite në gazetari dhe angazhime publike tregon krejtësisht të kundërtën.

Po ashtu, gënjeshtra e tij se unë i paskam kërkuar ‘sondazhe’ me çmime të ‘panevojshme’ nuk shpërfaq thjeshtë brendësinë e një njeriu paskrupuj dhe mashtruesi.

Fundja, unë me Erion Veliajn kam bërë vetëm biseda shumë sipërfaqësore në gjithsej dy apo tre takime për tërë jetën time, sepse mungesa e personalitetit moral dhe cektësia e tij politike kanë shkaktuar brenda meje vazhdimisht një dëshirë të papërmbajtshme për të qëndruar sa më larg tij.

Sidoqoftë, shpikja e tij se kritika ime buron nga mospërmbushja e disa kërkesave për ‘sondazhe’ me ‘çmime të panevojshme’ shpërfaq nënvetëdijen e korruptuar të të parit të kryeqytetit të Shqipërisë.

Një fabulë e tillë buron nga një mendje, e cila edhe në nivelet më të skajme të gënjeshtrës, nuk mund të përfytyroj se kërkesa për dorëheqje vjen nga motivi i thjeshtë për llogaridhënie demokratike, mundësim të një hetimi pa presione institucionale dhe përgjegjësia politike nën kushte të një skandali të jashtëzakonshëm publik.

Këto nocione janë krejtësisht të huaja për një padinjitet si Veliaj sepse i tërë botëkuptimi i tij politik është transaksional: blerje dhe shitje e mbështetjes politike me shërbime e favore të ndryshme nga bashkia e interesave të tij.

Po ashtu, përfundimi i tij se unë jam një njeri i përzënë nga Kosova tregon më shumë sesa një pasaktësi faktike.

Unë vijoj të punoj pa reshtur në Kosovë e Shqipëri jo vetëm për t’i dhënë shtysë së mëtejme zhvillimit të gazetarisë mes dy vendeve por edhe duke shërbyer si një qytetar i angazhuar.

Në Kosovë, unë jam sulmuar për motive politike nga një parti në diskreditim e sipër si VV-ja e Albin Kurtit, gjuha helmuese e së cilës ka dhënë rezultatin e dhimbshëm për stërkeqjen mes marrëdhënieve ndër-shtetërore mes Kosovës e Shqipërisë, përçarjes së shqiptarëve në Preshevë, Maqedoni të Veriut dhe zvogëlimit të mbështetjes për një numër kërkesash kombëtare për shqiptarët në Mal të Zi.

Sido që të jetë, sot duket krejtësisht e qartë se sulmet e tyre të vrazhda në masë të madhe kanë qenë të motivuara për fshehje të përfshirjes së vetë atyre në skema mafioze.

Derisa dikur ata drejtonin gishtin kah meje si një prej udhëheqëseve të mafies energjetike të GEN-it, sot janë pikërisht eksponentët e VV-së të cilët po hetohen për shpërdorim të milionave me po të njëjtën kompani.

Me këtë logjikë, Veliaj është përzënë nga Kosova jo vetëm në dhjetëra fletërrufe politike që ka shkruar dora e shthurur e propagandistëve të partisë, por edhe në rastin kur Kryeministri i Kosovës i mbylli derën e zyrës së tij në mes të Prishtinës.

Vetë Veliaj dënonte gjuhën e përbaltjes të të njëjtit subjekt duke vepruar sipas praktikës politike të ‘djalit të Fahriut’ apo ‘suflerit të Orjolës’ në Tiranë.

Pse Veliaj përdor saktësisht të njëjtën logjikë ndaj meje?

Më kryesorja është se Veliaj është politikisht i zbrazët, njeri pa mendim personal dhe identitet politik.

Sjellja e tij nuk ndikohet prej asnjë pikëpamje ideologjike por krejtësisht prej nevojave për mbijetesë në rrethana të ndryshme politike.

Ai mund ta dënojë sot gjuhën e përbaltjes dhe nesër ta kultivojë atë, ai sot mund ta mbështesë politikën e përafrimit Kosovë-Shqipëri dhe t’i fryjë erës së përçarjes mes dy vendeve, ai mund të jetë sot në favor të politikave rajonale të Shqipërisë dhe nesër kundër tyre, varësisht nga efekti i mundshëm elektoral dhe interesi i tij financiar.

Në mungesë të një identiteti vetanak politik, Veliaj vë në përdorim një ligjëratë krejtësisht jokoherente politike të mbushur me plot kundërthënie dhe standarde të dyfishta. E rëndësishme mbetet gjithsesi se kjo valë akuzash e ofendimesh të shfrenuara është edhe një instrument politik në duart e një njeriu në situatë të dëshpëruar.

Ai përpiqet që ta pakësoj vlerën e kërkesës së drejtë për dorëheqje duke zvogëluar besueshmërinë personale të personave prapa kësaj dorëheqje.

Kjo megjithatë mbetet asgjë më shumë sesa një teknikë e dobët propagandimi e një njeriu të dyzuar mes show-it të shndritshëm të Instagramit dhe botës së errët të krimit të organizuar.

Mirë, Erion, e zëmë për një çast se të gjithë ne jemi edhe të poshtër, edhe maskarenj dhe asgjë hiç më shumë se një llum.

A e ndryshon kjo faktin se një kryetari të cilit i bien të gjithë drejtorët me rëndësi në një proces gjyqësor për skema kriminale, një figure politike e cili po ashtu është nën hetim nga SPAK dhe njeriu kryesor në krye të aferës së djegësëve duhet të japë dorëheqje në një shoqëri të mirëfilltë demokratike? Aspak.

Në fakt, dorëheqja është më e pakta sepse në një rrethanë normale do ishe prej kohësh i mbyllur në një hapësirë të ngushtë pas grilash.

Prandaj, në vend të luftërave shterpë për tërheqje të vëmendjeve të audiencave të militantëve patronazhistë, është më e udhës që diskutimi për këtë çështje të ndodhë brenda një kornize demokratike, sado e vështirë të jetë një ndërmarrje e tillë për ty.

E vështirë është, natyrisht, edhe të përplasesh pas shembullit të Saimir Tahirit, nga një artist i politikës së rrjeteve sociale me ëndrra të pambështetura për tu bërë një yll i politikës kombëtare, në një emblemë të stërkeqjes morale me shumë pak kontribute përmbajtjesore në sferën publike.

Asnjëherë s’e ke fituar asnjë garë politike.

Edhe diçka për fund.

Për mua që shkruaj ndër të tjera u qortova se kisha ardhur në Shqipëri, sepse isha dëbuar nga Kosova.

Në të njëjtën kohë, stafi i tij nga Bashkia ka shpërndarë një postim me fytyrat e gazetarëve të cituar: një listë e vërtetë eliminimi.

Unë që shkruaj nuk më pëlqen të flasë për veten time, por kryetari duhet ta dijë se ne shqiptarët e Kosovës i kemi rezistuar shumë persekutimeve dhe diskriminimeve të tjera, kemi jetuar një luftë.

Dhe ju gjithashtu mbani mend që ne e fituam atë.

Tani pyesim veten nëse një njeri që tregon një respekt kaq të ulët për mediat e vendit të tij dhe që shkon aq larg sa i kërcënon publikisht ato, duhet të lejohet të qeverisë kryeqytetin e një vendi që dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Përsa i përket bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Kur Tommaso Buscetta u pendua dhe filloi t’i tregonte gjykatësit Falcone për organizimin e Cosa Nostra-s, ai pushoi së qeni mafioz.

Continue Reading

Shkrime

Vuçiç gjunjëzohet, përkulet dhe puth duar

Interesante, por edhe disi të pabesueshme, nëse i krahasojmë kur shfaqet brenda dhe jashtë vendit, paraqitjet e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Në adresimet e tij për opinionin vendor, nga Presidenca apo përmes disa mediave pro-qeveritare, Vuçiç sulmon të huajt, thotë se Serbia “nuk është një grusht tërshërë” dhe se askush sipas tij, nuk mund të vendosë për politikën që ajo ndjek. Pastaj çdo udhëtim I tij jashtë vendit dhe deklaratat që ai përcjell janë dukshëm tjetër gjë. Ai falënderon të huajt për mbështetjen, betohet për miqësi si me Perëndimin ashtu edhe me Lindjen dhe në vend që t’u japë përgjigje të forta të huajve, siç bën kur flet për opinionin serb Brenda vendit, ai merr goditje grushti mbi tryezë, si në rastin e Këshillit të Sigurimit, pasi doli lakuriq se po gënjente.

Ditët e fundit, presidenti i shtetit serb, ndoshet më shpesh në Nju Jork se sa në Beograd, ku po merr pjesë në lobimin ekipor kundër votimit të project rezolutës për Srebrenicën, teksa mediat proqeveritare po publikojnë suksese të mëdha dhe fitore diplomatike që presidenti po arrin me ekipin e tij, por realiteti fatkeqësisht nuk është aspak rozë. Asgjë nuk ka ndryshuar për asnjë pikë në raport me qëndrimet e mëparshme të partnerëve ndërkombëtarë në lidhje me rezolutën.

Së pari, kujtojmë se Vuçiç u përpoq të manipulojë  kryesuesen e seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së  për Kosovën, Vanessa Fraser, dhe të kërkonte tre minuta shtesë për debatin, të cilën ajo e refuzoi me forcë dhe i tha presidentit se gjithçka ishte dakorduar në agjendën e mëparshme.
Duke përplasur grushtin e saj në tryezë, ajo e bëri Vuçiçin të vetëdijshëm se nuk mund të flasë të pavërteta dhe të mashtrojë ekipin e njerëzve që punojnë në OKB. Vuçiçit iu desh ta pranonte këtë, gjë që me shumë mundësi nuk do të ndodhte kurrë në Serbi, ku ai është i fokusuar vetëm te audienca dhe elektorati i tij.

Shembulli më i mirë për këtë është udhëtimi i fundit i kreut të shtetit në Francë, ku u takua me presidentin Emmanuel Macron. Takimi i tyre u prezantua në media si kulmi i miqësisë  dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. Vucic tha se foli me presidentin Emmanuel Macron për tre orë dhe se ata patën një takim shumë të përzemërt.

Vetëm ky shembull vërteton se Vuçiç ka një  retorikë krejt tjetër kur është jashtë vendit dhe tjetër kur kthehet në Beograd dhe paraqet detajet e vizitës së tij.

Nuk ka rëndësi kush është në anën përballë tij, presidenti serb përgjigjet “pa frikë” dhe nuk përkulet, edhe pse ai është para një të fuqishmi.

Për këtë lloj qëndrimi kemi dëgjuar edhe për Vuçiçin në përballje me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kur e ka pyetur për kinezët gjatë takimeve në Shtëpinë e Bardhë.

Nëse do ta shohim pamjen më të gjerë e me vërtetësi, përtej interpretimeve të Vuçiçit, shohim se “presidenti më i respektuar në historinë e fundit të Serbisë”, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Shtëpinë e Bardhë, duket sikur kishte shkuar atje për t’u marrë në pyetje nga Presidenti i SHBA. Fotoja e dërguar nga Zyra Ovale shkaktoi edhe reagimin tallës të miqve të tij rusë, të cilët e respektojnë Serbinë më shumë se kurrë falë njeriut që është në krye të saj……………..

Po të shkojmë edhe më tej, do ta shohim kreun e shtetit serb, se si gjatë festimit të 100 vjetorit të fitores në Luftën e Parë Botërore, është shtyrë tërësisht në rreshtin e fundit.

“Nuk kishte të bënte as me renditjen alfabetike, nuk e di se si dhe kush e kishte rregulluar në atë mënyrë, dhe nëse do të bëja një skandal atje, ju them se nuk ishte as koha as vendi” –  u tha Vuçiç atë kohë gazetarëve, dhe shtoi se “dyshon atë që ndodhi atje, por nuk mund të flasë publikisht për këtë”.

Dyshimet e atyre që pretendojnë se Vuçiç ka dy fytyra – një për të huajt dhe tjetrën për publikun vendas, ndoshta më së miri i ka përshkruar historiani Milan Protiç

“Ai jashë Serbisë gjunjëzohet, përkulet, puth duar. Kompleksi i tij i inferioritetit është i dukshëm, pavarësisht nëse është Putin, Xi Jinping, Trump, Biden. Sipas atyre që vjellin fjalë, ai është më i vogël se fara e lulëkuqes sepse e di që nuk vlen asgjë”
Dikur, gjatë një prej paraqitjeve të tij të shumta, i ftuar në kanalin e tij të preferuar televiziv ‘Pink’, presidenti u shpjegoi njerëzve se si bisedon me ambasadorët e vendeve të fuqishme, duke thënë se shpesh zemërohet për shkak të përpjekjeve të tyre për të vendosur Serbinë. Kujtoj se në vitin 2021 në Kosovë kishte një situatë krize, kështu që presidenti duhej të takohej me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it.

Pas takimit, Vuçiç, i cili zakonisht nuk flet për detajet e takimeve me dyer të mbyllura, tha se është përleshur me një ambasador, i cili ka kërkuar shpjegime se përse është vendosur ushtria serbe pranë vendkalimit administrativ.

“Doni të vendosni për mua dhe Serbinë, se ku do të lëvizë ushtria jonë në territorin e Serbisë qendrore? A je normal o njeri?! A je normal vëlla, a je normal?! Mund ta imagjinoni gjendjen emocionale në të cilën isha kur ia thashë këtë ambasadorit të një prej vendeve më të fuqishme në botë” – pati deklaruar plot krenari të shtirur presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

 

 

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING