Connect with us

Aktualitet

‘Biseda në…’/ Trondit Karamuço: Gjatë kësaj vere shumë vajza kanë punuar si eskorta

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tregoi se aplikacioni “Telegram” po përdoret gjerësisht në vendin tonë si mjet komunikimi mes punonjëseve të seksit dhe klientëve.

Sipas Karamuços, në aplikacion mund të gjesh lehtësisht eskorta, madje të dalin “opsionet” më afër teje.

“Ka një opsion që ti rreth vetes, në një perimetër të caktuar kërkon. Dhe të ofrohen faqet, janë gati, të thonë jemi këtu. Nuk do ta them se si bëhet. Ti mund të hysh më pas në komunikim, të nxjerrin foton origjinale si është, lë takim, paguan lekë, gjithçka organizohet. Ky është një prostitucion që nis on line dhe më pas vazhdon në banesë, ku ti le takimin”.

Karamuço u shpreh se gjatë sezoni veror, në Shqipëri kanë ardhur shumë vajza të huaja, që kanë punuar si eskorta në Shqipëri.

“Këtë sezon, e kanë përdorur shumë turistët që kanë ardhur këtu. Këtu ka pasur një armatë të madhe punonjësesh seksi, jo vetëm shqiptare. Kanë qenë të huaja, nga Amerika Latine, Evropa Lindore, të cilat kanë ardhur sepse e kanë ditur që ka një shifër të lartë turizmi Shqipëri, ndërkohë që shkojnë edhe në Greqi apo vende të tjera”.

Advertisement