Connect with us

Kosova

Blerja e dronëve/ Kurti shton kontaktet me Ankaranë

Kryeministri Albin Kurti ka pasur një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, të cilin e ka ftuar edhe për vizitë zyrtare në Kosovë.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit  “ai e uroi atë për rezultatet e zgjedhjeve dhe detyrën e re duke i ofruar bashkëpunim të plotë dhe të ngushtë në avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë si dhe e ka falenderuar kryediplomatin turk për mbështetjen në fushën e mbrojtjes”

“U bisedua për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me ç‘rast, kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Fidan për mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës në kuadër të NATO-s si dhe mbështetjen ndaj Forcave të Sigurisë së Kosovës” – thuhet në njoftimin e qeverisë

ZKM-ja në njoftimin e bisedës telefonike ka kujtuar se së fundmi arsenalit të ushtrisë së kosovës i janë shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët janë blerë pikërisht nga Turqia.

Advertisement