Connect with us

Aktualitet

Bllokohet autostrada Tiranë-Elbasan prej më shumë se dy orësh, radhë kilometrike

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike janë krijuar këtë pasdite në autostradën Tiranë–Elbasan. Prej më shumë se dy orësh automjetet kanë mbetur pothuajse totalisht të bllokuara, pa lëvizur fare.

Sipas tij, kolona e mjeteve me tre rreshta shtrihet nga dalja e tunelit deri pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, duke krijuar vështirësi të mëdha për drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët.

Deri në këto momente nuk ka ende një informacion zyrtar mbi shkakun e bllokimit të aksit, ndërsa drejtuesit e automjeteve vijojnë të presin në trafik prej orësh.

Advertisement