Connect with us

Politike

“Boll, si kalama 2 vjeç”/ Plas sherri në komision, Boçi i fik mikrofonin Maznikut

Në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale nuk kanë munguar përplasjet mes dy bashkëkryetarëve.

Gjatë debatit, Luçiano Boçi i fiku mikrofonin Arbjan Maznikut, kjo pasi ky i fundit nuk i dha fjalën opozitës.

Pjesë nga debati-

Mazniku: Po s’ma jep ti fjalën mua.

Boçi: Po për të tjerët nuk e di ti këtë?

Mazniku: Opozitës në këtë komision… (Boçi i fik mikrofonin) Mos shtyp tani butonin. Si kalama 2 vjeç.

Boçi: Pse ti e kishe 1? Mere tani ta gëzosh.

Mazniku: Opozitës në këtë komision i janë dhënë në mënyrë sistematike hapësira që janë dakordësuar në mënyrë sistematike.

Boçi: Nuk janë dhurata këto.

 

Advertisement