Connect with us

Aktualitet

‘BOMBA’ e ditës/ Zbardhen përgjimet e plota të 21 janarit

Sot mbushen plot 12 vite nga demonstrata e përgjakshme, e mbajtur më 21 janar përpara kryeministrisë, ku humbën jetën Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj. • U deshën 12 vite, por sot për herë të parë kanë dalë përgjime ekskluzive nga “Xhungël.al”, ku zbardhet biseda e Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve. • Artan Hoxha shtoi se kjo video tregon që pamjet tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër dhe se në përgjime është kapur edhe ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. • Komunikimet janë bërë me një radio të veçantë “202 i Tufanit”. • Sipas gazetarit, përgjimet janë regjistruar nga vendet aleate, sepse pushteti u sigurua t’i fshinte pamjet. Përveç shqiptarëve, aty kishte dhe diplomatë të huaj. • Hoxha shton se ata e kanë regjistruar këtë gjë dhe është mbajtur si provë. • Më 21 janar 2011, opozita e asokohe (PS), lajmëroi protestë pas skandalit me videon Ilir Meta- Dritan Prifti, ku flitej për “7%” e një koncesioni. • Teksa po protestohej para Kryeministrisë, për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. • Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. • Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite heqje lirie.

Kush foli tek 202 i Tufanit (kodi i radios) më 21 janar? Basha, Prendi dhe “260 i Luanit”, kujt i përkasin NOFKAT?

Zbardhen përgjimet e plota të 21 janarit, Artan Hoxha i zbulon:

Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi

TIRANË– Për herë të parë, pas 12 vitesh kanë dalë përgjimet e para në radio të komunikimeve që kanë bërë drejtuesit më të lartë të Gardës para se të vriteshin 4 persona. Ditën e sotme një video ekskluzive nga “Xhungël.al”, Artan Hoxha ka zbardhur bisedën e Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve.

Por kush komunikoi në radion speciale, tek e cila jo të gjithë mund të dërgonin mesazhet e tyre?

Në përgjimet dëgjohet zëri i Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës; Zv/komandantit të gardës, Artan Hoxha; Komandantit të Njësisë Speciale të Gardës majorit Alfred Ahmetcanaj; dhe vetë asokohe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. E megjithatë ka edhe emra ende të “po çkoduar” si psh: “260 i Luanit”; “I panjohuri”; Martini, mbiemri i të cilit nuk del.

Sipas Artan Hoxhës në radio ka pasur akses edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, Saimir Muça, i cili ka dëgjuat gjithashtu urdhërin e dhënë për vrasje.

Më 21 janar 2011, opozita e asaj kohe (PS), lajmëroi protestë pas skandalit me videon Ilir Meta- Dritan Prifti, ku flitej për “7%” e një koncesioni. Teksa po protestohej para Kryeministrisë, për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon.  Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite heqje lirie.

Si u siguruan PËRGJIMET e 21 janarit, Artan Hoxha e ZBULON: Më thirrën ndërkombëtarët, më vjen të qesh kur kërkojnë prova për “non grata-t”

Zbardhen përgjimet e plota të 21 janarit, Artan Hoxha i zbulon:

Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka publikuar materiale të reja për ngjarjen e 21 Janarit, ku u vranë 4 persona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në fjalën e tij gjatë shpjegimit të materialit, Artan Hoxha la të kuptohet se përgjimi ishte prej “të huajve” në Shqipëri, por u shpreh se nuk kishte lidhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, në dijeni të materialit është vënë prej vitesh, por vetëm pas 12 vitesh ka mundur që ta sigurojë dhe ta publikojë në media.

“Është një regjistrim audio. Vrasjet janë bërë me urdhër, por serverat u fshinë, procesverbalet u fshinë, nuk u la më asnjë gjurmë, për të fshehur faktin se kush i kreu vrasjet. Por nuk u fshinë ato të ndërkombëtarëve europiane, se për ata përtej adriatikut nuk e di. Më thirrën fillimisht që të identifikoja se kush ishin personat. Pra të lidhja zërin me figurën. Prandaj më vjen për të qeshur mua kur kërkojnë prova për “non grata”. Përgjimet jam tronditur kur e kam dëgjuar.

Aty kupton se çfarë ka ndodhur. Kjo është një provë e fortë që tregon se protestuesit janë vrarë me urdhër në intensitetin e protestës. Dhe kur njerëzit ishin lodhur. Ky material është regjistruar nga aletatët tonë. Kur dalin këto vendimet non grata dhe kur këta të shpallur kërkojnë prova mua më vjen të qesh sepse ata e dinë çfarë provash kanë. Regjistrimi është bërë nga një vend aleat. Ma vuri në dispozicion për të bërë leximin e ngjarjes.

Më në fund pas 12 vitesh, mu dha mundësia të kem një provë që dëshmon se vrasjet janë bërë me urdhër dhe ofcerët që kanë qëlluar me urdhër. Ky material që është siguruar pas një kohe kaq të gjatë i jep mundësinë që të gjejë përgjegjësin dhe t’i qetësojë familjarët. Komunikoni vetëm stafi drejtues dhe ai që konsiderohej grupi i zjarrit. Ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtor i Policisë së Tiranës. Aty dëgjohet që flet edhe ministri i Brendshëm i asaj kohe që kaq qenë Lulzim Basha,”- u shpreh Artan Hoxha në emisionin Zona Zero në Top News.

Më 21 janar 2011, opozita e asaj kohe (PS), lajmëroi protestë pas skandalit me videon Ilir Meta- Dritan Prifti, ku flitej për “7%” e një koncesioni. Teksa po protestohej para Kryeministrisë, për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon.  Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite heqje lirie.

Nuk kishte radio, por sërish foli! Përgjimet e 21 janarit, Artan Hoxha tregon DETAJE: Foli Basha, urdhërin për vrasje e dëgjoi edhe kryepolici i Tiranës

Zbardhen përgjimet e plota të 21 janarit, Artan Hoxha i zbulon:

Artan Hoxha

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë me dije detaje të reja lidhur me vrasjen e katërfishtë më 21 janar të vitit 2011. Në fjalën e tij, Artan Hoxha në “Zona Zero” tha se për të komunikuar është përdorur një kanal i veçantë në radio që nuk aksesohej nga të gjithë. Madje, edhe pse nuk kishte radio, në komunikim është përfshirë edhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Por fjalët e tij ka zgjedhur që të mos i nxjerrë bashkë me përgjimet e tjera.

Radioja e përdorur kishte një kanal të veçantë. Në kanalin e radios ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili ka përdorur një radio që nuk ishte e tija, por ka ndërhyrë për të dhënë sinjalin e tij para vrasjes së 4 persona në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Madje urdhëri për zjarr është dëgjuar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, aso kohe, Saimir Muça,”-tha Artan Hoxha.

Më 21 janar 2011, opozita e asaj kohe (PS), lajmëroi protestë pas skandalit me videon Ilir Meta- Dritan Prifti, ku flitej për “7%” e një koncesioni. Teksa po protestohej para Kryeministrisë, për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon.  Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite heqje lirie.

Zbardhen përgjimet e plota të 21 janarit, Artan Hoxha i zbulon: Kasetën e kishin ALEATËT, në radio flet edhe Basha. SPAK të hetojë

ZBARDHEN PËRGJIMET E PLOTA TË DITËS SË 21 JANARIT: Të kërkon ministri në radio. Gati për zjarr “ta-ta-ta”

Zbardhen përgjimet e plota të 21 janarit, Artan Hoxha i zbulon:

Pamje nga 21 janari

TIRANË– Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka publikuar sot për herë të parë materiale të reja që nuk janë zbardhur deri më tani që zbardhin të plotë se çfarë ka ndodhur në momentin kur u vranë 4 persona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Biseda është mes kreut të Gardës në atë kohë Ndrea Prendi dhe zëvendësit të gardës Artan Hoxha, ky i pari i jep urdhër këtij të fundit që të mbajnë armët gati për zjarr. Madje kodi është “gati për zjarr ta-ta-ta”, ndërsa në një moment të dytë në radio flet edhe ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Por gazetari ka zgjedhur që të mos i publikojë fjalët e tij.

PËRGJIMET E PLOTA TË DITËS SË 21 JANARIT:

KOMUNIKIMI I PARË:

Ndrea Prendi: Alfred dëgjon?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj
Ndrea Prendi: Po afrohen shumë, duhet të jeni gati për zjarr
Alfred Ahmetcenaj: Po të kuptova drejt.

KOMUNIKIMI I DYTË:

Komandanti i Gardës Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajë. Pastaj kur të them unë në trup.
Ndrea Prendi: Artan (Artan Hoxha, zv komandanti i Gardës). Dëgjon? Artan dëgjon?
Artan Hoxha: Dëgjoj, dëgjoj.

KOMUNIKIMI I TRETË:

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak
Artan Hoxha: Kuptova, kuptova
Ndrea Prendi: Ky është urdhëri, Dashamir dëgjuat
Dy efektiva të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta-ta-ta gjakos (urdhëri për të vrarë)

Komunikimet (urdhërat) janë dhënë vetëm me radio nga komandanti i Gardës për vartësit e tij. Pasi u dha urdhëri për të qëlluar, u zbatua duke realizuar të shtënat një nga një dhe me breshëri, nuk është dhënë me asnjë urdhër tjetër për të qëlluar. Nga komunikimi në radio, menjëherë pas vrasjeve të protestuesëve, ka jnë qetësi absolute tek komandanti i Gardës dhe oficerët drejtues me të cilët ai komunikon. Komunikimi në vijim është sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje nuk përmendet në asnjë moment që ka të vrasë apo të plagosur.

I panjohur: 260 i Luanit, dëgjon?
260 i Luanit: Ju dëgjoj
I panjohur: Të kërkon ministri, këtu në radio

KOMUNIKIMI I KATËRT:

Audio: Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një nga një.

Ndrea Prendi: Alfred?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)
Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!

KOMUNIKIMI I PESTË:

Ndrea Prendi: Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 i Tufanit (kodi i radios) më dëgjon?
202 i Tufanit: Këtu jam. Ngjitur, ngjitur.
Ndrea Prendi: Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 2.
Alfred Ahmetcenaj: Të kuptova
Ndrea Prendi: Artan më dëgjon
Artan Hoxha: Dëgjoj
Ndrea Prendi: Le ta djegin pemën nuk ka problem
I panjohur: 260 e Luanit?
I panjohur: Luani 3

Më 21 janar 2011, opozita e asaj kohe (PS), lajmëroi protestë pas skandalit me videon Ilir Meta- Dritan Prifti, ku flitej për “7%” e një koncesioni. Teksa po protestohej para Kryeministrisë, për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon.  Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite heqje lirie.

Përgjimet e 21 janarit, Artan Hoxha: Nuk i nxjerr me zë, s’dua të humbasin vlerën

Zbardhen përgjimet e plota të 21 janarit, Artan Hoxha i zbulon:

Artan Hoxha

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka nxjerrë materiale të reja që nuk janë zbardhur deri më tani që zbardhin të plotë se çfarë ka ndodhur në momentin kur u vranë 4 persona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Zona Zero”, Artan Hoxha ka bërë me dije se përgjimin e plotë e ka edhe me audio po ka zgjedhur që të mos i nxjerrë. Ndërkohë që edhe njëherë i bën thirrje Prokurorisë së Posçme që të hetojë ngjarjen e të mos e lërë në Prokurorinë e Tiranës.

Artan Hoxha: Nuk e kam nxjerrë me audio sepse nuk dua që ta humbi vlerën në Prokurorinë Speciale. Vetëm SPAK e heton këtë sepse është krim shtetëror.

Më 21 janar 2011, opozita e asaj kohe (PS), lajmëroi protestë pas skandalit me videon Ilir Meta- Dritan Prifti, ku flitej për “7%” e një koncesioni. Teksa po protestohej para Kryeministrisë, për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon.  Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite heqje lirie.

“KUJDES MUNICIONIN!”? Komunikimi në radio i Ndrea Prendit me vartësit në 21 janar, Artan Hoxha ZBARDH PËRGJIMET

Zbardhen përgjimet e plota të 21 janarit, Artan Hoxha i zbulon:

Pamje nga 21 janari

TIRANË– Del videoja ekskluzive nga “Xhungël.al”, ku zbardhet biseda e Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. Gazetari Artan Hoxha në emisionin “Zona Zero” deklaroi se kjo është ngjarja më e rëndë e ndodhur në 30 vitet e fundit në vendin tonë, duke shtuar se kjo video tregon që pamjet se vrasjet u bënë me urdhër, ku duket qartë urdhëri i Ndrea Prendit me vartësit në 21 janar.

PJESË NGA BISEDA: 

Audio: Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një nga një.

Ndrea Prendi: Alfred?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)
Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!

Në vijim pauzë e gjatë në radio….

Më 21 janar 2011, opozita e asaj kohe (PS), lajmëroi protestë pas skandalit me videon Ilir Meta- Dritan Prifti, ku flitej për “7%” e një koncesioni. Teksa po protestohej para Kryeministrisë, për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon.  Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite heqje lirie.

Aktualitet

Bllokohet qarkullimi në autostradën “Tiranë-Elbasan”? Reagon policia: Ka ngadalësim të lëvizjes për shkak të

Drejtoria e Policisë në Elbasan ka reaguar pas lajmeve se në dalje të autostradës “Tiranë-Elbasan”, është bllokuar lëvizja. Policia sqaron se nuk ka asnjë bllokim të automjeteve por ka ngadalësim të lëvizjes, për shkak të fluksit të automjeteve që vijnë nga Tirana në drejtim të Elbasanit.

Gjithashtu iu bëhet thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, sipas të cili në dalje të autostradës “Tiranë-Elbasan”, është bllokuar lëvizja, ju informojmë se:

Nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por ka ngadalësim të lëvizjes, për shkak të fluksit të automjeteve që vijnë nga Tirana në drejtim të Elbasanit.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndodhen në terren dhe vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve.

Drejtuesit e automjeteve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës.

Continue Reading

Aktualitet

‘Mbreti’ i lojrave të fatit/ Dy vjet i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinajt

SPAK përfundoi këtë të premte hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen “Metamorfoza”  ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka, i akuzuar për vrasje dhe grup të strukturuar, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij, mes tyre një prokuror dhe dy funksionarë policie.

Veç Gjokës, për gjykim janë dërguar edhe të pandehurit Behar Brajoviq; Edmond Preka; Astmer Bilali; dy zyrtarët e policies, Ardit Hasanbegaj dhe Oltian Bistri, si dhe prokurori Xhevahir Lita.

Por në fund të njoftimit, SPAK, thotë se ka veçuar dosjen për personat e tjerë që dyshohen si të implikuar, për të cilët nuk është ekzekutuar ende masa e sigurisë. Një prej tyre është edhe i shumëkërkuari Ervis Martinaj, i cili vazhdon të jetë i zhdukur prej rreth dy vitesh.

“Ndërkohë, për personat e tjerë nën hetim, bashkëpunëtorë në kryerjen e veprave penale të mësipërme, për të cilët nuk janë ekzekutuar akoma masat e sigurimit të miratuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për fakte të tjera kriminale, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale, që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të kryera në këtë procedim penal, është vendosur ndarja e çështjes penale dhe vazhdojnë të jenë ende në fazën e hetimeve paraprake.”, thuhej në njoftimin e SPAK.

Ervis Martinaj shfaqet në bisedat me Behar Bajrin, të cilit i kërkon vrasjen e Gjin Ndojit. Dhjetëra operacione janë bërë për gjetjen e Martinaj,  por deri tani nuk kanë arritur në asnjë konkluzion zyrtar në lidhje me fatin e tij.

Misteri i zhdukjes

Ervis Martinaj njihej si njeriu që jetonte mes biznesit të lojrave të fatit dhe botës të krimit të organizuar.

Më 9 gusht 2022, 41-vjeçari humbi kontaktet me rrethin e tij shoqëror dhe  familjar, çka solli që një ditë më pas në 10 Gusht xhaxhai i tij Rakip Martinaj të kallëzonte në policinë e Laçit, rastin e humbjes së kontaktit me nipin.

Shijaku ishte pika e fundit e ndalesës së tij, duke hyrë në banesën e një të njohuri A.A. Shijaku mban të fshehur misterin nëse Ervis Martinaj është gjallë apo e kanë vrarë.

Për një periudhë gati 2-vjeçare emri i Ervis Martinajt, ka ngjallur kureshtje, duke e ndarë opinionin publik, median dhe policinë, mes misterit nëse është i gjallë apo është i vdekur.

Prokuroria e Laçit dhe më pas ajo e Lezhës po kryejnë hetime për akuzën e “Rrëmbimit dhe zhdukjes së personit”. Por deri në këtë fazë nuk është bërë e mundur të gjendet asnjë provë apo sinjalizim.

Njerëzit e fundit që shoqëronin Ervis Martinaj nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas, ishin e dashura e tij Sadete Kokomani dhe punonjësi i policisë, Jeton Lami.

Ky i fundit u arrestua për “Shpërdorim detyre” dhe më pas u dënua nga gjykata e Lezhës me dy vjet e 10 ditë burgim.

E megjithëse Prokuroria e Lezhës, për rastin Martinaj po kryen hetime në pistën e rrëmbimit dhe zhdukjes së personit, nga ana tjetër SPAK, brenda 1 viti ka iniciuar 4 procedime penale kundër tij, duke i vendosur 2 masa sigurimi “Arrest në burg”.

Dy herë në kërkim brenda vitit

Nga maji 2022 deri në korrik 2023, Ervis Martinaj është shpallur dy herë në kërkim nga SPAK, si person i implikuar në sigurimin e kushteve për të vrarë Endrit Doklen, Kleant Musabelliut dhe vrasjen e Gjin Boriçit në Shkodër.

Një masë tjetër është dhe inicimi i një hetimi pasuror, duke vendosur sekuestrimin e pasurive të biznesmenit dhe familjarëve të tij. Ndërkohë një proces tjetër është iniciuar në SPAK pas dyshimeve të përfshirjes së tij në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Europë.

Njëherësh në prokurorinë e Lezhës, në shtator 2022 Martinaj rezulton të jetë marë i pandehur së bashku me Nikolin Nikën, për “Heqjen e paligjshme të lirisë” ndaj 64-vjeçarit Nikoll Buna. Por pas të gjitha këtyre dosjeve penale të lindura brenda 1 viti, Ervis Martinaj, nuk ka dhënë asnjë sinjal që ekziston.

Continue Reading

Aktualitet

E papritur/ Burri denoncon në polici largimin e gruas nga shtëpia me tre fëmijët e mitur

Ditën e djeshme, një burrë ka denoncuar në Komisariatin e Shkodrës, gruan e tij, e cila ka marrë tre fëmijët e mitur dhe është larguar nga shtëpia. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e një gruaje së bashku me 3 fëmijët e saj ë mitur, e cila është larguar nga banesa.

Bashkëshorti i 39-vjeçares me iniciale A. A. ka kallëzuar se e shoqja është larguar nga banesa, ndërsa policia po punon për gjetjen e gruas dhe fëmijëve të tyre të mitur.

“Më datë 03.05.2024, shtetasi E. A., 31-vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39-vjeçe, së bashku më 3 fëmijët e tyre të mitur. Po punohet për gjetjen e tyre”, raporton policia.

Continue Reading

Aktualitet

Kryepiskopi Anastas uron Pashkët: Të mposhtim hidhërimet me fuqinë e Ngjalljes

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë në prag të Pashkëve.

Ngjallja e Krishtit kulmon këtë vit në mesnatën mes 4 dhe 5 majit për besimtarët ortodoksë që gjenden në javën e Madhe dhe të Shenjtë. Në përkujtimin e vuajtjeve të Jisu Krishtit dhe kryqëzimin e më pas Ngjalljen, Kryepiskopi Anastas vë theksin te konfliktet në Ukrainë, Gaza apo edhe në Sudan e Haiti.

Kryepiskopi flet edhe për më shumë dashuri në vendin tonë, ‘të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë’, thekson Fortlumturia e tij në mesazhin e Pashkëve.

Mesazhi i plotë:

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

Mposhtja E Hidhërimeve Me Fuqinë E Ngjalljes

“Të njoh atë me fuqinë e Ngjalljes së tij” (Fil. 3:10)

Ηimni ngjallësor: “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…”, ende kumbon ngadhënjyes dhe ngushëllues në mes të errësirës së melankolisë, të shkaktuar nga ngjarjet e dhimbshme në Ukrainë, Gazë, Sudan, Haiti dhe në vende të tjera të botës, madje edhe këtu, në mjedisin tonë, të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë. Ne e dimë se jemi të brishtë, që e mbajmë “këtë thesar (të besimit) në enë prej balte” (2 Kor. 4:7-8), por kjo ndodh “që të dalë në pah se kjo fuqi tejet e madhe vjen nga Perëndia, jo nga ne”.

Periudha e Pashkës, me një mënyrë të veçantë dhe përmes një përjetimi personal, na fton t’i afrohemi Krishtit, që pëson dhe ngjallet: “Që ta njoh atë dhe fuqinë e Ngjalljes së tij, të marr pjesë në pësimet e tij dhe të bëhem i ngjashëm me të në vdekjen e tij” (Fil. 3:10). Dy të vërteta na e ndriçojnë udhën drejt një marrëdhënieje më të ngushtë me atë që pësoi dhe u ngjall: Pranimi për të marrë pjesë në pësimet e Tij dhe të qenit i ngjashëm me të në vdekjen e Tij. E kemi theksuar edhe herë tjetër se Ngjallja nuk është diçka që vjen më vete, që vjen pas Kryqit, por gjendet brenda Kryqit, brenda pësimit, kur e pranojmë atë ashtu siç e pranoi edhe Krishti. Dhe anasjelltas, përjetimi i Ngjalljes kërkon gjithnjë si kusht paraprak të bëhemi të ngjashëm me Krishtin e kryqëzuar dhe të ngjallur.

Kjo pjesëmarrje në Pësimet dhe Ngjalljen e Tij forcon qëndresën tonë, në mënyrë që të mos na përpijë depresioni dhe dëshpërimi. Himni triumfal themelor, që kumbon fort brenda nesh – “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…” – është shpallja kryesore e besimit të krishterë orthodhoks dhe përmbledh domethënien më të thellë të Mishërimit të Birit dhe Fjalës së Perëndisë. Këtë përvojë të dyfishtë, të Kryqit dhe të Ngjalljes, e përjetojnë dëshmorët e Kishës sonë ndër shekuj. Edhe ne “le të ecim me durim në betejën që na pret, duke soditur Jisuin, që është kreu i besimit tonë dhe ai që e bën atë të përsosur” (Heb. 12: 1-2).

Duke lavdëruar me mirënjohje Perëndinë Triadik gjatë periudhës paskale, le ta shtojmë përpjekjen tonë, në mënyrë që ta përjetojmë këtë bindje dhe le të përçojmë ngushëllim në mjedisin tonë me dhembshuri.

Krishti u Ngjall, vëllezërit e mi!

Pashkë të bekuara, me shëndet, durim dhe mendësi kryqngjallësore!

Continue Reading

Aktualitet

Ermal Hasimja: Dyshimi i madh, skenari kush mund të marrë në dorë drejtimin e Shqipërisë

Analisti Ermal Hasimja ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe rolin e SPAK.

Sipas tij  sistemi politik në Shqipëri ka një logjikë shumë të brishtë. Mes tjerash ai tregoi dyshimin që ka për të ardhmen e Shqipërisë.

“Mentaliteti i popullit shqiptar është i tillë. Në momentin që të sheh se bie nga fiku aty të shkel më këmbë. Ky është një sistem që funksionon brenda kësaj logjike që është shumë e brishtë.

Mund të ndodh që të ketë diçka të fortë ndaj sistemit të drejtësisë dhe mund të ketë një bërthamë që ndoshta në të ardhmen funksionojnë realisht. Në këtë  vend që është Shqipëria terreni për dyshime është jashtëzakonisht pjellor”-tha Hasimja.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING