Shkrime
BOMBA E MADHE/ MEÇOLLARI HEDH DRITË MBI ENIGMËN: KUSH NA I FIK RADARET
Shkruar nga Artur Meçollari
Në vitin 2017 ish Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka deklaruar se “Radarët nuk janë të programuar për trafikantët!”. Kjo nuk është e vërtet. Unë personalisht kam dalë në det me një gomone të Policisë Kufitare për të bërë testimin e SIVHD-së në vitin 2010. Po ashtu në aktivitetin e përditshëm të zbulimit detar SIVHD është projektuar dhe i kap gomonet.
Në shtator 2015, sipas një raporti të Forcës Detare u “dogj” sistemi operativ MTM200. MTM 200 është një sistem software. Ka vetëm një procesverbal për këtë enigmë. Sistemi MTM200 është softi kryesorë dhe i vetmi produkt jokomerçial i Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare (SIVHD) të ndërtuar nga kompania amerikane Lockheed Martin në vitin 2010. MTM200 bën të mundur grumbullimin e informacionit RADAR dhe AIS nga shtatë Pikat Radio-Teknike dhe informacioni paraqitjet vizuale në kohë reale në një ekran që mbulon të gjithë hapësirën detare në QNOD.
Pasi MTM200 u “dogj”, radarët punonin por operatorët e QNOD-së nuk shikonin pamjen detare. Pra ishim të verbër. Nga QNOD personeli i Forcës Detare ndjek situatën detare, analizojnë atë, bëjnë vlerësimin, rekomandonë vendimet që duhet të marri Komandanti i Forcës Detare dhe ndjekin operacionin.
Pasi u “dogj” MTM200, Ministria e Mbrojtjes nuk i bëri kërkesë kompanisë Lockheed Martin për zëvendësimin e tij, edhe pse SIVHD ishte prodhim i i tij dhe kontrata për 10 vjet i jepte përparësi Lockheed Martin.
Në fillim të vitit 2016 u lidh një kontratë mirëmbajtje për SIVHD midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë IDEA-TEL me pronar Ilir Karçini. Kjo kompani kishte kontratë të tillë për SIVHD nga viti 2011. Por kontrata e vitit 2015 kishte një element shtesë. Kompania IDEA-TEL do të instalonte një software të ri, si zëvendësues të MTM200 dhe për një vit ishte falas. Dhe kështu ndodhi.
Ende nuk dihet nëse softi i instaluar nga kompania IDEA-TEL ishte një produkt i licencuar. Por, një gjë është fakt. Ai nuk ishte produkt i plotë dhe nuk bëri funksional SIVHD. Një viti pas instalimit, ai u përmirësua, por për një vit bëri që hapësira detare e Shqipërisë të dilte jashtë vëzhgimit dhe kontrollit detar. Në vitin 2018, pasi Ilir Karkini u shpall në kërkim ndërkombëtar, iu prish kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes në mënyrë të njëanshme. Sistemi operativ i IDEA-TEL ka qenen në përdorim të SIVHD deri në vitin 2020, kur u lidh një kontratë me Lockheed Martin dhe u instalua sistemi operativ MTM300.
Pra, për shkak të “djegies” së MTM200, që nuk u hetua asnjëherë dhe kontratës së mirëmbajtjes me kompaninë ilIDEA-TEL që nxori jashtë funksionit sistemin SIVHD, ky sistem ka qenë jofunksional nga shtatori 2015 deri në dhjetor 2016.