Rajon
‘Bombë’ mes Beogradit/ Analisti serb ‘qëllon’ Vuçiç
Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski ka kërkuar që BE-ja dhe SHBA-ja të mos e shtyjnë çështjen e njohjes së ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë. Ai në një koment të bërë në postimin e ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, tha se sa më shumë që shtyhet njohja reciproke, Vuçiç aq më shumë do ta destabilizojë rajonin.
Jo ndryshe janë shprehur edhe shumë analistë në Serbi. Por ‘bomba’ vjen prej qëndrës së Beogradit, pikërisht prej një serbi.
Drejtori i Qendrës për Politikë Praktike në Beograd, Dragan Popoviç, tha se dalja e serbëve te veriut nga institucionet e Kosovës është një demonstrim i fuqisë së Aleksandçr Vuçiç, për të treguar se ai ende ka potencial për të ndikuar në stabilitetin rajonal.
Popoviç tha se shumica e serbëve nga veriu i Kosovës nuk i marrin vet vendimet e rëndësishme për jetën e tyre, siç janë karriera profesionale apo edhe vendbanimi, por jetën e tyre e kanë lënë në duar pushtetit autoritar dhe të korruptuar serb.
“Cilado qoftë zgjidhja për Kosovën, këta njerëz tashmë kanë humbur gjënë më të çmuar – mundësinë për të ndikuar vet në fatin e tyre, dhe kjo është një tjetër tragjedi e shkaktuar nga regjimi i Aleksandçr Vuçiçit me qëllim forcimin e sundimit personal në Serbi”, tha Popoviç