Connect with us

Kosova

Borrel puth Listën, prapa liste

Të martën e 2 majit është mbajtur takimi i radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Shefi i Unionit për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, përpos te tjerash ka folur edhe për situatën në veri të Kosovës, që sipas tij pas zgjedhjeve te zhvilluara atje, mund te pershkallezohet

Ai u shpreh se pjesëmarrja e ulët e votuesve tregon se zgjedhjet nuk do të japin zgjidhje afatgjate e që ka potencial për të çuar në përshkallëzim.

Duke komentuar deklaratën e shefit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, analistë te ndryshem ndajnë qëndrime të ndryshme.

Sipas Blerim Burjanit, përshkallëzim mund të ketë dhe nuk do koment.  Ai thotë se Borrell po tenton të tregojë tërë kohën që nuk e sheh Kosovën si shtet.

“Trimërimi i Serbisë që po ndodh qe prej kohes kur Borell u be shef i politikes se jashtme te BE.” – deklaron Burjani.

Advertisement

TRENDING