Connect with us

Aktualitet

Botërori 2026/ Zvicra tregon dhëmbët, mposht Kanadanë dhe kualifikohet si e para në grupin B

Falë fitores me rezultatin 2-1 kundër Kanadasë Zvicra është kualifikuar si e parë e grupit B në fazën e 1/16-ve të Botërorit. ‘Helvetët’ pjesën e parë në Vankuver kundër vendasve e mbyllën 0-0, ndërsa në të dytën realizuan dy herë me Vargas dhe Manzambin. Kanadaja shkurtoi David, por nuk ishte e mjaftueshme për të ruajtur vendin e parë. Madje Kanadaja u kualifikua si vendi i dytë edhe pse grumbulloi pikë të barbarta me Bosnje-Hercegovinën, 4. Ballkanasit në ndeshjen e fundit të grupit fituan 3-1 kundër Katarit dhe kanë gjasa të kualifikohen si vend i tretë në fazën e 1/16-ve. Megjithatë duhet pritur përfundimi i të gjithë fazës së grupeve, për të parë nëse Bosnje do të jetë një mes 8 nga 12 vendet e treta më të mira.

Zvicër 2-1 Kanada

76′- Kanadaj shkurton diferencat me David. Në rast barazimi do të rikthehej në vendin e parë

57′-Manzambi dyfishon avantazhin për Zvicrën pas asistit të Embolos.

46′- Ruben Vargas kalon Zvicrën në avantazh kundër Kanadasë. Për momentin ‘helvetët’ janë vendin e parë të grupit B.

1’-Ka nisur në Vankuver ndeshja mes Zvicrës dhe Kanadasë. Fitorja për secilën Kombëtare do të thotë vendi i parë në grup

Bosnje Hercegovinë 3-1 Katar

80′- Mahmic shënon golin e 3 për Bosnjen ndaj Katarit. Ballkanasit pothuajse sigurojnë vendin e 3-të.

42′- Katari shkurton diferencat. Al Haydos rikthen në lojë për pikë kombëtaren e tij.

34- Al Brake autogol. Bosnje-Hercegovina dyfishon avantazhin kundër Katarit.

29′- Alajbegovic kalon në avantazh Bosnje-Hercegovinën, që momentalisht ngjitet në kuotën e 4 pikëve.

1’-Ka nisur në Uashington sfida mes Bosnje-Hercegovinës dhe Katarit. Kërkohet fitorja për të synuar kualifikimin

Si vijnë skuadrat

Grupi i parë që zbret në fushë mbrëmjen e sotme është grupi B ku bën pjesë Zvicra. Helvetët renditen të dytët me 4 pikë, po aq sa Kanadaja e vendit të parë me të cilën përballen sonte në orën 21:00.

Një barazim kualifikon të dy përfaqësueset, ndërsa fitorja i nxjerr në vendin e parë. Në të njëjtën orë luhet Bosnje-Hercegovinë ndaj Katarit, me ballkanasit të cilët kanë një shans të artë për të kaluar grupet në rast fitoreje. Mirëpo e njëjta situatë vlen edhe për Katarin, pasi të dy përfaqësueset kanë nga 1 pikë pas 2 ndeshjeve të para.

Advertisement