Pinknews
Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen: Nuk jemi më bashkë
Nëse deri dje kishte ende dyshime, tashmë gjithçka është zyrtare: ish-banorët e “Big Brother VIP”, Mateo Borri dhe Brikena Selamani, nuk janë më bashkë.
Pas disa ditësh me unfollow-e, foto të fshira, mesazhe të koduara dhe lëvizje që u analizuan deri në detaje nga ndjekësit, dyshja vendosi t’u japë fund aludimeve. Fillimisht reagoi Mateo, i cili rreth orës 01:30 të mëngjesit konfirmoi ndarjen përmes një mesazhi publik.
Ajo që dalloi ishte fakti se Mateo zgjodhi të mos e përmendte asnjëherë Brikenën me emër, duke thënë se e respekton personin dhe kohën e kaluar me të, por se nuk donte që lajmi të kuptohej nga një story apo një “like” në rrjetet sociale.
Rreth 35 minuta më vonë erdhi edhe reagimi i Brikenës, e cila nuk la më vend për interpretime. “Po, unë dhe Mateo nuk jemi më bashkë”, shkroi ajo, duke sqaruar se mes tyre nuk ka pasur mungesë respekti dhe duke kërkuar pak qetësi mes gjithë zhurmës që ka shoqëruar situatën.
Brikena shtoi gjithashtu se ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga disa platforma dhe grupe, pasi diskutimet dhe postimet rreth ndarjes po ndikojnë negativisht tek ajo.

