Kosova
Brukseli beson se vetëm Vuçiç mund ta zgjidhë problemin me Kosovën
“Brukseli beson se vetëm presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mund ta zgjidhë problemin me Kosovën”. Kjo u deklarua nga gazetari i prestigjozes gjermane Die Zeit, në pyetjen retorike se pse Bashkimi Evropian ende qëndron në krah të Vuçiç-it edhe pas zgjedhjeve të kontestuara të 17 dhjetorit, të cilat dëshmuan se në Serbia ka një mungesë të theksuar të demokracisë.
Në një editorial për Die Zeit, gazetari gjerman Von Ulrich Ladurner, duke komentuar konstatimet e organizatave ndërkombëtare për parregullsi të zgjedhjeve në Serbi dhe protestën e qytetarëve në kundërshtim të këtij procesi, ka vlerësuar se BE-ja ka mbetur jashtëzakonisht e heshtur ndaj manipulimeve në zgjedhjet e 17 dhjetorit.
“Vuçiç ka minuar ndjeshëm demokracinë e vendit të tij gjatë dhjetë viteve të fundit. Mediat praktikisht janë në linjën e pushtetit dhe opozita është e kufizuar. Sundimtari serb nuk i mbështet sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Dhe tani kemi manipulimi të zgjedhjeve” – shkruan gazetari gjerman duke parashtruar pyetjen se si Vuçiç arrin të menaxhojë gjithë këto parregullsi? Dhe përgjigja sipas tij eshte fare e thjeshtë: Kosova.
“Në Bruksel njerëzit besojnë se vetëm Vuçiç mund ta zgjidhë këtë problem. Ai shihet si njeriu i fortë që do t’u përcjellë mesazhin serbëve se më në fund u humb Kosova që ishte e tyre dikur, por që asnjëherë nuk ka qene e tillë” – shkruan Die Zeit.