Connect with us

Politike

Bumçi: Shkresa për Shkëlzenin është false, por pranon takimet në zyrë

Për herë të parë, është pyetur në GJKKO për Gërdecin, ish-ministri i drejtësisë Aldo Bumçi. Gazetarja raporton se Bumçi ka pretenduar se faksi për ‘Shkëlzen Berishën’ është fals. Ai tha se kishte bërë një kallëzim pas shpërthimit në Gërdec, duke pretenduar se ishte e falsifikuar dhe se sipas tij ka qenë detyra e Prokurorisë së Tiranës aso kohe që ta hetonte.

Aldo Bumçi ka pranuar të paktën dy takime me Shkëlzen Berishën në zyrë, por pretendon se Shkëlzen Berisha nuk i ka shkuar në zyrë për çështje pune, por për çështje politike.

Ai pranoi se e ka takuar në fund të vitit 2007, ku e ka pritur dy herë në zyrë Shkëlzen Berisha për arsye elektorale dhe se mohoi të kishte diskutuar për çështjen e armëve.

“2 muaj para se të ndodhte ngjarja e kam takuar Shkëlzenin, por për arsye elektorale. Dy here por jo per çështjet e demontimit. Faksi i gjetur te zyra ime është i falsifikuar, e kam bërë kallëzim këtë”– ka thënë Bumçi.

Në seancën e sotme ka dëshmuar edhe ish-sekretarja e Bumçit e cila ka deklaruar se në atë kohë kur është dërguar faksi ka qenë me leje lindje.

 

Politike

Vizita ‘private’ e Ramës në Greqi, Mitsotakis i shqetësuar se mund të ndikojë te vota e shqiptarëve

Vizita e Kryeministrit Rama për të takuar shqiptarët që jetojnë në Greqi me 12 Maj duket se ka shqetësuar jo pak Athinën zyrtare. Shkak, sipas mediave greke, lidhet me frikës se Rama mund të ndikojë në orientimin e votës së emigrantëve për zgjedhjet e deputetëve helen për Parlamentin Europian.

Sipas gazetës “Kathimerini”, autoritetet greke i kanë kërkuar bashkëpunëtorëve të shefit të qeverisë shqiptarë që të shtyjë takimin me emigrantët pas 9 qershorit, datë e cila përkon me ditën e zgjedhjeve për eurodeputetët. Gjithashtu në shkrim thuhet se bashkia ja ka revokuar lejen e mitingut organizatorëve, e cila është parashikuar të mbahet pranë stadiumit Galatsi.

Pavarësisht këtij pretendim A2 CNN ka mësuar se vendtakimi i Ramës me shqiptarët që jetojnë në Greqi është caktuar në një ambient privat dhe jo një hapësirë publike. Kathimerini, thotë se ju referohet burimeve diplomatike shqiptarë dhe greke, sipas të cilave, më këtë vizitë kryeministri Rama mund të orientojë votën e shqiptarëve si një kundërpërgjigje për kandidimin për zgjedhjet europiane të Fredi Belerit për llogari të partisë së shefit të qeverisë greke Kiriakos Mitostakis.

Megjithatë, thotë gazeta greke, një ngjarje e tillë, edhe nëse Rama i shmang referimet përzgjedhjet europiane, në çdo rast do të përbënte përfshirje indirekte në proces. Kreministria nuk ka një reagim për këtë çështje edhe pse A2 CNN u interesua pranë ekzekutivit shqiptar nëse ka marrë zyrtarisht një kërkesë nga Greqia për shtyrje apo nëse ka një plan që takimi i 12 majit të zhvendoset pas përfundimit të zgjedhjeve europiane.

Por gjatë ditës së enjte në aktivitetin në Bashkinë e Tiranës, për nder të Ali Ahmetit, Edi Rama duke thumbuar rolin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, nënvizoi se vetë ai nuk ka asnjë qëllim të ndikojë në vendimmarrjen e zgjedhësve të atij vendi, qoftë edhe të shqiptarëve.

Por pyetja që mbetet është nëse lidhet ky mesazh i Edi Ramës vetëm përzgjedhjet kur janë të përfshirë politikanë shqiptarë apo i drejtohet edhe fqinjit tonë jugor.

Continue Reading

Politike

Betejat e opozitës, Kulluri: Protestat para bashkisë, teatër dhe shfaqje e inkoherencës

Sekretari për marrëdhëniet me publikun i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri foli sot në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus për betejat politike të opozitës.

Përmes një lidhjeje direkte me Skype Kulluri analizoi zhvillimet e fundit politike, përfshirë sulmet Berisha – Meta ndaj SPAK, tek “amnistia” e të korruptuarve dhe protestat e opozitës para bashkisë Tiranë.

Në intrevistën për gazetarin Roland Zili, Kulluri tha se protestat e opozitës para bashkisë Tiranë kanë pjesëmarrje të ulët.

Kulluri e cilësoi aksionin e opozitës si “teatër dhe shfaqje të fundit të inkoherencës së kësaj pjese të opozitës”.

Pjese nga intervista

Roland Zili: Kohët e fundit kemi parë një ashpërsim të aksionit opozitar nga grupi që drejtohet nga Beridsha dhe Meta. Kujtoj këtu sulmet ndaj SPAK dhe protestat para bashkisë: a mos po mbetet në hije partia demokratike e drejtuar nga Basha?

Evin Kulluri: Duhet të kemi parashysh një gjë që protestat nuk bëhen me 50 policë civile, 200 turistë kinezë, 200 njerëz mbështetës të Berishës dhe Metës dhe 300 policë me kapele. Duhet të jemi realistë dhe të themi se ato protesta kanë një pjesëmarrje shumë të ulët. Mungon koherencë në mënyrë skandaloze në veprimet e kësaj pjese të opozitës. Së pari skandali më i madh i bashkisë Tiranë nuk është 5D, por është çështja e inceneratorëve dhe unë nuk kam parë as Këlliçin, Berishën apo Metën të shkojnë të protestojnë në Kavajë të drejtuar nga kandidati i “Bashkë fitojmë” i cili ka paguar gati 1.5 mln euro për inceneratorët njësoj si Veliaj dhe kryetarë tjerë të bashkive të PS-së. Së fundmi nuk e kuptoj dot këtë acarim, këto akte ekstreme ndërkohë që janë ulur dhe kanë bërë një Pazar të shpifur në kurriz të protestuesve që nuk u liruan nga amnistia për shkak se nuk donin këta dhe u liruan 80 njerëz nën hetim për korrupsion nga mazhoranca. Ky aksion që ju e quani ta ashpër dhe radikal, në fakt është teatri dhe shfaqja më e fundit e inkoherencës së kësaj pjese të opozitës.

Continue Reading

Politike

Figura më e pëlqyer në PD, Jorida Tabaku: Kam bërë kompromis me veten…

Deputetja Jorida Tabaku komentoi në një intervistë për Euronews gjetjet e “Barometrit”, ku ajo rezulton politikania më e pëlqyer në PD, me 47 për qind të pëlqyeshmërisë.

E pyetur nëse e shesh veten si kryeministre të ardhshme nëse i propozohet, Tabaku u shpreh se për të e rëndësishme është që PD të gjejë rrugën e duhur dhe të shkojë e bashkuar në zgjedhje.

“Është diçka shumë larg për momentin, për momentin nuk dihet si opozita do shkojë në zgjedhje, dëshira ime është që të shkojë e bashkuar me një ofertë opozitare. Ndjeva vlerësim kur pashë sondazhin. Kam bërë një kompromis me veten për t’u fokusuar në çështje që lidhen me njerëzit, jam përpjekur të heq dorë nga debati i brendshëm në PD që na çoi në një situatë të papranueshme, jam përpjekur t’i drejtohen njerëzve, të njëjtën gjë po bëjnë edhe shumë kolegë të tjerë. Them se nëse vazhdojmë në këtë drejtim situata do jetë më e mirë. Për mua nuk ka rëndësi çfarë bën Jorida, por çfarë bën PD”, tha Tabaku.

Continue Reading

Politike

Surpriza nga avokati: S’ka hetim ndaj Metës! Dumanin e shau se…

Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj, në një live Skype, ka akuzuar SPAK se po sulmon opozitës “24 orë, në kundërshtim me ligjin”.

I pyetur nga Drejtori i përgjithshëm i informacionit Robert Rakipllari, se përse Ilir Meta zgjodhi të shpërthente ndaj SPAK në këto momente, duke cituar disa nga deklaratat që vetë ai ka bërë publikisht, Gjokutaj tha se ai para se të jetë politikan, është shtetas dhe familjar. Më tej ai shtoi se ndaj Metës nuk ka proces hetimor.

Rakipllari: Pse shpërtheu Meta tani? Ai ka thënë vetë ‘Dumdumani’ po më heton, ka marrë peng vjehrrën time, laraska etj etj, këto janë fakte…

Gjokutaj: Mos harroni që Meta është shtetas, familjarë dhe pastaj politikan, politikan në opozitë. Kjo opozitë është në këtë gjendje sot për shkak jo të garës së humbur, por investimit të SPAK 24 orë kundër opozitës, në shkelje të ligji. Ndaj Metës nuk ka proces! Arrestimi i Berishës është ogur i zi për gjithë opozitës, këmba alarmi për një drejtësi të kapur me regji siç është SPAK.

 

Continue Reading

Politike

Betejë jetike për dinjitetin e kombit/ Berisha: Shembje e monumentit të shëmtuar të korrupsionit

    

Gjatë fjalimit të tij tashmë të përnatshme në tubimin qytetar, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve për protestën e ditës së martë.

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, qëndrestarë dhe qëndrestare, misionarë të vërtetë të dinjitetit dhe lirisë. Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme ndaj jush. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve që me fjalën e tyre këtu në parlamentin e lirisë përcjellin mesazhet e të vërtetës, guximit dhe shpresës në të katër anët e shqiptarëve. Që me fjalën e tyre çajnë vellon e zezë të censurës së narkoshtetit dhe u thonë shqiptarëve të vërtetat thelbësore, jetike të tyre.

Kjo betejë është një betejë e shenjtë aq sa ç’është liria dhe dinjiteti për njeriun. Aq sa është liria e dinjiteti për një shoqëri dhe për një komb. Të martën ne kemi ditën tjetër, ditën e madhe, në të cilën mosbindja civile e qytetarëve të Tiranës do të shembë monumentin më të shëmtuar të vjedhjes së qytetarëve nga kreu i hajdutëve të Tiranës, që ka uzurpuar shtëpinë e parë të kryeqytetit. Miqtë e mi, nuk ka betejë më jetike për dinjitetin e një kombi se sa beteja për çlirimin e kryeqytetit.

Se sa beteja për shembjen e monumentit të shëmtuar të korrupsionit dhe krimit në sheshin Skënderbej. Se sa beteja për përzënien e një kryevjedhësi, i cili i zhveshur nga çdo normë morali njerëzor, i pangopur në vjedhjet e tij ndaj qytetarëve, vendosi modelin 100 përqind të vjedhjes së fondeve të qytetarëve të Tiranës. Në këtë model, Erion hajduti zhduku 130 milionë euro të djegësit të Tiranës si në asnjë vend tjetër të Europës dhe të botës. Paratë shqiptarët i paguan. Ky hajdut u mori atyre taksa tre herë më të larta se përpara.

I detyroi të paguajnë 29 euro për ton, tarifën e djegies për tarifë depozitimi. Ky hajdut për kompaninë e tij, detyroi dheun e çdo themeli që hapet, inerte, zhavorret, të depozitohen në minierën e tij, në Sharrë me tarifa të cilat shkojnë rreth 50 milionë, 60 milionë euro në kontot e tij. Ky hajdut, ky njeri që nuk ka asgjë njerëzore në qenien e tij, krijoi kompaninë e tij me drejtorët hajna dhe shndërroi paratë e taksapaguesve në hotele luksoze me 5 yje. Në pallate me qindra e qindra apartamente. Ky i pashpirt u shndërrua në një tërmet të vërtetë për qytetin. Prishi me ndërmarrjet e tij dhjetëra e dhjetëra pallate. Grabiti dhjetëra e dhjetëra milionë euro po me këto ndërmarrje, gjoja për ndërtimin e tyre. Ndërkohë që ndërtoi me gjoba me kompanitë e ndërtimit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING