Connect with us

Politike

Bushati: Opozita duhet të djegë Kryeministrinë, Parlamentin dhe Tiranën, por nuk ka fuqi, para dhe banda…

Analisti Andi Bushati, foli për protestën e opozitës në 10 shkurt, kur pati përplasje me policinë dhe hedhje molotovësh.

Bushati deklaroi se me skandalet ku është përfshirë qeveria, opozita duhet të digjte të gjithë Tiranën, por nuk e ka fuqinë ta bëjë këtë.

“Protesta është në të drejtën e PD-së ta bëjë, por me protestë jo vetëm që regjimi i Ramës nuk shembet, por as nuk kriset. Duhet të jemi të nërgjegjshëm, që ky lloj pushteti, protesta të tilla nuk i bëjnë ndonjë dëm të madh.

E dyta, u bë një debat, fishekzjarret, molotovët, problemi im nuk është se hodhi opozita molotov, por është se nuk e djeg dot Kryeministrinë e milionave të Ballukut apo Parlamentin e rrëmbimeve të Ergys Agasit. Në pikën që jemi do të ishte e legjitimuar, që Parlmaneti dhe Kryeministria, por Tirana të jetë në flakë. Opozita nuk e luan dot këtë rol, nuk ka milionat, bandat dhe fuqinë për ta organizuar këtë. Në këtë kuptim, bëhet qesharak debati, që kritikohet opozita se ndot pak muret e Kryeministrisë. Me këta rrëmbyes personash, hajdutë kronikë, çdo veprim i qytetarëve do të ishte i përligjur. Opozita nuk është në këtë nivel.

Fëmijët është pyetja e dytë? Pyetja themelorë është, pasi kemi parë çka bërë Balluku dhe Rama nuk e dorëzon, pasi kemi parë si rrëmben njerëz Agasi dhe nuk e çan kokën njeri, uzurpuesit e këtyre institucioneve, a duhen nxjerrë përdhunshëm prej andej? Kjo është pyetja e parë. Pastaj bëhet me fëmijë apo me burra? Me njerëz që e bëjnë vërtetë apo sikur? Por themelorja është, a duhen tërhequr me litar për fyti këto hajdutë që grabisin çdo ditë?

Pastaj se si, është debat dytësor”, tha ndër të tjera Bushati

Advertisement