Aktualitet
Çani përplaset me Manjanin: Berisha do e bëjë arrestin në selinë e PD
Çështja “Berisha” është kthyer në temë debati mes ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani dhe gazetarit Arjan Çani. Të ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Manjani theksoi se shkresa e SPAK është provokim i rëndë për Parlamentin, gjë që u kundërshtua nga Çani. Ky i fundit, teksa foli për masën e sigurisë theksoi se nëse Berisha zgjedhë të bëjë arrestin në shtëpi, do zgjedhë selinë e PD-së.
Pjesë nga debati:
Çani: Po pse mos të vendos parlamenti.
Çani: Berisha edhe pse e dinte se po vinte një armik i tmerrshëm për ta vrarë, nuk bëri asgjë për ta ndaluar. Kishte shumë mundësi, por tani është vonë.
Berisha në këto kushte ka vetëm një zgjidhje, të vdesë si hero. Ligji e lejon Berishën të zgjedhë vendin se ku do e bëjë masën e arrestit, në shtëpi, në zyrë. Berisha mund të zgjedhë që ta bëjë arrestin në selinë e PD-së.