Connect with us

Kronike

Çështja “Gërdeci”, Aldo Bumçi përfundon në SPAK

Këtë te hënë është paraqitur pranë SPAK Aldo Bumçi. Ai ështe  paraqitur, pranë struktrës antikorrupsion rreth orës 9:30, për të dëshmuar lidhur me çështjen e Gërdecit.

Sipas burimeve ai do pyetet si person që ka dijeni. Bumçi ishte paraqitur më herët vetem ne prokurori.

Për çështjen “Gërdeci” hetimet u rihapen pas kërkesës së prokurorisë për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu.

‘Gërdeci’/ Bumçi në SPAK, ish-ministri: Shkresa për Shkëlzen Berishën është falsifikuar, kam bërë kallëzim

Ish-ministri Aldo Bumçi u paraqit ditën e sotme në SPAK. Ai u pyet nga prokurorët e posaçëm si person që ka dijeni për tragjedinë e Gërdecit. Pas përfundimit të marrjes në pyetje, Bumçi tha për mediat se kishte qënë i hapur për këtë çështje edhe më parë. Ndër të tjera, ai pohoi se shkresat e gjetura, dhe ajo për Shkëlzen Berishën që mban emrin e tij është e falsifikuar.

‘Më pyetën si person që ka dijeni për çështjen. Qëndrimet e mia janë të dokumentuara, qëndrimi im ka qënë publik. Përgjigjia e dërguar nga ne nuk ka një shënim të tillë. Kur ne i kemi çuar Ministrisë së Mbrojtjes që nuk kemi vërejtje del një shkresë që ka një shënim për zotin Shkëlzen Berisha, por kjo shkresë është e falsifikuar dhe nuk i qëndron asnjë testi. Nëse unë kisha nevoja të komunikoja me Shkëlzen Berishën do e bëja me faks. Nuk ke nevojë të çosh shkresë nga Ministria e Mbrojtjes për Shkëlzen Berishën. Ministri i Drejtësisë lë shënime për vartësit e tij me shkrim dore në qindra mijëra shkresa dhe këto shënime të miat janë në shkresa të ministrisë që kam shërbyer. Por nuk ishte as imitim i shkrimit tim, ishte një shkrim tjetër. Çështja u shqyrtua kur unë isha deputet i thjeshtë dhe kam ndërmarrë dy akte. Si përgjegjësi politike kam rreshtuar faktet dhe kam bërë kallëzim penal në atë kohë dhe kam kërkuar të hetohet kaligrafia. Nuk ka dy shkrime njësoj, por e theksoj nuk ishte as imitim i shkrimit tim.

Unë nuk kam asnjë njoftim se pse prokuroria nuk e ndoqi atë cështje në vitin 2008. Unë mbajta këtë qëndrim, që shkresa nuk është shënimi im. Po përsëris atë që kam thënë dhe atëherë. Nga media opozitare mora vesh që ishte një shënim. U falsifikua një shkresë që nuk i qëndron shkrimit. Kjo ishte për të goditur zotin Berisha. Kush ju ftoi sot ju këtu? Nuk e kam për ju, për publikun, unë nuk ju ftova, kush ju ftoi sot? Ata që e përdorën çështjen në vitin 2008-2009′

Pyetja: A keni pasur kontakte me zotin Berisha?

Bumçi: Unë e kam takuar kur u futa në PD, në 2004, takimet tona kanë qënë për fushatë. Nuk i druhem asgjë. Kjo çështje, po përdoret nga politika. Kam bërë kallëzim para 14 vitesh për këtë gjë. Unë erdha si person që ka dijeni për çështjen’.

Për çështjen “Gërdeci” hetimet u rihapen pas kërkesës së prokurorisë për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu.

SPAK kërkoi rigjykimin e Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë. Apeli i GJKKO vendosi hapjen e çështjes duke marrë të pandehur ish-ministrin. Ndërkohë Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm duke pretenduar se vendimi i Apelit është antikushtetues. Sipas avokatëve të tij, ky vendim cënon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.

Advertisement