Connect with us

Aktualitet

Çështja “McGonigal”/ Dumani: Presim dhe ndihmën juridike nga organet gjyqësore të huaja

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, tha te Komisioni i Ligjeve se dosja “McGonigal” është në proces hetimor paraprak dhe aktualisht janë kryer veprime hetimore dhe ligjore aktive në territorin shqiptar dhe po priten përgjigje nga homologët e huaj, ndihma juridike dhe përgjigja nga gjykatat e huaja.

I pyetur nga deputeti i opozitës Ivi Kaso se ku ndodheshin me dosjen e ish-drejtorit të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjeve të tij të dyshuara me Shqipërinë, deri tek drejtues të qeverisë, ai u përgjigj:

“E kam bërë publike se kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak. Janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore në territorin shqiptar. Por, patjetër që për këtë çështje është e nevojshme edhe ndihma e autoriteteve gjyqësore të huaja dhe jemi në pritje të përgjigjes së këtyre autoriteteve të huaja dhe po presim”.

Dumani shpjegoi edhe bashkëpunimin e deritanishëm me homologët në hetime dosjesh, goditje të grupeve kriminale dhe deri në operacionet e përbashkëta.

“Sa për bashkëpunimin me organet ligjzbatuese të huaja, marrëdhëniet janë shumë të mira dhe këtë  thonë edh vetë ato vende, që nga BE-ja dhe deri ën vendet e Amerikës Latine. Kemi nënshkruar edhe memorandume, kemi bërë dhe ngritur grupe të përbashkëta, ku në vendet latine për shembull kjo është tabu. Kemi bashkëpunim edhe me Serbinë tani, që nuk e kishim më parë. Apo me Eurojust, që i merr edhe shembull hetimet nga SPAK, si dhe me EUROPOL, siç është çështja e kriptomonedhave. Bashkëpunimi është i shkëlqyer me të gjitha këto vende”, tha kreu i SPAK.

Advertisement