Bota
Çfarë është “Sarmat”? Arma e re e fuqishme në duart e Putinit
Rusia duket se ka në duar një armë të re të fuqishme. Pas testimit të suksesshëm të raketës balistike ndërkontinentale Sarmat, Vladimir Putinin deklaroi se ajo do të vihet në përdorim operativ deri në fund të vitit, ndërsa tha se rrezja e saj mund të kalojë 35,000 kilometra.
Përveç kësaj, fuqia totale e kokës bërthamore që “Sarmat” mund të mbajë është katër herë më e madhe se sisteme të ngjashme, ndërsa shpejtësia e saj mund të kalojë Mach 10, duke mbuluar një distancë prej 12,000 kilometrash në orë.
“Sarmat” siç shkruajnë mediat e huaja është një raketë balistike ndërkontinentale ruse e gjeneratës së re, e projektuar për të zëvendësuar raketën sovjetike R-36M2 Voevoda, e njohur në NATO si Satan. Po ashtu theksohet se është projektuar për të transportuar koka bërthamore në distanca shumë të gjata dhe konsiderohet një element kyç i strategjisë bërthamore ruse.