Connect with us

Kosova

Çfarë fshihet pas deklaratave të Vuçiçit, Putinit dhe Vulinit

“Nuk ka njeri në Serbi që mendon më keq për Vladimir Putinin se sa vet presidenti Aleksandër Vuçiç” – kështu ka thënë për median serbe ‘Danas’ deputeti i opozitës Nemanja Sharoviç, lidhur me deklaratën e Aleksandër Vulin se kush mendon keq për presidentin aktual të Rusisë, mendon keq edhe për presidentin serb.

Nemanja Sharoviç, kryetar i shoqatës joparlamentare “Lëvizja e Dashurisë dhe Besimit”, argumentin për tezën e tij se Vuçiç ka mendimet më të këqija për Putinin në Serbi e gjen në nënshkrimin e fundit të Deklaratës së Tiranës.

“Ishte Vuçiç ai që së fundi nënshkroi një deklaratë në Tiranë që shpallte Vladimir Putinin kriminel lufte, ndërsa operacioni special ushtarak i Federatës Ruse u cilësua si një agresion i paprovokuar kundër Ukrainës. Një deklaratë të tillë e ka nënshkruar vetëm tradhtari dhe hajduti Aleksandër Vuçiç” – deklaroi Sharoviç.

Bojana Selakovic, koordinatore e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian, theksoi se kjo nuk është një deklaratë e pazakontë për Aleksander Vulin. Ajo u shpreh se “Sa herë që ai bën këto deklarata dhe të ngjashme, i drejtohet ose elektoratit pro Putinit në Serbi, ose aktorëve ndërkombëtarë, duke përcjellë mesazhet e Aleksandar Vuçicit, të cilat ai nuk lejohet t’i thotë drejtpërdrejt.

Naim Leo Beshiri, nga Instituti për Çështje Evropiane, beson se duket që Vulin, “tashmë e ka treguar veten më besnik ndaj Kremlinit se sa vetë Vuçiç. Ai mund të ketë thënë të vërtetën për herë të parë.”

Aleksandër Radovanoviç, kryetar i Bordit Ekzekutiv të Lëvizjes Qytetarët e Lirë, theksoi se politika e dy presidentëve është plot agresion, urrejtje dhe sulme ndaj çdo njeriu dinjitoz.

 

Advertisement