Connect with us

Sport

Champions League/ Inter dominon dhe fiton ndaj Atletico Madrid

Champions League zhvilloi mbrëmjen e së martës dy ndeshjet e radhës për fazën e 1/8. Në sfidat e para mes tyre, Inter fitoi 1-0 ndaj Atletico Madrid në Milano, teksa PSV dhe Dortmund u ndanë në barazimin 1-1. Përballjet e radhës mes tyre që përkojnë me ndeshjen e kthimit luhen më 13 mars.

Në “Giuseppe Meazza” të Milanos, Interi fitoi 1-0 kundër Altetico Madrid. Për fazën e 1/8 në Ligën e Kampioneve, skuadra e Simone Inzaghit iu fal golit të Arnautovic në minutën e 79-të. Një gafë në prapavijën e Atl. Madrid u shfrytëzua mirë nga vendasit, që gabuan fillimisht me Lautaron, por ishte austriaku që shënoi. Kështu Inter shkon pas tre javësh në ndeshjen e kthimit me avantazhin minimal.

Në “Philips Stadium” të Eindhovenit, PSV dhe Dortmund barazuan 1-1 në sfidën e 1/8 të Champions League. Malen shënoi pas vetëm 24 minutave lojë për gjermanët, teksa holandezët barazuan me kapitenin de Jong në të 56 minutë nga penalltia. Dy skuadrat do përballen më 13 mars në sfidën e kthimit, për të mësuar kush do sigurojnë një biletë për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Dy gola në Ligën e Kampioneve, PSV dhe Dortmund barazojnë 1-1 (VIDEO)

Në “Philips Stadium” të Eindhovenit, PSV dhe Dortmund barazuan 1-1 në sfidën e 1/8 të Champions League. Malen shënoi pas vetëm 24 minutave lojë për gjermanët, teksa holandezët barazuan me kapitenin de Jong në të 56 minutë nga penalltia. Dy skuadrat do përballen më 13 mars në sfidën e kthimit, për të mësuar kush do sigurojnë një biletë për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

VIDEO/ Gafë e Atl. Madrid, Interi fiton 1-0 në 1/8 e Champions League! Arnautovic bën heroin në ‘Meazza’
Në “Giuseppe Meazza” të Milanos, Interi fitoi 1-0 kundër Altetico Madrid. Për fazën e 1/8 në Ligën e Kampioneve, skuadra e Simone Inzaghit iu fal golit të Arnautovic në minutën e 79-të. Një gafë në prapavijën e Atl. Madrid u shfrytëzua mirë nga vendasit, që gabuan fillimisht me Lautaron, por ishte austriaku që shënoi. Kështu Inter shkon pas tre javësh në ndeshjen e kthimit me avantazhin minimal.

Sport

Guardiola para Tottenham: City ka opsion vetëm fitoren, trofeu i Premier League kalon nga ndeshja e radhës

Pep Guardiola, traneri i Manchester Cityt, foli në  konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Tottenham.

“Kemi vetëm një opsion, fitoren. Nëse nuk fitojmë, nuk marrim dot trofeun e Premier League.

E keni parë ndeshjen e Arsenalit? Po, po bëjnë mirë.

Jemi të fortë për disa arsye. Hierarki, klub i fortë, organizim i fortë, lojtarë të fortë, jemi mjaft të përulur për të kuptuar  se në çdo ndeshje mund të humbësh dhe në të njëjtën kohë mund të fitosh… Konsistenca ka qenë aty, ky është realiteti…”- tha ai.

Continue Reading

Sport

Juventusi turpërohet nga Salernitana, Bologna zyrtarisht në Champions League! Kumbulla shënon

Serie A e futbollit është në raundin e 36-të. Këtë të dielë gjithçka nisi në orën 12:30, me Lazion që mundi 2-0 Empolin dhe siguroi vendin në Europa League për sezonin që vjen. Në 18:00 Juventusi u turpërua 1-1 nga Salernitana, për të marrë barazimin e pestë radhazi. Në 20:45 Atalanta mundi 2-1 Romën në një ndeshje direkte për zonën Champions League. Italia ka tani edhe 4 ekipet e Superkupës në sezonin e ardhshëm: Inter, Milan, Juventus dhe Atalanta. Bologna dhe Juventus zyrtarisht sezonin e ri do jetë pjesë e Champions League.

Në “Olimpico” Lazio u imponua dhe fitoi 2-0 kundër Empolit. Java e 36-të e Serie A pa në fushë derbin e shqiptarëve, me Hysajn që fitoi kundër Ismajlit dhe Shpendit, ndërsa Berisha ishte i padisponueshëm për shkak lëndimi. Patric dhe Vecino shënuan nga një gol për pjesë, me Lazion që për momentin është në vendin e shtatë me 59 pikë. Empoli me 32 pikë rrezikon mbijetesën. Për miqtë në fushë nga minuta e parë luajti Ismajli, teksa Shpendi u fut në minutën e 77-të. Ndërkohë Hysaj te Lazio luajti për 90 minuta të plota.

Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla e nisi titullar ndeshjen e raundit të 36-të në Serie A mes Genoas dhe Sassuolos. Skuadra e tij, Sassuolo shënoi në pjesën e parë, teksa Genoa përmbysi në fraksionin e dytë. Badelj në të 56 vendosi ekuilibrat, para se Marash Kumbulla në të 63 minutë të shënonte në portën e tij. I pafat mbrojtësi, që me devijimin e tij e dërgoi sferën në portën e gabuar. Humbja e mban sërish Sassuolon në zonën e ftohtë dy javë nga fundi i kampionatit, teksa ende kanë shpresa për mos u rrëzuar në Serie B.

‘I mbyturi të mbyt’, kjo është shprehja që mund t’i shkojë më shumë Juventusit. “Zonja e Vjetër” barazoi 1-1 me Salernitanën në Torino dhe pas javës së 36-të në Serie A humbet vendin e tretë që mbahet nga Bologna. Bardhezinjtë e Allegrit bënë një paraqitje turpëruese para tifozëve të tyre, teksa ky ishte barazimi i pestë radhazi. Goli i Pierozzit në minutën e 27-të vendosi pjesën e parë, ndërsa duhej Rabiot në shtesë (90+2) që Juventusi mos dilte i turpëruar nga fusha.

Në Bergamo Atalanta e Berat Gjimshitit fitoi 2-1 kundër Romës dhe i merr kështu vendin e pestë që të dërgon në Champions League. Kapiteni i Kombëtares luajti 90 minuta në fushë dhe ishte ndër më të mirët në fushë. De Ketelaere shënoi dopietë për vendasit në pjesën e parë, teksa Pellegrini shkurtoi shifat në pjesën e dytë nga penalltia, por goli në fund shërbeu sa për statistika. Roma mbetet në vendin e gjashtë.

Serie A, raundi 36-të:

E diel, 12 maj 2024

12:30 Lazio 2-0 Empoli

15:00 Genoa 2-1 Sassuolo

15:00 Verona 1-2 Torino

18:00 Juventus 1-1 Salernitana

20:45 Atalanta 2-1 Roma

Renditja:

Berat Gjimshiti luan 90 minuta, Atalanta mposht 2-1 Romën dhe i merr vendin në Champions League


Në Bergamo Atalanta e Berat Gjimshitit fitoi 2-1 kundër Romës dhe i merr kështu vendin e pestë që të dërgon në Champions League. Kapiteni i Kombëtares luajti 90 minuta në fushë dhe ishte ndër më të mirët në fushë. De Ketelaere shënoi dopietë për vendasit në pjesën e parë, teksa Pellegrini shkurtoi shifat në pjesën e dytë nga penalltia, por goli në fund shërbeu sa për statistika. Roma mbetet në vendin e gjashtë.GOLAT E NDESHJES (KLIKO)

Juventus hija e vetvetes, Salernitana e rrëzuar në Serie B e barazon 1-1 në Torino


‘I mbyturi të mbyt’, kjo është shprehja që mund t’i shkojë më shumë Juventusit. “Zonja e Vjetër” barazoi 1-1 me Salernitanën në Torino dhe pas javës së 36-të në Serie A humbet vendin e tretë që mbahet nga Bologna. Bardhezinjtë e Allegrit bënë një paraqitje turpëruese para tifozëve të tyre, teksa ky ishte barazimi i pestë radhazi. Goli i Pierozzit në minutën e 27-të vendosi pjesën e parë, ndërsa duhej Rabiot në shtesë (90+2) që Juventusi mos dilte i turpëruar nga fusha.

Marash Kumbulla i pafat, shënon autogol dhe dërgon Sassuolon drejt Serie B


Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla e nisi titullar ndeshjen e raundit të 36-të në Serie A mes Genoas dhe Sassuolos. Skuadra e tij, Sassuolo shënoi në pjesën e parë, teksa Genoa përmbysi 2-1 në fraksionin e dytë.Badelj në të 56 vendosi ekuilibrat, para se Marash Kumbulla në të 63 minutë të shënonte në portën e tij. I pafat mbrojtësi, që me devijimin e tij e dërgoi sferën në portën e gabuar. Humbja e mban sërish Sassuolon në zonën e ftohtë dy javë nga fundi i kampionatit, teksa ende kanë shpresa për mos u rrëzuar në Serie B.

Lazio fiton 2-0 ndaj Empolit dhe siguron Europa League, Ismajli dhe Shpendi në fushë


Në “Olimpico” Lazio u imponua dhe fitoi 2-0 kundër Empolit. Java e 36-të e Serie A pa në fushë derbin e shqiptarëve, me Hysajn që fitoi kundër Ismajlit dhe Shpendit, ndërsa Berisha ishte i padisponueshëm për shkak lëndimi. Patric dhe Vecino shënuan nga një gol për pjesë, me Lazion që për momentin është në vendin e shtatë me 59 pikë. Empoli me 32 pikë rrezikon mbijetesën. Për miqtë në fushë nga minuta e parë luajti Ismajli, teksa Shpendi u fut në minutën e 77-të. Ndërkohë Hysaj te Lazio luajti për 90 minuta të plota. 

Continue Reading

Sport

ZYRTARE/ Shkëlqen mundja kuqezi, pas Abakarov, edhe Dudaev kualifikohet për në Lojërat Olimpike

Mundja është kthyer në një bekim për sportin shqiptar, një disiplinë që po sjell medalje dhe po thyen rekorde që shumë pak veta i imagjinonin. Pas i dhuruan Shqipërisë medaje botërore dhe evropiane, mundja kuqezi synon të thyejë edhe tabunë e fundit, të sjell edhe medalje olimpike. Pas Abakarov, në Paris shkon edhe Dudaev, dy mundësit. që premtojnë shumë

Mundësi çeçen i cili përfaqëson me sukses Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, ka triumfuar në kualifikuesen që i jepte mundësinë të shkonte në Olimpiadë

Ai do të përfaqësojë Shqipërinë në peshën 65 kg në aktivitetin prestigjioz të kësaj vere.

Në ndeshjet e sotme, në fazën 1/16 Dudaev mundi 9-0 bjellorusin Niurgun Skriabin. Në 1/8 përballë ishte bjellorusi Adlan Askarov, të cilin e mundi me rezultatin 8-6. Në çerekfinale Dudaev mundi koreanoveriorin Kim, ndërsa në garën kualifikuese mundi ukrainasin Erik Arushanian 12-2.

 

 

Mundja kësisoj shkon me dy përfaqësues në Olimpiadë dhe me synime serioze për të tentuar atje një medalje, duke parë formën që po kalojnë Abakarov dhe Duadev, të cilët kanë shkëlqyer në evenimentet ndërkombëtare.

 

 

Continue Reading

Sport

“Nuk do ndryshojë asgjë”/ Enrique për largimin e Mbappe: Sezonin e ardhshëm do jemi akoma më mirë

Trajneri i Paris Saint Germain, Luis Enrique ka deklaruar se pavarësisht se ke Kylian Mbappe do të largohet këtë sezon, kjo nuk do të ndryshojë asgjë për skuadrën.

“Nuk fituam, është e qartë se ishin ditë të vështira. Për shkak të emocioneve të shkaktuara nga ky eliminim, ne nuk e mundëm dot Dortmund-in, ishim afër finales”, u shpreh Enrique.

Duke u ndalur te fakti që Mbappe e njoftoi largimin e tij publikisht, trajneri theksoi se në sezonin e ardhshëm parisienët do të jenë edhe më të fortë.

“Ne e dimë këtë prej disa kohësh, nuk ndryshon gjë. Të gjitha vendimet e mia janë marrë në bazë të kësaj gjëje, kemi ende një trofe Champions-i për të fituar vitin tjetër, pavarësisht nga lojtarët që kemi në ekip, ne do të jemi më të fortë në sezonin e ardhshëm. Duhet thënë që Mbappe kaloi 7 vite këtu, ai është një legjendë e klubit, po ashtu është e qartë se ai është një lider. I jap 10 si njeri dhe si futbollist”, deklaroi Luis Enrique.

Continue Reading

Sport

Erdhën në stërvitje të dehur, cilët janë dy yjet e Barcelolës që Guardiola i shiti “për të mbrojtur” Messin

Pep Guardiola njihet për admirimin që ka pasur ndaj Lionel Messit gjatë kohës që ka drejtuar skuadrën e Barcelonës.

Madje më vonë u zbulua se spanjolli kishte shitur dy prej futbollistëve më të mirë të katalanasve pasi kishin shkuar të dehur në stërvitje, me qëllim për të mbrojtur Messin që ky i fundit të mos ndikohej prej tyre.

Ish-lojtari i Barcelonës, Alexander Hleb, një herë kishte thënë se Ronaldinho dhe Deco ishin dy problematikët e Barcelonës.

“Ronaldinho dhe Deco erdhën në stërvitje të dehur. Kjo është arsyeja pse Ronaldinho dhe Deco u shitën në vitin 2008, ata kishin frikën se do ta dëmtonin Lionel Messin”, kishte thënë Hleb.

Deco dhe Ronaldinho që të dy kishin shkëlqyer me paraqitjet e tyre për Barcelonën, me portugezin i cili pati 161 paraqitje aty ku shënoi 20 gola dhe asistoi 45 të tjerë.

Ndërsa Ronaldinho, fitoi Topin e Artë dhe shënoi 94 gola duke dhuruar gjithashtu edhe 71 asistime gjatë periudhës së tij ikonike tek blaugranasit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING