Sport
Champions League luan sot aktin e fundit të grupit, 18 ndeshje në një orar
Këtë të mërkurë, duke nisur nga ora 21:00, Champions League do zhvillojë raundin e fundit të fazës së ligës, ku do mësohen zyrtarisht tetë skuadrat që kalojnë në fazën e 1/8-ave, 16 skuadrat që do garojnë në play-off për një vend në fazën e radhës dhe 12 skuadrat e eliminuara.
Për momentin, zyrtarisht vetëm Arsenali dhe Bayern Munich e kanë siguruar një biletë për në fazën e 1/8-ave, ndërsa të eliminuara dhe pa objektiva janë ekipet e Frankfurtit, Slavias së Pragës, Villarrealit dhe Kairat Almaty, që mbajnë vendet e fundit.
Disa emra ‘big’ si Barcelona, Manchester City, Atletico Madrid, Inter, Juve apo Dortmund, kanë siguruar fazën play-off, por kërkojnë tri pikët që do i fusnin brenda tetëshes më të mirë, çka do thoshte kalim direkt në fazën e 1/8-ave. Megjithatë asgjë nuk është e lehtë dhe renditja mund të ndryshojë në kohë reale me nisjen e takimeve.
Këtë mbrëmje do luhen sfida si: Benfica – Real Madrid, Barcelona – Copenhagen, Dortmund – Inter, Monaco – Juventus, PSG – Newcastle dhe Napoli – Chelsea. Të gjitha klubet kanë objektiva të ndryshme, ndërsa Napoli i cili për momentin ndodhet në vendin e 25-të (i eliminuar) ka një detyrë të vështirë në ‘Maradona’ kundër Chelseat. ‘Blutë’ e Londrës kërkojnë pikët për mos dalë nga tetë vendet e para, andaj kjo sfidë është si një finale dhe italianët e Contes rrezikojnë eliminimin. Edhe për Interin, Juventusin, Atalantën, Barcelonën dhe Manchester Cityn vlejnë tri pikë, andaj duelet e sotme janë plot llogari dhe nuk ka vend për gabime.
Champions League, raundi i 8-të i fazës së ligës (i fundit):
E mërkurë, 28 janar 2026 – 21:00
Arsenal – Kairat Almaty
Athletic Bilbao – Sporting Lisbone
Atletico Madrid – Bodo/Glimt
Barcelona – FC Copenhagen
Bayer Leverkusen – Villarreal
Benfica – Real Madrid
Dortmund – Inter
Eintracht Frankfurt – Tottenham
Liverpool – Qarabag
Manchester City – Galatasaray
Monaco – Juventus
Napoli – Chelsea
Pafos – Slavia e Pragës
PSG – Newcastle
PSV – Bayern Munich
Royale Union SG – Atalanta
Renditja: