Connect with us

Pinknews

Chiara rrëfen njohjen me Fedez: Ishim të lidhur por jo të lumtur

Blogerja e njohur Chiara Ferragni ka treguar përmes Tik Tok fillimet e historisë së dashurisë me partnerin e saj, Fedez.

Pasi zbuloi foton e parë nga e cila njohu burrin që do të bëhej bashkëshorti i saj i ardhshëm, sipërmarrësja kujtoi momentin e takimit të parë, mesazhet e para, e shumë detaje të tjera të njohjes së tyre nga fundi i 2015-ës deri në fillim 2016. Takimi i parë i “Ferragnez”-it daton në dhjetor 2015.

Në atë kohë Chiara Ferragni jetonte ende në Los Angeles dhe ishte fejuar me një djalë kalifornian, një lidhje që nuk e bëri të ndihej mirë dhe kjo ishte arsyeja pse ajo po përpiqej për t’i dhënë fund. Fedez ishte gjithashtu i lidhur me një vajzë tjetër. Prandaj të dy u takuan në Milano thjesht për arsye pune:

“Ne u takuam në një hotel falë disa miqve të përbashkët që donin të na njihnin, pa krijuar histori dashurie dhe ndoshta të na linin të punonim bashkë”.

Megjithatë, ishte kënga e famshme ‘Vorrei ma non posto’, e shkruar nga Fedez në vitin 2016 që u bë një hit i vërtetë. Një varg i saj thotë “Qeni i Chiara Ferragni-t ka një papijon Vuitton” dhe kjo ngjalli menjëherë një reagim nga blogerja:

“Të gjithë më thoshin se më kishte përmendur mua dhe unë mendova: “O Zot, kush e di se çfarë ka thënë”. Isha e tmerruar se mos më kishte tallur. E dëgjova këngën dhe ishte shumë e lezetshme”.

Që nga ai moment, të dy filluan të komunikonin në rrjetet sociale gjithmonë të lidhur me këngën e famshme, e cila tashmë është bërë simbol i dashurisë së tyre. Interesimi i Chiara Ferragni-t për Fedez-in rritej gjithnjë e më shumë. Për më tepër, axhendat e tyre nuk dukej se përputheshin kurrë për shkak të angazhimeve të punës:

“Më pyeti nëse doja të dilnim. Unë isha beqare në atë kohë, doja, por absolutisht nuk e mendoja se ai mund të ishte djali i duhur për mua, nuk e di pse. Por mua më pëlqente, ai më pëlqente dhe më dukej një person shumë i ndershëm. Kështu që unë do t’i kisha thënë po, por oraret nuk na përputheshin dhe isha e tmerruar se mos më filmonin paparacët me të”.

Top Albania Radio shkruan se takimi i parë u zhvillua në shtator 2016 në një hotel në Milano për të mos u fotografuar nga paparacët:

“Po kthehesha nga Los Angeles, nuk kishim dëgjuar për njëri-tjetrin gjatë gjithë verës. Por ditën që po kthehesha ai më shkroi “Ferragni, më ke borxh një darkë”. Mendova se ai ishte i zgjuar dhe i vendosur dhe kështu thashë po. Në atë kohë nuk e kisha më apartamentin në Milano dhe po rrija në hotel, ndaj për të shmangur paparacët e ftoj për darkë në restorantin e hotelit”.

Pas atij takimi të parë influencuesja fluturoi drejt New York për ‘Javën e modës’, por gjithsesi vazhduan të shkruanin me njëri-tjetrin teksa u publikuan edhe fotot e para të të dyve bashkë. Por marrëdhënia u bë më intime me kalimin e kohës, siç u zbulua nga Fedez.

“Ferry dhe unë po prisnim të bënim hapin e madh. Fakti është se ne nuk mund ta bënim sepse unë shkova në një mision me UNICEF dhe më zbuluan këtë sëmundje. Kështu që gjatë gjithë javës ne thjesht folëm nuk u takuam”.

Më pas dyshja e njohur u bënë prindër për herë të parë në mars të 2018 duke mirëpritur në jetë djalin e tyre Leone. Më pas u martuan në një dasmë disaditore më 1 shtator të po atij viti dhe u bënë sërish prindër të një vjaze, Vittoria, në 2021.

Pinknews

Çfarë ndodhi? Juli i propozon Eglës në “BBVIP”: A të lidhemi bashkë?

Aktori Julian Deda i ka propozuar Egla Cenos që të lidhen në shtëpinë e “BBVIP”, duke “thumbuar” Romeo Veshaj për romancën e tij me Heidi Baçin

 

“Po zemra, ke unazë?”, i tha banorja duke pranuar që të lidhen bashkë.

“Lidhuni pra që ta përdor unë”– iu drejtua Romeo dyshes, ndërsa Juli e “thumboi” keq duke thënë që do ta përdorë këtë lidhje për tu “viktimizuar” në shtëpi.

Pjesë nga biseda:

Juli: Do lidhemi bashkë?

Egla: Po zemra, ke unazë?

Romeo: Lidhuni ju e ta përdor unë

Juli: Unazë kam unë, po e kam në shtëpi

Egla: Po shko e merre vrap

Juli: Po me u lidh moj jo të martohemi

Egla: Po pra këtë po them

Juli: Bëjmë një romancë

Egla: Po unë e dua unzaën e romancës

Juli: Ta bëj me spango

Egla: Po jam dakord

Romeo: Lidhuni pra që ta përdor unë

Juli: Po pra unë e ti po lidhemi dhe unë të qaj cepave

Continue Reading

Pinknews

Produksioni fsheh të vërtetën/ Rike Roci zbuloi çfarë ndodhi: Takova mamin…

Aludimet se banorët e BBV3 ,nuk janë plotësisht të izoluar nga të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës.

Para pak kohësh, një video virale qarkulloi në rrjet, ku Ilnisa i tregonte Meritonit që gjatë natës nuk kishte qenë në shtëpi.

Videoja hodhi dyshime të forta mbi rregullat e BBV, ku banorët duhet të jenë të izoluar, pa pasur kontakt me askënd dhe asgjë jashtë mureve të shtëpisë.

Por shpeshherë kanë qenë vetë banorët të cilët e kanë pranuar se komunikojnë me familjarët jashtë kamerave.

Në një bisedë të zhvilluar mes Rikes, Rozës dhe Julit pranë pishinës, Rikja iu ka treguar atyre se ka dashur të largohet nga shtëpia pas zënkës me Meritonin, por ka qenë mamaja dhe motra e saj që e kanë bindur të mos e bëjë.

Continue Reading

Pinknews

“Vetëm dua të dëgjoj zërin tënd”, Luana Vjollca provokon në postimin e fundit

Luana Vjollca po vazhdon të marrë vëmendje me postimet që shpërndan në rrjete sociale.

Kësaj radhe prezantuesja u shfaq provokuese në imazhet e reja në Instagram, aty ku ndiqet nga mbi dy milionë njerëz.

Biondja e famshme u shfaq me një kostum dypjesësh, në ngjyra të përziera: të zezë, kafe dhe blu.

“Vetëm dua të dëgjoj zërin tënd”, është përshkrimi që ajo i vendosi postimit. Çka vihet re janë mobiljet e përdorura për këtë fotosesion, të cilat përfaqësojnë arredimin e dikurshëm në komunizëm

Të shumta qenë komplimentet që mori në pjesën për komente, nga miqtë e fansat.

FOTO: “Vetëm dua të dëgjoj zërin tënd”,

 

Continue Reading

Pinknews

Nora Istrefi “arratiset” në Madrid për ditëlindje, tregon format në fusanin transparent

Artistja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, më 25 mars festoi ditëlindjen e 38-të.

Këngëtarja me këtë rast udhëtoi për në Madrid për të festuar këtë përvjetor të lindjes.

Ajo duket se ishte e shoqëruar nga disa mikesha, në bazë të disa fotografive që ka shpërndarë në rrjete sociale.

Në imazhet e reja, krijuesja e hitit “Më mungon” dukej në top formë në një fustan blu të tejdukshëm.

Pamjen e kompletoi me një palë taka ngjyrë bordo, aksesorë dhe grim të lehtë.

 

Continue Reading

Pinknews

Oriola Marashi i tregon të gjitha, pozon me fustan transparent në pishinë

Modelja Oriola Marashi është gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku nuk ndalet së publikuari foto provokuese dhe gjithmonë na shfaqet mahnitëse.

Së fundmi, Oriola ka ndarë disa foto ku është e veshur me një fustan transparent, ndërsa ndodhet brenda një pishine.

Në pak minuta ajo ka marrë mijëra pëlqime. Për më tepër, shihni fotot në galerinë e mëposhtme.
FOTOT: Oriola Marashi i tregon të gjitha, pozon me fustan transparent
Continue Reading
Advertisement

TRENDING