Connect with us

Lifestyle

Cila është mosha ideale për të nisur biznesin tuaj?

Është shumë më e vështirë të zbatosh me sukses një ide për biznes nëse nuk ke përvojë.

Nëse jeni në të pesëdhjetat apo edhe në të dyzetat, mund të mendoni se mundësia e fillimit të një biznesi ka kaluar prej kohësh për ju dhe se është tepër vonë për të nisur biznesin tuaj tani.

Por kjo është e gabuar! Një studim i fundit zbuloi se shumica e sipërmarrësve të suksesshëm në sektorin e teknologjisë janë të moshës së mesme. Për studim u morën 2.7 mln kompani dhe u konstatua se  mosha mesatare e themeluesve të tyre ishte 45 vjeç në kohën e fillimit të biznesit.

– Themeluesit e kompanive të suksesshme janë 50-vjeçarët madje 2.2 herë më shpesh se 30-vjeçarët
– Themeluesit e kompanive të suksesshme janë 40-vjeçarët deri në 2.1 përqind më shpesh se 25-vjeçarët
– Një 50-vjeçar ka 2.8 herë më shumë gjasa se një 25-vjeçar për të themeluar një kompani të suksesshme.

Advertisement