Connect with us

Pinknews

Cila është zona më HOT e Xhensila Myrtezajt

Bes Kallaku dhe Xhensila janë një ndër çiftet më të komentuara të showbizz-it.

Tashmë Besi i është bashkuar edhe programit “Zemër Luana”, ku u pyet se cila është pjesa më “HOT” (e nxehtë) e trupit të Xhensilës.

Por si u përgjigj ai?

“Është e gjitha yll, ama sytë i ka… Kur më sheh ashtu, nuk e di”, tha ai.

Më herët edhe Xhensila ka folur për raportin e saj me Besin, ku ka treguar se si u prish surpriza e martesës, pasi ajo është tepër romantike.

“Për propozimin e martesës, ne ishim në Meksikë në Cancun dhe Besi kishte organizuar gjithçka buzë oqeanit. Një shtëpi me tenda, me ata mariaçët që do hynin, ndërkohë që Besi do më propozonte për martesë dhe pikërisht një natë më përpara unë pashë këtë skenën me një çift tjetër. I thash Besit ‘ua sa bukur Besi lum si ajo’. Ai nuk dinte ku të fuste kokën, u mërzit pak dhe tha ‘pse dreqin duhet të ndodhte kjo situatë’. Unë e kuptova që do ndodhte diçka e tillë të nesërmen. Kështu ndodhi, kur unë zbres, ai merr rrugën nga tenda dhe i them ‘do më surprizosh i thashë, iku surpriza, duhet të jetë më romantik’. Besi tentoi që të më propozonte sërish se e para u dogj se nuk e pranoja se jam shumë romantike dhe doja diçka surprizë, më propozoi me fustan të bardhë, ndërkohë që bënim fotot e dasmës, kështu që vetëm propozim nuk ishte. Ai e kishte marrë me kohë aprovimin”- u shpreh ajo.

Advertisement