Connect with us

Pinknews

Çiljeta ‘pa dorashka’, rrëfen historinë e dashurisë me portierin e Partizanit

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka ndarë me një pjesë të fermerëve historinë e njohjes me partnerin e saj, portierin e Partizanit Alban Hoxha. Në rrëfimin e saj Çili tregon se gjithçka ka nisur si shoqëri. Fermerja rrëfen se pëlqimi i saj ka nisur kur ka ndjekur live ndeshjen e partnerit.

“Jemi njohur rastësisht, në një koncert timin. Atë ditë jepte intervistë ky, jepja edhe unë. Erdhi bashkë me gazetaren tek lokali ku këndoja unë.Vjen ky njëshi dhe më thotë gazetarja është filani, unë nuk merrja vesh fare nga sporti. Mirë i thashë unë, le të ulet tek tavolina jonë. Pasi këndova unë, më thotë mua të bëjmë një foto. Nxjerr telefonin ky për të bërë foto, do ti ju fik telefoni në moment. Unë për t’a nxjerrë nga sikleti i them nuk ka gjë, e bëjmë foton me telefonin tim. Pas një jave doja të postoja një foto në instagram unë, hyra të shihja ndonjë foto, por e kisha harruar fare që kisha bërë foto me Albanin. Kur shoh unë foton më këtë, po hedh këtë foto thashë, se më pëlqeu vetja, kisha dalë edhe bukur. Por unë si mbaja mend emër mbiemër dhe kush ishte.

Hy tek faqja e kësaj gazetares që t’a gjeja. E zbulova unë, Alban Hoxha, portieri i Partizanit dhe i Kombëtares. Edhe shkruajta në story, “me këtë çunin king të Partizanit, folloë të gjithë”. Unë se mendoja se do të kisha diçka me këtë se ndryshe si shkruaja ndiqeni të gjithë. M’u dukte shumë si çunak, se ishte dhe më i  vogël se unë dhe unë e kam pasur problem. Pas 4 orësh i kishte plas instagrami ktij me folloë dhe më shkruan ky “O zemra o Çili, po më plas instagrami”. Takimin e parë e kemi bërë në një lokal fëmijësh se unë çoja Fernandon të luante. Kështu nisi muhabeti, unë e kisha si shok. I kam treguar hallet e jetës, nuk lashë gjë pa i thënë. Kur më mori në ndeshjen e parë, aty e pashë me një sy tjetër. Mu duk i gjatë, me shpatulla të gjëra dhe e pashë me një sy tjetër. Kështu nisi historia jonë, kemi 8 vite bashkë”, rrëfen Çiljeta.

Pinknews

Beatrix Ramosaj në top formë, ekspozon linjat trupore

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto nga Florida ku shfaqet shumë atraktive.

E veshur me stil dhe elegancë në një fustan portokalli të guximshëm me prerje që thekson format e saj, Beatrix ka arritur të mbledhë vëmendjen e fansave të saj.

“E paharrueshme”, shkruan ajo krahas fotove.

FOTOT: Beatrix Ramosaj në top formë, ekspozon linjat trupore

 

Continue Reading

Pinknews

Sensuale dhe në super formë, fotot më të zjarrta të modeles shqiptare

Françeska Jaçe është një nga modelet më seksi shqiptare, e cila ndiqet nga qindra mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Bukuroshja është komentuar gjithnjë për format e saj perfekte.

Modelja nuk ngurron të provokojë me fotot me bikini nga pushimet e saj luksoze në vendet e nxehta.

Për më tepër ne kemi përzgjedhur fotot më të nxehta të Françeskës.

Sensuale dhe në super formë, fotot më të zjarrta të

Françeska Jaçe tregon asetet e saj në Miami - Bota Sot

Continue Reading

Pinknews

“Narciste e frikshme”/ Krist Aliaj komenton romancën Romeo-Heidi

I ftuar në “Fan Club”, ish-finalisti i edicionit të dytë të “BBV”, Krist Aliaj ka komentuar situatat në shtëpinë më të famshme, ku më së shumti është ndalur te romanca e Heidit me Romeon, të cilën e konsideron “fake”. Sipas tij, banorja po përfiton nga Romeo teksa e quajti edhe “narciste të frikshme”.

“Jam i vetmi apo mua më janë shpifur romancat. Big Brother VIP bashkohet me situatat e Për’puthen. Nuk besoj te lidhja e Heidit dhe Romeos, është bërë makineri. Për mua Heidi më duket një narciste e frikshme që nuk ka lidhje me Romeon. Meshkujt e këtij edicioni janë shumë viktimë, në naivitet e madje edhe në fizik më duken viktimë. Unë shikoj një italo-shqiptarizëm, këto vajzat që vijnë nga Italia bëhen më skuthe”, tha ai.

Continue Reading

Pinknews

“Pse s’më fute kokë më kokë me Romeon?”/ Kërkesa e Meritonit habit Eglën

Pasi mori vesh se si qëndronte e vërteta e nominimit të saj, si lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Meriton Mjekiqi i ka bërë një kërkesë të papritur Egla Cenos. Moderatori i është drejtuar aktores duke e pyetur se ‘pse nuk e vendosi atë përballë Romeo Veshajt për avantazhin?”. Egla i është përgjigjur se ‘nuk e sheh të rëndësishëm dhe nuk e konsideron’.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: Unë nuk gaboj në pyetje, besomë dhe ti e di. I vetmi njeri që të ka ngrohur e ftohur jam unë. Se unë kam qenë real e për atë arsye ti nuk më ke futur mua në nominim atë ditë ‘kokë më kokë’ në avantazh me…

Egla: Doje nominim ti?

Meritoni: Me Romeon, në avantazh

Egla: Pse? Nuk të shoh të rëndësishëm, ta kam thënë gjatë gjithë kohës

Egla: Sepse nuk të konsideroj

Meritoni: Po me mua ke pasur histori

Egla: E mbarova historinë me ty

Continue Reading

Pinknews

Përplasje e fortë mes Arbrit dhe Julit, opinionisti: I ke përdorur gocat

Opinionisti Arbër Hajdari, mendon se Jul Deda ka përdorur vajzat e shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ për interesat e tij në lojë. Arbri tha se Juli nuk i jep mbështetje dhe hapësirë vajzave, kur këto ia kërkojnë.

Kjo nuk u prit mirë nga Juli, i cili e vijoi më tej debatin.

Biseda:

Arbër: Unë mendoj që Juli mendon se luan me ato lojtar që i quan të fortë. Për sa kohë nuk i ka lënë këtë lloj hapësire Rozës, nuk e konsideron lojtare të forta.

Juli: Rozën nuk e kam pasur përballë, si ta luftoj, kot? Ti thua ti dal përballë që ti jap debat, po nuk kam pasur arsye. Nuk është debati me zor, nuk kam pse ti kthej debat Rozës. Nëse do i përkrahja, do thonin këto ti si lë këto vajzat të bëjnë debate.

Arbër: Mendoj se i ka përdorur gocat aq sa janë dashur dhe tani nuk i duhen më.

Roza: Është e vërtetë, e kam vënë re

Arbër: I ke përdorur, ke thënë që jemi shokë ndajmë të njëjtat mendime. Nuk të çudit që Roza thotë që Erjola është hardisku jot i jashtëm.

Juli: Po më thua që i kam bërë të besojnë siç mendoj unë?

Arbër: Kur një njeri ka treguar se ka disa interesa të përbashkëta me ty, të kërkon mbështetje dhe ti nuk i jep hapësirë.

Juli: Po unë ika mo…

Arbër: Ajo të tha më mbështet.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING