Kosova
Çitaku: Presioni qytetar e detyroi Kurtin të tërhiqet nga zgjedhja e Presidentit në stil “karate”
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të djeshëm për të shpallur presidentin.
Çitaku tha se presioni qytetar e detyroi Kurtin të tërhiqet nga zgjedhja e presidentit në mënyre anti kushtetuese.
“Reagimi publik dhe presioni qytetar e detyruan Albin Kurti të tërhiqet nga përpjekja e tij për ta zgjedhur Presidentin në stil “karate” dhe për ta përmbysur rendin kushtetues”.
Ajo shtoi se ai abuzoi me zyrën e Presidentit.
“Po, edhe mbrëmë bëri aq sa mundi. Doli dhe abuzoi me zyrën e Presidentit. Albin, nga ajo sallë qytetarëve u drejtohet Presidentja apo Presidenti i zgjedhur”.
Në fund, Çitaku tha se Kurti në Kosovë e sheh veten si i vetmi autoritet në vend.
“Shfaqja e mbrëmshme e ilustroi qartë, me zë dhe figurë, se ju në fakt e shihni veten si autoritetin e vetëm në këtë vend: edhe President, edhe Kryeministër, edhe Ministër, edhe Kryeprokuror, edhe gjithçka tjetër”.