Sport
Contes nuk i del e keqja
Antonio Conte vazhdon të komentojë episodin. I tërbuar pas barazimit të Tottenham ndaj Sportingut, në Champions League (1-1) dhe një goli të mohuar ndaj Harry Kane pas ndërhyrjes së VAR-it në kohën e shtuar, trajneri i Spurs shpërtheu sërish këtë të premte në një konferencë për shtyp. “Konfirmoj, e përsëris, ky vendim ishte vërtet i keq. Unë ende mendoj se është e pamundur të bësh gabime me VAR-in”,- tha ai.
Trajneri italian shprehu keqardhjen edhe për kohën e marrë nga arbitri kryesor për të marrë vendimin e tij: “Të qëndrosh pesë-gjashtë minuta tregon se ka konfuzion në mendjen tënde. Është e pabesueshme”. Conte madje duhej të përmbahej kur fliste për ndershmërinë e gjyqtarëve: “Sinqeriteti, kjo është gjithçka që kërkoj. Por të bësh gabime me VAR-in do të thotë që je vërtet… Nuk dua të them atë që mendoj”.
Antonio Conte, i cili me siguri do të pezullohet ndaj OM të marten, pasi mori një karton të kuq në fund të ndeshjes, përfundoi duke dhënë mendimin e tij personal për VAR: “Ti shënon, kualifikohesh në raundin tjetër, feston dhe qëndron pesë ose gjashtë minuta pa e ditur nëse është mirë apo jo. Ky nuk është futboll sepse largon emocionet, për të gjithë, por veçanërisht për lojtarët”.
Ky gol i anuluar e pengon kështu Tottenhamin të kualifikohej para kohe zyrtarisht në fazën eliminatore të Champions League. Spurs do të luajnë një ndeshje vendimtare të fundit kundër OM të martën në ‘Orange Vélodrome’ (21:00).