Rajon
Coptohet partia e Ali Ahmetit/ Fraksion në rradhët e BDI
Përplasjet në partinë e Ali Ahmetit në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim, jo vetëm që nuk u qetësuan por u thelluan pas takimit të djeshëm në Mala Reçicë. I ashtuquajturi ‘Grupi i Zjarrit’ njoftoi për mediat se janë ezauruar të gjitha mundësitë për debat dhe tani e tutje do të jenë fraksion brenda parties.
“Të gjitha mundësitë për të debatuar për problemet reale janë ezauruar. Ne do të vazhdojmë me aktivitetet tona, me bazat partiake, me anëtarësinë, prandaj u bëj thirrje të gjithë anëtarëve që të na mbështesin dhe të diskutojmë për dallimet e imponuara nga kjo qeveri që uzurpon organet vendimmarrëse që janë përgjegjësi e partisë. Ne do të vazhdojmë të funksionojmë si fraksion brenda BDI-së dhe tash e tutje do të kemi qëndrimet tona për të gjitha çështjet”, tha Blerim Bejeti.
Por me këtë nuk pajtohet kryetari i partisë, Ali Ahmeti. Ai thotë se në parti nuk lejohen fraksione
Sipas analistëve, përderisa nuk ka vendim përfundimtar nga asnjëra palë, situata do të vazhdojë e tillë deri në zgjedhjet e ardhshme, gje qe do te thote humbje e deputetëve dhe elektoratit për BDI-në.