Connect with us

Pinknews

COVID-19 – Stilisti me famë botërore Kenzo Takada vdes pas infeksionit me koronavirus

Stilisti franko-japonez me famë të përbotshme, Kenzo Takada vdiq pas infeksionit nga koronavirusi.

”81-vjeçari, i cili e ka kthyer emrin e tij në një markë me famë botërore, vdiq në Neuilly-sur-Seine pasi u infektua me Covid-19”, theksoi zëdhënësi.

Ai ishte i njohur për markat e tij të modës në botë, por edhe për linjën e tij të parfumeve dhe produkteve të kujdesit të lëkurës.

Kenzo u lind në Japoni më 27 shkurt 1939, por pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në Francë.

Kenzo i shiti markën e saj në 1993 kompanisë franceze të mallrave luksoze LVMH.

Pas disa viteve më vonë, ai nxorri koleksionin e tij të artit në një ankand.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *