Connect with us

Rajon

Daçiç: Serbia do të luftojë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se Beogradi nuk do ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës “pa luftuar”.

“Kam paralajmëruar për kompleksitetin e anëtarësimit të Prishtinës në Këshillin e Europës dhe kam vënë në dukje se anëtarësimi nuk do të kalojë pa luftë”, tha Daçiç në një deklaratë për Tanjug.

“Çështja e anëtarësimit të Prishtinës shkatërron të gjitha parimet që ne i përmbahemi kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Ukrainës”, theksoi Ministri i Jashtëm serb

Kosova ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në Këshill të Europës në maj të këtij viti.

Advertisement