Connect with us

Aktualitet

Dalin fotot, këta janë tre shqiptarët që humbën jetën në aksidentin tragjik në Gjermani

Një aksident tragjik në Gjermani u mori jetën tre anëtarëve të një familjeje nga Ferizaj në Kosovë.

Mediat vendase kanë publikuar fotot e viktimave, Tahir Aliu, 61 vjeç, djali i tij Gentian Aliu, 34 vjeç, dhe nipi Laurent Aliu, 16 vjeç.

Të tre po ktheheshin në Gjermani pas pushimeve në Kosovë.

Automjeti me të cilin ata lëviznin doli nga rruga për shkaqe ende të paqarta dhe rrëshqiti poshtë një argjinature.

Operacioni i shpëtimit ka qenë i vështirë, pasi viktimat kishin mbetur të bllokuar në automjet dhe për nxjerrjen e tyre u desh  ndërhyrja e një vinçi.

Me urdhër të Prokurorisë së Regensburgut është angazhuar një ekspert për të rindërtuar dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar rrethanat që çuan në daljen e automjetit nga rruga.

LAJMI I PLOTE

Një aksident i rëndë rrugor në Gjermani i ka marrë jetën tre anëtarëve të një familjeje me prejardhje nga Ferizaj, të cilët po ktheheshin drejt Gjermanisë pas qëndrimit në Kosovë.

Viktimat janë identifikuar si Tahir Aliu (61 vjeç), djali i tij Gentian Aliu (34 vjeç) dhe Laurenti Aliu (16 vjeç).

Sipas mediave gjermane, aksidenti ndodhi të enjten në mëngjes në autostradën A3, pranë Nittendorfit, në rrethin e Regensburgut. Për arsye që ende të paqarta, automjeti doli nga rruga, rrëshqiti poshtë një argjinature dhe përfundoi mbi shinat hekurudhore që kalojnë nën autostradë.

Përplasja rezultoi fatale për të tre personat që ndodheshin në automjet, të cilët humbën jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda.

Operacioni i shpëtimit u zhvillua në kushte të vështira, pasi viktimat mbetën të bllokuara brenda automjetit. Ekipet e emergjencës përdorën një vinç për të nxjerrë mjetin nga zona ku kishte rënë.

Aksidenti shkaktoi ndërprerje të konsiderueshme të qarkullimit. Autostrada A3 në drejtim të Nurembergut u mbyll për disa orë, ndërsa u pezullua edhe trafiku hekurudhor në linjën Regensburg–Nuremberg.

Si pasojë e dëmtimit të linjës ajrore të energjisë, një tren me rreth 80 pasagjerë mbeti i bllokuar. Pasagjerët u evakuuan dhe u transferuan në një tren tjetër, ndërsa mjeti hekurudhor u tërhoq më pas nga një lokomotivë me naftë.

Advertisement