Connect with us

Lifestyle

Dardha, fruti magjik që bën mrekulli me peshën

Dardha është ushqim me bazë karbohidrate dhe mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme që mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë.

Një dardhë e mesme, me peshë 178 gram, përmban rreth 100 kalori.

Gjatë ditës ju duhet vazhdimisht të konsumoni më pak kalori sesa ato që djegni për të humbur peshë. Kjo njihet si një deficit kalori.

Me kusht që një dardhë të përshtatet në marrjen e kalorive tuaja, ju mund të hani pa frikë të fitimit të peshës.

Dardha gjithashtu është e mbushur me fibra me rreth 6 gram për fruta të mesme. Kjo mund të jetë një ndihmë kur është fjala për humbje peshe.

Fibra ngadalëson tretjen dhe shton pjesën më të madhe për t’ju ndihmuar të ndiheni të plotë. Gjithashtu ndihmon në ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak duke e vonuar thithjen e sheqernave në qarkullimin e gjakut.

Lifestyle

Si të kurseni para? Mos u vononi më shumë

Kursimi i parave është një nga proceset më të vështira që mund të hasin njerëzit. Disa e hedhin fajin tek pagat e ulëta, disa të tjerë tek kostot e shtrenjta të jetesës, ka nga ata që thjesht e kalojnë me shprehjen që “nuk bëj dot pa udhëtime të shpeshta”, etj.
Por ka disa teknika që ne do jua tregojmë tani se si të filloni të kurseni disa para dhe të fitoni aftësi për menaxhimin e tyre.

Filloni sa më herët

Në fakt këtë e kemi më shumë për prindërit. Është mirë të hapni një llogari kursimi për të vegjlit tuaj dhe të depozitoni aty çdo monedhë që njerëzit i kanë dhënë fëmijës tënd. Asnjëherë nuk është shumë herët për të kursyer. Sa më shpejt të filloni të kurseni aq më shumë stabilitet financiar do të keni në jetë.

Pyesni veten “pse po e bëni?”

Nëse keni nevojë të kurseni, pyesni veten se cili është qëllimi që po e bëni këtë hap. Kjo do ju ndihmojë që të jeni më të vendosur në lidhje me kursimin e parave.
Kurseni me rregullin 50 /30/ 20
Një supermetodë për kursim është rregulli 50-30-20. Pra përdorni 50% të të ardhurave tuaja për shpenzimet fikse, si qira, fatura, sende,, ushqime, abonime mujore etj. Më pas ndani 30% për shtesa si parukierja, kinema, darka etj. Dhe 20% kalojini në llogarinë ose arkën e kursimit.

Organizohuni dhe mbani shënime

Çdo shpenzim përgjatë muajit është mirë t’i organizoni në një tabelë exelle, ose t’i mbani shënim në një bllok të posaçëm. Qëllimi është të monitoroni gjithmonë lëvizjen tuaj financiare.

Continue Reading

Lifestyle

Ja cilat janë mendimet që jua “helmojnë” jetën

Ne kemi bindjen e vendosur, se ndjenjat dhe mendimet tona ndihmojnë në formësimin e përvojave që kemi. Problemi është se shumë njerëz priren të shohin anën negative të gjërave, pa plotësisht të qenë të vetëdijshëm mbi mendimet e tyre negative. Duket sikur të qënit negativë është bërë një zakon, kështu që duket normale dhe e natyrshme të qënit negativë gjatë gjithë kohës. Megjithatë, negativiteti ushqen negativitet, çka në fund çon në përvoja të varfra në jetë. Më poshtë po paraqesim një listë me 12 mendime helmuese, të cilat duhet t’i largoni nga vetja për të patur një jetë më të mirë.

1. Mendimin se jeni një viktimë

Hiqni dorë prej tij. Ju jeni viktimë vetëm nëse e lejoni veten të bini në atë nivel. Ndaloni së hedhuri fajin të tjerëve apo rrethanave për problemet tuaja. Nëse nuk ju pëlqen ku ndodheni në një kohë të caktuar të jetës tuaj, merrni përgjegjësi dhe bëni ndryshimet e nevojshme për të lëvizur diku tjetër. Hiqeni qafe mentalitetin e viktimës, sepse askush s’do të ndjehet keq për ju, dhe kjo nuk do të bëjë asgjë për të ndihmuar situatën tuaj. Në fakt, ky mendim e pengon suksesin tuaj. Është koha të kuptoni se jeni i vetmi përgjegjës për fatin tuaj.

2. Mendimin se mund të ndryshoni të tjerët

Ju s’mund të ndryshoni askënd që nuk dëshiron të ndryshojë, prandaj mos harxhoni kot energjinë tuaj duke u përpjekur në këtë drejtim. Ashtu si ju jeni i vetmi i aftë për të ndryshuar veten tuaj, edhe njerëzit e tjerë janë përgjegjës për të bërë ndryshimet sipas kokës së tyre. Nëse nuk e pëlqeni dikë “ashtu siç është”, atëherë ju takon juve të vendosni cilët njerëz doni të keni përreth, por s’keni të drejtë të përpiqeni t’i ndryshoni ata.

3. Mendimin se mund të ndryshoni të pandryshueshmen

Rezistenca ndaj asaj “që është” dhe s’mund të ndryshohet, është një humbje kohe dhe energjie të vlefshme. Për shembull, ju nuk mund të ndryshoni faktin që jeni të detyruar të paguani qiranë apo këstin e kredisë çdo muaj, kështu që pse të rezistoni kot? Për më tepër, as mund të ndryshoni faktin që shefi juaj është një idiot, prandaj pse të mërziteni? Sigurisht, mund të ndryshoni punë duke u larguar prej tij, por shefi nuk mund të ndryshojë nga ai që është. Ekzistojnë shumë gjëra që i keni nën kontrollo për t’i ndryshuar në jetën tuaj nëse zgjidhni ta bëni këtë, kështu që me përgjegjësi dhe ndryshoni atë çka mundeni, dhe mësoni t’i pranoni gjërat që nuk mund t’i ndryshoni.

4. Mendimin se bari matanë gardhit është gjithmonë më i gjelbër …

“Sikur të isha po aq i bukur sa edhe komshiu im, nuk do ta vrisja mendjen për asgjë”. Ose “sikur sikur të kisha po aq para sa filani, do të isha i lumtur”. Këto lloje të mendimesh janë shkatërruese, dhe thjesht jo të vërteta. Në fakt, ju nuk e keni idenë se si është jeta e tyre, pavarësisht nëse mendoni që ata janë të bukur dhe të pasur. Kush e di? Ndoshta fqinji vjen nga një familje shtëpi abuzive, apo ndoshta i pasuri kalon 80 orë ose më shumë në javë në punë dhe nuk e sheh dot familjen e tij për të bërë me ta gjithë ato gjëra të këndshme. ‘Bari’ është zakonisht jo i gjelbër në anën tjetër të gardhit, ndaj mësoni të dashuroni ‘barin’ e oborrit tuaj.

5. Mendimin e të priturit shumë nga të tjerët

Të presësh dikë tjetër të bëjë çdo gjë, është e dëmshme për lumturinë tuaj. Edhe nëse mendoni se pritshmëritë tuaja mbi ta janë të arsyeshme, në fund ka të ngjarë të zhgënjeheni. Për shembull, të prisni që shoku tuaj i dhomës të bëjë gjysmën e punëve. Vetëm për shkak se ju e prisni diçka të tillë, s’do të thotë se kjo do të ndodhë. Pritshmëritë tuaja nuk janë prioritet i dikujt tjetër, kështu që vendosni nëse mund të jetoni me sjelljen e tyre, apo të zhvendoseni të jetoni diku tjetër.

6. Mendimi se dikush tjetër ju plotëson

Nëse nuk ndiheni vetë i plotësuar, askush tjetër nuk mund të bëjë të ndjeheni në këtë mënyrë. Mendimi se një partner romantik “ju kompleton”, është një gënjeshtër që përfundon vetëm me zhgënjimin tuaj, dhe kjo i vë ata nën një presion të madh për t’iu bërë gjithmonë të lumtur. Ju duhet të mësoni të jeni në harmoni me veten, dhe në rast se nuk jeni, duhet të gjeni një mënyrë për ta bërë veten të lumtur.

7. Mendimi se duhet të keni gjithnjë të drejtë

Mendimi se duhet të keni gjithmonë të drejtë mbi çdo gjë, është i lodhshëm. Luftimi dhëmb për dhëmb për të provuar drejtësinë e mendimit tuaj, është një një sjellje që vetëm sa i largon njerëzit e tjerë. Është shumë më e fisme të jeni në gjendje të pranoni se e keni gabim apo se ka kuptim mendimi i dikujt tjetër. Ndaloni së përpjekuri të keni të drejtë gjatë gjithë kohës, dhe thjesht pranoni që edhe njerëzit e tjerë kanë mendimet e tyre. (bota.al)

8. Të shqetësoheni mbi atë çka mendojnë të tjerët

Në rast se përpiqeni të veproni ose flisni në një mënyrë të caktuar, për shkak se jeni të shqetësuar mbi atë se çfarë mendojnë të tjerët, atëherë ku qëndron problemi? Pse ka rëndësi se çfarë mendon dikush tjetër për ju? Nëse jeni të shqetësuar se të tjerët po ju gjykojnë gjatë gjithë kohës, shqetësoheni për hiçmosgjë, pasi shumicën e kohës askush nuk është duke iu gjykuar. Në fakt, shumica e njerëzve janë aq të zënë duke gjykuar veten e tyre, sa që as nuk ia ndjen se çfarë jeni duke bërë. Pra, bëni atë që ju bën të lumtur, dhe nëse dikush ju gjykon për diçka, kjo është çështje e tyre, jo e juaja. Shpërfilleni atë që thonë ata, dhe jini të lumtur pavarësisht kësaj.

9. Mendimi se ka vetëm një të drejtë dhe të gabuar

Bota është një vend i larmishëm plot me njerëz, mendime dhe të vërteta të ndryshme. Ajo që një person mendon se është e vërtetë, nuk është domosdoshmërisht e vërtetë për tjetrin. Nuk ka asnjë ndarje bardh e zi, vetëm një të drejtë apo të gabuar. Vetëm hije realitetesh gri dhe subjektive. Atë që dikush e percepton si të drejtë, ajo është e tillë vetëm pse përshtatet me stilin e jetës dhe besimet e tyre.

10. Të ndjerit të papërgatitur për të ardhmen

Ju mund të kontrolloni vetëm në një masë të caktuar se çfarë ndodh në të ardhmen, kështu që mos u shqetësoni mbi të. Për shembull, mund të kurseni para, kështu do të jeni financiarisht të sigurt në të ardhmen, por përveç kësaj nuk ka shumë për t’u bërë, ndaj jetoni të tashmen. Jini të pranishëm për atë që po ndodh tani, dhe mos u shqetësoni për atë që s’mund ta kontrolloni.

11. Barazimi i parasë me lumturinë

Në botën kapitaliste ku ne jetojmë, vlerësojmë paratë dhe arritjet mbi çdo gjë tjetër. Ne mendojmë se nëse dikush është i pasur, ai është disi më e mirë se sa personi që nuk është i tillë. Megjithatë, kjo thjesht nuk është e vërtetë. Paratë nuk lumturia nuk janë e njëjta gjë. Për shembull, punëtor i një dyqani Mekdonald mund të jetë tepër i lumtur duke bërë atë që bën dhe jeton jetën që ka, ndërsa milioneri në anën tjetër mund të jetë i vetmuar dhe i trishtuar. Pasja e parave është padyshim diçka e bukur, por kjo nuk është ajo që ju bën të lumtur. Vetëm ju mund ta bëni veten të lumtur.

12. Mendimi se e shkuara dikton të ardhmen

Vetëm se keni bërë gabime në të kaluarën, apo qëllon të vini nga një familje e varfër, nuk do të thotë që s’mund të përmirësoni të ardhmen tuaj. Nëse mendoni që jeni një dështak për shkak të së shkuarës tuaj, ka të ngjarë të vazhdoni të dështoni edhe në të ardhmen. Por në rast se e pranoni të kaluarën si diçka që s’mund ta ndryshoni, dhe përpiqeni të bëni ndryshime pozitive për një të ardhme më të mirë, ekzistojnë shanset të mira që të keni sukses. E ardhmja është ajo që e ndërtoni vetë, dhe jo ajo që keni lënë dikur në të kaluarën.

Continue Reading

Lifestyle

“Disa gjëra janë të përkohshme, ndërsa familja është e përhershme”

Ne të gjithë kemi njerëzit dhe gjërat që mendojmë se na nevojiten, por nëse të gjithë largohen një ditë, nëse për gjithçka afron një datë skadence, kjo gjë nuk ndodh me familjen. Ajo është shtylla më e fortë, tek e cila mund të mbështetemi pa frikë.

Më poshtë ne do t’ju sjellim disa nga arsyet se pse familja është gjëja më e rëndësishme që kemi.

  • Familja do të jetë gjithmonë aty

Kur zemrat tona të jenë të thyera,, ose kur të kemi nevojë të flasim me dikë, familjet tona do të jenë vetëm një telefonatë larg dhe kurrë nuk do të na lënë vetëm.

  • Familjarët na njohin më mirë se kushdo

Pjesëtarët e familjeve tona na shohim të rritemi dhe të ndryshojmë, ndaj ata janë të vetmit që na njohin mirë se kush jemi dhe na duan, gjithsesi.

  • Me ta jemi miq përgjithmonë

Familjarët tanë do të jenë përherë njerëzit, me të cilët mund të hapemi për gjithçka. Mund t’u ankohemi atyre, ose të qeshim me ta, derisa të na dhembë stomaku.

  • Kemi njerëz me të cilët të krijojmë kujtime

Gjatë pushimeve, festave të ditëlindjeve etj, ne do të kemi familjarët për të shpenzuar kohë me ta, për të krijuar kujtime që do të zgjasin përgjithmonë.

  • Gjaku nuk bëhet ujë

Sado që në jetën tonë mund të hyjnë persona të rinj, ata kurrsesi nuk mund ta zënë vendin e familjarëve tanë. Edhe nëse për disa kohë mund t’i kemi të ashpëra marrëdhëniet me familjarët tanë, sërish gjaku nuk bëhet ujë. Një ditë do të na duhet t’i flasim atyre, sepse pa prezencën e tyre në jetën tonë nuk mund të jetojmë dot.

  • Kemi njerëz, me të cilët të qeshim me të madhe

Me familjen tonë ne mund të qeshim me të madhe, edhe për budallallëqet apo momentet më të sikletshme, të cilat i dimë vetëm ne dhe ata.

  • Ata qëndrojnë me ne, kudo ku ne të shkojmë

Pak rëndësi ka se ku na përplas jeta, familja jonë do të qendrojë gjithmonë në zemrat tona.

  • Do të kemi një shpatull ku të mbështetemi

Kur gjërat të bëhen të vështira dhe të na duhet një shpatull ku të mbështetemi, familja jonë do të jetë përherë aty.

  • Ata na duan, pavarësisht gjithçkaje

Pavarësisht gabimeve që bëjmë, apo sa herë e dreqosim fare, familjarët tanë do të jenë personat që do të na duan, pavarësisht gjithçkaje.

  • Mbështetja morale

Për çdo arritje, festë, apo për çd ogjë të vogël, familjarët tanë do të jenë përherë të gatshëm të na mbështesin.

Continue Reading

Lifestyle

Doktorët: Jepuni fëmijëve kikirikë që 4 muajsh

Prindërit duhet t’u japin fëmijëve të tyre kikirikë që nga mosha 4 muajshe, sipas një rekomandimi të ri. Aktualisht, pjesa më e madhe e prindërve presin që foshnja të mbushë 1 vjeç për të përdorur ushqime të tilla që kanë një rrezik të madh për të shkaktuar shok anafilaktik.

Por në një përditësim të fundit doktorët këmbëngulin që përdorimi i këtij produkti në një moshë të tillë do të reduktojë në mënyrë drastike numrin e fëmijëve që janë alergjik ndaj tij.

“Është një mundësi e mirë për të reduktuar rastet e alergjisë nga kikiriku”, thotë pediatri Matthew Greenhawt, doktor në spitalin e Kolorados dhe bashkëautor i këtij rekomandimi.

Baza për këtë rekomandim është studimi “Të mësojmë më herët për alergjitë e kikirikut”. Në këtë studim të vegjlit me rrezik potencial të alergjisë ndaj kikirikëve, u janë dhënë të tillë më herët, dhe kishin më shumë gjasa të zhvillonin këtë lloj alergjie deri në moshën 5-vjecccare.

“Rekomandimi i ri jep tre mënyra se si tua japësh fëmijëve kikirikët, dhe kjo varet nga shkalla e rrezikut të alergjisë, shpjegon Greenhawt. Fillimisht fëmija do të ketë ekzemë të theksuar, alergji nga veza, të dyja një rrezik i lartë për alergjinë nga kikiriku”.

Ata duhet të provojnë kikirikun rreth moshës 4-6 muajsh për të reduktuar rrezikun e alergjisë.

Megjithatë paraprakisht duhet t’i nënshtrohen testit të lëkurës.

Continue Reading

Lifestyle

Çfarë të bëni në kushte shtëpie kur ju bllokohen dhe dhembin veshët

Nëse i ndjeni veshët të bllokuar dhe keni dhimbje, shkaqet mund të jenë disa:

Dylli i tepërt

Akumulimi i ujit në kanalin e veshëve

Ndryshimet në presionin e ajrit

Alergjitë

I ftohti

Infeksionet e sinusit

Para se t’i drejtoheni mjekut specialist, mund të ndiqni këto këshilla të cilat janë të konsutuara me ekspertët.

Përtypni çamçakëz

Nëse bllokimi i veshëve është shkaktuar nga presioni i ajrit, përtypja e një çamçakëzi do të ndihmonte në këtë rast.

Karamele të fortë

Në alternativë të çamçakëzit, merrni një karamele të fortë dhe thitheni atë. Për shumë njerëz me veshë të bllokuar, ky veprim funksionon njësoj si çamçakëzi.

Hapni gojën sikur ju vjen gjumë

Një tjetër mënyrë për të zhbllokuar veshët e bllokuar nga persioni i ajrit, është të hapni gojën sikur ju vjen gjumë. Ndonjëherë të hapni gojën sikur ju vjen gjumë, është një mënyrë për të ndodhur vërtet.

Bëni vlasalva-n

Vaslava performohet duke u përpjekur të nxirrni frymëmarrjen jashtë me rrugët e bllokuara të ajrit, zkonisht duke mbajtur hundën me gishta dhe duke nxjerrë frymën jashtë si tullumbac.

Shpëlarje me ujë të vakët

Kjo procedurë bëhet kur veshët bllokohen për shkak të dyllit ose një objekti të huaj. Për të zhbllokuar kanalin e veshit, aplikoni një shiringë me ujë të vakët në vesh. Mos përorni shumë presion dhe gjithashtu bëjeni pak kokën prapa për të mos dëmtuar daullen e veshit.

Vaj ulliri

Disa pika vaj ulliri të ngrohur në mikrovalë, ndihmojnë shumë për zbutjen e dyllit. Më pas përdorni një kunjë pambuku për ta nxjerrë atë jashtë.

Uthull molle dhe alkool

Përzieni një sasi të barabartë uthull molle me alkool për të pastruar veshët nga dylli i tepërt.

Thithni avull

Ndonjëherë veshët mund të bllokohen edhe për shkak të hundëve të zëna. Në këtë rast, avulli do të funksiononte.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING