Bota
Deklarata e fortë nga Gjermania: Angli-Francë bashkëpunim të fshehtë me Putinin
Analisti i çështjeve ndërkombëtare dhe studiuesi Jakup Zejnullahu, përmes një lidhjeje online, ka folur në Balkan Talk me Franko Egron për lajmin e fundit të tërheqjes së trupave amerikane nga Gjermania. Më tej ai ka folur për një plan të fshehtë, sipas tij, mes Britanisë dhe Francës për t’i marrë Rusisë uranium.
“Gjermania po kalon nga një rol më pasiv, ku mbështetej te SHBA për mbrojtje, tani po merr rolin më dominues, ku po rrit shpenzimet e mbrojtjes dhe po merr pjesë në stërvitje në kapacitete të reja mbrojtëse. Në thelb Berlini po përpiqet të balancojë dy objektiva: të ruajë unitetin e NATO-s dhe njëkohësisht të ndërtojë një shtyllë më të fortë evropiane brenda saj. Qasja e Trump me Rusinë është e dyshimtë, edhe Franca dhe Anglia po marrin uranium nga Rusia; pse atëherë SHBA nuk po u thotë të mos marrin uranium? Gjermania është anëtare kryesore e NATO-s dhe ka një rol kryesor në aleancë”, – tha Zejnullahu.