Bota
Deklarata e kryeministrit të Britanisë, reagon Kremlini

Kremlini ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Britanisë, Kier Starmer se do të dërgonte trupa ushtarak britanik në Ukrainë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se propozimi i Starmer është i papranueshëm pasi do të përfshinte forca nga një vend anëtar i NATO-s dhe për këtë arsye do të kishte implikime për sigurinë e Rusisë.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha këtë javë se Moska e konsideron idenë e vendosjes së trupave nga një vend anëtar i NATO-s, edhe nëse ato veprojnë nën një flamur tjetër, një “kërcënim”.
Peskov tha gjithashtu se ushtria ruse po monitoron situatën në të gjitha frontet, kur u pyet për raportet e pakonfirmuara të mediave se Ukraina mund të jetë gati të sulmojë rajonin rus Bryansk.

