Aktualitet
Del EMRI/ Kush është 14 vjeçari që vdiq pas sherrit me thika me bashkëmoshatarin
Martin Cani është 14-vjeçari që ndërroi jetë tragjikisht mesditën e sotme në Tiranë, pasi u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar.
Ai dhe shoku i tij, Luis Meçja u përfshinë në një sherr me 3 nxënës të shkollës “Fan Noli”. Ngjarja ndodhi pikërisht pranë institucionit arsimor, ku 3 adoleshentë sulmuan viktimën dhe Meçjan. Ky i fundit ndërkohë ndodhet tek spitali i Traumës në gjendje të stabilizuar.
Raportohet se edhe një nga autorët e ngjarjes është dërguar në spital, teksa një tjetër është shoqëruar në komisariat. Sakaq, personi i tretë është ende në kërkim pasi ka arritur të largohet pas krimit.
Sherri mes adoleshentëve dyshohet se ka nisur në rrjetet sociale, aty ku dy grupe nxënësish nga dy shkolla të ndryshme janë përplasur. Pas kësaj, ata janë ballafaquar ditën e sotme pas mësimit dhe sherri, fatkeqësisht, ka përfunduar në mënyrë tragjike.