Connect with us

Rajon

Dënimi me 2 vjet burg i Belerit/ Ish-kryeministri grek: Shqipëria e Ramës nuk ka vend në Evropë

Një tjetër reagim ka ardhur nga Greqia pas dënimit me dy vite burg të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. Ish-kryeministri grek, Antonis Samaras e cilësoi vendimin e GJKKO-së si vendim provokues që sipas tij tregon përbuzje ndaj rregullave të Bashkimit Evropian. Gjithashtu Samaras theksoi se Shqipëria e Ramës nuk ka vend në Evropë.

“Dënimi i Belerisit jo vetëm që provokon Greqinë, por tregon përbuzje ndaj rregullave që drejtojnë BE-në. Prandaj, Shqipëria e sotme e Ramës nuk ka vend në Europë”, ka qenë deklarata e ish-kryeministrit grek.

Më herët ka reaguar edhe ministria e Jashtme e Greqisë. Në reagim thuhej se ky dënim shton më shumë shqetësimet e ngritura për objektivitetin e procesit. Kjo sepse sipas tyre dënimi përfundimtar është dukshëm joproporcional në raport me masën e veprës penale të pretenduar. Gjithashtu thuhet se qeveria greke do të monitorojë nga afër çështjen dhe do të presë një gjykim të drejtë dhe objektiv në shkallën e dytë të juridiksionit.

Advertisement