Connect with us

Aktualitet

Denoncoi rrëmbimin e 2-vjeçarit/ Ish bashkëshorti i kthen djalin nënës

Ditën e djeshme, JOQ Albania publikoi denoncimin e një nëne e cila akuzonte ish-bashkëshortin se i ka rrëmbyer djalin 2-vjeçar. E. K., u shpreh dje për JOQ se i sh-bashkëshorti,LULZIM SHKODRA nga Kosova bashkë me mikun e tij, i kanë rrëmbyer djalin e vogël me iniciale L.K., që ditën e hënë, 24 prill. Pasi bëri denoncimin në Komisariatin nr.4 dhe te Ministria e Brendshme, por nuk mori përgjigje pozitive, nëna kërkoi ditën e djeshme, ndihmën e JOQ.

Denoncimi i nënës:

Përshëndetje jam një nënë dhe dua te denoncoj rrëmbimin e djalit tim me inicialet L.K i cili eshte rrembyer nga babai i tij ( ish bashkeshorti im) nga kosova (gjilani) ne bashkëpunim me shokun e tij nga shijaku .. kam bërë denoncim në komisariatin nr 4 por akoma nuk kam asnje pergjigje .. mbremjen e kaluar është bërë i mundur arrestimi i shtetasit E.D ku me pas është lënë i lirë pas një deklarate te rremë ,, dhe falë mikut të tij që është punonjës i komisariatit numër 2 .. kam bërë denoncim edhe tek ministria e brëndshme .. i lutem gjithë organeve kopetente dhe gjithashtu dhe ndjeksave te JOQ nësë i keni parë apo i shihni të më ndihmoni ne gjetjen e fëmijës tim … ju faleminderit

Ndërkohë sot, nënë na ka kontaktuar përsëri, duke ndarë një lajm të mirë. Bëhet e ditur se pasi e denoncoi publikisht në median tonë, ish- burri i saj, e ka kthyer fëmijën pranë nënës së tij dhe nëna tashmë është me të birin e saj.

Advertisement

TRENDING