Aktualitet
Dështimi spektakolar i çiftit SHBA-BE/ Florian Biber për ngjarjet në veri
Lidhur me përshkallëzimin e fundit të dhunës në veri të Kosovës, politologu dhe profesori në Universitetin e Gracit, Florian Biber, tha për Deutsche Welle-n se nuk pret që konflikti të përhapet, por se incidente do të përsëritet.
Sipas tij, probabiliteti që njësitë e ushtrisë serbe të kalojnë kufirin me Kosovën është jashtëzakonisht i vogël, duke pasur parasysh se operacioni paqeruajtës i KFOR-it është në Kosovë nën mandatin ndërkombëtar dhe nën udhëheqjen e NATO-s.
Sipas politilogut, situate është shumë destabilizuese dhe se që po ndodh tani do ketë pasoja për të dyja vendet.
Kur u pyetën se pse shumica e serbëve të Kosovës bojkotuan zgjedhjet lokale të muajit të kaluar kur kjo do të thoshte se shqiptarët po merrnin kontrollin e komunave dhe nëse kjo do të thotë se ata i hapën një gropë vetes, profesori u përgjigj se ai mendonte se çështja ishte se atyre institucioneve dhe kryetarëve të i mungon legjitimiteti i vertetë demokratik.
“Pak muaj më parë BE-ja vlerësoi marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës. Por doli të ishte goxha e pamend, dhe kjo është ajo që po shohim në praktikë tani. Pra, në një farë mënyre BE-ja dhe SHBA-ja kanë humbur lidershipin e tyre në përpjekjen për të negociuar mënyrën e duhur për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve” – theksoi Florian Biber.