Kronike
Detaje nga plagosja në Lezhë, dyshohet se në shënjestër ka qenë një nga nipat e Nikulajve
Zbulohen detaje të reja nga plagosja në Lezhë.
Burime thonë se ai ka marrë një plumb, dhe vetë ai i cili dyshohet se ishte shënjestër e atentatit.
…
Plagosja në Lezhë/ Dyshohet se është plagosur edhe një pjesëtar i familjes Nikulaj
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e Sokol Dacit, mbrëmjen e shkuar në Lezhë. Sipas burimeve paraprake, mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një anëtar i familjes Nikulaj, por në ambientet e spitalit nuk është paraqitur asnjë person i plagosur deri më tani.
Ndërkohë sipas burimeve paraprake, mësohet se në vendngjarje i pranishëm ishte edhe një efektiv policie, i cili ka deklaruar se nuk i ka parë autorët e ngjarjes
…
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur një 30-vjeçar, pronari i berberhanes, Sokol Daci. Ai u dërgua në Spitalin e Traumës, por ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Brenda biznesit kanë qenë disa persona përfshirë një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj, në momentin kur ndodhi ngjarja.
Dyshohet të ketë patur edhe shkëmbim zjarri, ndërsa objektiv i sulmit me armë mendohet se nuk ka qenë Sokol Daci, por persona të tjerë që kanë qenë brenda.
Dyshimet janë se mund të ketë pasur më shumë se një autor, ku një prej tyre mund të ketë zbritur nga automjeti dhe ka qëlluar me breshëri automatikësh.
Policia po ushtron kontrolle në klinika dhe spitale private, pasi dyshohet të jetë plagosur dhe edhe shënjestra e atentatit.
Sokol Daci nuk rezulton të ketë precedentë penalë apo të jetë një person problematik në zonë. Ai njihej gjithashtu edhe si berber Coli.